Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Imoraliteti si rrënim i shoqërisë dhe shtetit

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 2, 2020
Mesazhe
7,207
IMORALITETI SI RRËNIM I SHOQËRISË DHE SHTETIT

Nga fillimi i viteve 1930, në Shqipëri depërtuan veset më të shëmtuara të shoqërive perëndimore, shoqëruar me largime masive të djemve nga atdheu. Brenda një periudhe të shkurtër fenomeni u bë shqetësues. Mirëpo, menjëherë reagoi kleri i të tre besimeve, ndërsa shtypi i kohës analizonte imoralitetin si ves kundër shoqërisë dhe pasojat e dëmshme të tij për familjet, shoqërinë dhe shtetin.
Historikisht dihet se rrënimi i popujve shkon krahas me rrënimin e zakoneve të tyre.
Sipas revistës “Leka”, Shqipëria po bjerrte pranverën e vet. Ajo i bënte thirrje popullit se largimi i rinisë ishte shuplaka më e rëndë për një shtet që sillte si pasojë varfërinë më të madhe të tij. Shqipëria është vend i vogël e ne shqiptarët jemi pak; e me gjithë këtë, - shkruante “Leka”, mund të gjenden asish, fajtorë që mundohen me na pakësuar edhe më tepër.

Imoraliteti i të rinjve i solli Shqipërisë varfëri shumë dimensionale:
1- Krizë demografike. Shumë të rinj me vese vdisnin para kohe, duke pakësuar të rinjtë që do të ishin të vlefshëm për familjet dhe atdheun. Historia e vendeve të qytetëruara flet edhe për pasojat e një dukurie të tillë. Kështu, disa vende kishin humbur gradualisht popullsinë e vet, ndërsa koloni të mëdha të huajsh vinin e zinin portet dhe zonat që mbeteshin bosh.

2- Varfëri intelektuale. Të rinjtë me moral të prishur nuk mësonin. Shkonin në shkollë, por në vend që të mësonin, humbnin kohën pas vesesh të turpshme. Ata nuk dinin ç’ka ishte dashuria për familjen e për atdhenë.

3- Mungesë krahësh për punë. Të rinjtë pa moral nuk janë të zotë të punës, as për vete dhe as për të ndihmuar familjet. Edhe në këtë pikë, përvoja e shteteve të tjera me të rinjtë e degjeneruar ishte e pasur. Nëse nuk do të ishin të zot të rinjtë tanë, do të vinin të tjerë në vendin tonë, por dobia nuk do të ishte jona por e tyre.

4- Pa aftësia për mbrojtjen e vendit. Pavarësia e kombit mbështetet mbi ushtrinë, por djemtë pa moral s’ mund të marrin pjesë në ushtrinë kombëtare, pse s’mund të mbajnë pushkën. Ata janë në një “ushtri” tjetër, në ushtrinë e veseve. Është turp për një komb kur, për faj të vet, nuk është i zoti të mbrojë veten! Sipas revistës “Leka”, një popull i prishur është ai që bie nga rrënimi fizik e moral, e pastaj drejt zhdukjes së vet.

Duke e ndjerë rrezikshmërinë e shkatërrimit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, Mbretëria Shqiptare ndërtoi një sistem arsimor të mbështetur mbi dy shtylla: a) vlerat, zakonet e traditat kombëtare dhe b) kohezionin social.
Natyrisht, pati dy klasa sociale ku u mbeshtet: klasa e mesme që ishte mjaft e gjërë, e cila ishte shtresa konservatore e shoqërisë dhe klasa e pasur e cila udhëhoqi progresin shoqëror. Brenda një periudhe të shkurtër, ia doli të krijonte një shtet dinjitoz dhe një shoqëri ku, visaret e kombit u bënë pasuria shpirtërore e saj.

Dhjetra vite më pas, shoqëria shqiptare ndodhet përpallë të njëjtave rreziqe. Edhe tani një pjesë e të rinjve janë dhënë pas veseve të shëmtuara, edhe tani kemi braktisje masive të atdheut, edhe tani kemi ardhje të të huajve për të plotësuar venedt bosh të lëna nga shqiptarët që kanë braktisur atdhenë.
Për fat të keq, këtë herë kemi një qeveri të degjeneruar që po nxit veset dhe braktisjen e atdheut. Përballë shqiptarëve atdhetarë dhe liridashës shtrohet detyra historike të shpëtojnë atdheun e tyre.

Huazuar
 
A mund te sjellesh 1 shembull te nje shoqerie morale ? Qofte pas apo para 1930tes.
 
