Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Incidenti në fushë që nuk e patë gjatë ndeshjes finale të Botërorit Francë-Kroaci

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
incidenti-boteror-600x324.jpg
Grupi protestues Pussy Riot, e ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finale të Kupës së Botës të dielën në Moskë.

Ato e kanë turpëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat. Ato shpesh kanë qenë pjesë e protestave kundër Putinit në të kaluarën.

“Momentalisht, i kemi pesë anëtare të Pussy Riot në fushë”, shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej katër vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka theksuar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë, transmeton Gazeta Express.

Ky grup ka thënë se pushtimi i fushës ka qenë protestë me disa kërkesa, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Mos burgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale. Të ndalen arrestimet ilegale në tubime politike. Të lejohet gara politike në Rusi. Të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsyeje.

Pussy Riot fitoi famë të keqe pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen tri pjesëmarrëse. Që prej atëherë, tri gra që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot. Nuk dihet nëse ndonjëra nga to ka qenë e përfshirë në incidentin e sotëm. /Express/

The post Incidenti në fushë që nuk e patë gjatë ndeshjes finale të Botërorit Francë-Kroaci appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.