Nuk behet fjal qe te kete nje shoqeri absolutisht te moralshme, nuk eshte ky qellimi i shkrimit. Personi qe ka bere shkrimin eshte studiues dhe historian dhe qellimi i shkrimit eshte te bej nje paralelizem per çka po ndodh sot me ate çka ka ndodh rreth para 100 vitesh pasi situata eshte thuajse identikeI. I vihet theksi se si imoraliteti i tepruar dhe risit perendimore po shkaterrojne nje komb duke shkaterruar brezat e ardhshme dhe jo te behet Shqiperia shembull i moralit se me dore nuk e mban askush.
 
Ky historiani qe e ka shkruajtur duhet t ket qen i barishtorizuar
 
Nje gje do them un, neqoftese perpjekja per ti falur familjes nje te ardhme me te mire duke emigruar ,quhet imoralitet, jam e imoralshme ?
Thelbi i shkrimit eshte se imoraliteti pa mase po perdore per te shkaterruar shqiperin dhe jo te behet shqiperia famulltar i moralitetit se nuk ka shoqeri pa imoralitet por qe te mos humbasin ato virtyte dhe morale te trasheguara brez pas brezi. Lexoje dhe njeher shkrimin, se çfare masash ndermori Mbreteria Shqiptare e asaj kohe.
 
Nuk behet fjal qe te kete nje shoqeri absolutisht te moralshme, nuk eshte ky qellimi i shkrimit. Personi qe ka bere shkrimin eshte studiues dhe historian dhe qellimi i shkrimit eshte te bej nje paralelizem per çka po ndodh sot me ate çka ka ndodh rreth para 100 vitesh pasi situata eshte thuajse identikeI. I vihet theksi se si imoraliteti i tepruar dhe risit perendimore po shkaterrojne nje komb duke shkaterruar brezat e ardhshme dhe jo te behet Shqiperia shembull i moralit se me dore nuk e mban askush.
Ne ckuptim risit perendimore ? Ti je i lire e autono. Merr vetem ate qe mendon se eshte e mire per ty, mos i merr te gjitha risit...
Une mendoj se e kemi fajin vet si shoqeri sna e ka fajin as perendimi as lindja.
Cfare kane me shume se ne shtete si Kroacia, Zvicra, Monaco etj ?

Ne thelb qendron koncepti i lirise, une jam i lire te bej e te them cte dua pa cenuar lirine e tjetrit. Kete mund ta interpretosh si te duash, edhe imoralitet.
Pse perendimi na e ka fajin ne qe vazhdojme te votojme 30 vjet rrjesht te njejtet njerez ?
 
IMORALITETI SI RRËNIM I SHOQËRISË DHE SHTETIT

Nga fillimi i viteve 1930, në Shqipëri depërtuan veset më të shëmtuara të shoqërive perëndimore, shoqëruar me largime masive të djemve nga atdheu. Brenda një periudhe të shkurtër fenomeni u bë shqetësues. Mirëpo, menjëherë reagoi kleri i të tre besimeve, ndërsa shtypi i kohës analizonte imoralitetin si ves kundër shoqërisë dhe pasojat e dëmshme të tij për familjet, shoqërinë dhe shtetin.
Historikisht dihet se rrënimi i popujve shkon krahas me rrënimin e zakoneve të tyre.
Sipas revistës “Leka”, Shqipëria po bjerrte pranverën e vet. Ajo i bënte thirrje popullit se largimi i rinisë ishte shuplaka më e rëndë për një shtet që sillte si pasojë varfërinë më të madhe të tij. Shqipëria është vend i vogël e ne shqiptarët jemi pak; e me gjithë këtë, - shkruante “Leka”, mund të gjenden asish, fajtorë që mundohen me na pakësuar edhe më tepër.

Imoraliteti i të rinjve i solli Shqipërisë varfëri shumë dimensionale:
1- Krizë demografike. Shumë të rinj me vese vdisnin para kohe, duke pakësuar të rinjtë që do të ishin të vlefshëm për familjet dhe atdheun. Historia e vendeve të qytetëruara flet edhe për pasojat e një dukurie të tillë. Kështu, disa vende kishin humbur gradualisht popullsinë e vet, ndërsa koloni të mëdha të huajsh vinin e zinin portet dhe zonat që mbeteshin bosh.

2- Varfëri intelektuale. Të rinjtë me moral të prishur nuk mësonin. Shkonin në shkollë, por në vend që të mësonin, humbnin kohën pas vesesh të turpshme. Ata nuk dinin ç’ka ishte dashuria për familjen e për atdhenë.

3- Mungesë krahësh për punë. Të rinjtë pa moral nuk janë të zotë të punës, as për vete dhe as për të ndihmuar familjet. Edhe në këtë pikë, përvoja e shteteve të tjera me të rinjtë e degjeneruar ishte e pasur. Nëse nuk do të ishin të zot të rinjtë tanë, do të vinin të tjerë në vendin tonë, por dobia nuk do të ishte jona por e tyre.

4- Pa aftësia për mbrojtjen e vendit. Pavarësia e kombit mbështetet mbi ushtrinë, por djemtë pa moral s’ mund të marrin pjesë në ushtrinë kombëtare, pse s’mund të mbajnë pushkën. Ata janë në një “ushtri” tjetër, në ushtrinë e veseve. Është turp për një komb kur, për faj të vet, nuk është i zoti të mbrojë veten! Sipas revistës “Leka”, një popull i prishur është ai që bie nga rrënimi fizik e moral, e pastaj drejt zhdukjes së vet.

Duke e ndjerë rrezikshmërinë e shkatërrimit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, Mbretëria Shqiptare ndërtoi një sistem arsimor të mbështetur mbi dy shtylla: a) vlerat, zakonet e traditat kombëtare dhe b) kohezionin social.
Natyrisht, pati dy klasa sociale ku u mbeshtet: klasa e mesme që ishte mjaft e gjërë, e cila ishte shtresa konservatore e shoqërisë dhe klasa e pasur e cila udhëhoqi progresin shoqëror. Brenda një periudhe të shkurtër, ia doli të krijonte një shtet dinjitoz dhe një shoqëri ku, visaret e kombit u bënë pasuria shpirtërore e saj.

Dhjetra vite më pas, shoqëria shqiptare ndodhet përpallë të njëjtave rreziqe. Edhe tani një pjesë e të rinjve janë dhënë pas veseve të shëmtuara, edhe tani kemi braktisje masive të atdheut, edhe tani kemi ardhje të të huajve për të plotësuar venedt bosh të lëna nga shqiptarët që kanë braktisur atdhenë.
Për fat të keq, këtë herë kemi një qeveri të degjeneruar që po nxit veset dhe braktisjen e atdheut. Përballë shqiptarëve atdhetarë dhe liridashës shtrohet detyra historike të shpëtojnë atdheun e tyre.

Huazuar

Nuk është largimi nga vendi kohët e sotshme ai që sjell imoralitet apo zakone të këqija të të rinjve.
Sot po bëhen propaganda nga më të ndryshmet për degjenerimin e shoqërisë.
Interneti si mjet kyç,media gjithashtu.
Pastaj kush tha që nuk ka pasur imoralitet edhe para se të emigronin njerëzit?
Vetëm se asokohe bëheshin fshehurazi.

Gjithsesi njeriu me vlera i ruan ato kudo që të shkojë,apo e dhe kur imoraliteti i shkon afër.
 
Pse mendon se interneti e medja jane mjete kyçe qe ndikojne negativisht? Ti je qenie humane, ke ndergjegje e logjik, mund te klasifikosh dhe perzgjedhesh informacionin e dobishem.

Une mediat dhe internetin i mendoj si 2 dritare te medha ku njeriu mund te informohet ne koherenc me zhvillimin e planetit. Shikoni anet pozitive. Te rrime me mire ne eresire mendon ti ?
 
Me beri pershtypje dicka sot mbasdite. Hyra ne kafe, u ula, porosita kafen e po prisja nje shok. Brenda ishin 6 veta ne tavolina dhe konçiduan te ishin tek persona. I kam pare me vemendje ,te gjithe te perqendruar tek telefoni duke bere "scrolling". Teknologjia i ka "skllaveruar" njerezit dhe i ka bere paksa "asocial". Ti thua qe informohesh nga media dhe portalet, por me shume dezinformohesh dhe bombardohesh me lajme negative. Me statistike 75% e lajmeve qe japin mediat(vizuale&sociale) jane te natyres negative. Sepse lajmet negative kane propabilitet te larte te terheqin vemendjen e njeriut. Jam dakord me ty kur thua se internetin po ta perdoresh ne menyre e duhur eshte i "jashtezakonshem". Mund ta perdoresh per pune, per biznes, per te marre informacionet qe te duhen dhe per te komunikuar.
 
Dakord jam me ty.
Padiskutim ka anë të mira por edhe të këqija nëse mund t'a quajmë kështu.E njeriu në natyrshmërinë e tij anon nga keqja.
Informacion edukativ ka plot,por ka edhe degjenerim.
Po të marr një shembull rrjetet sociale,ku pjesa më e madhe është fasdë për hir të së vërtetës.Dikush sheh një tjetër të lumtur,të realizuar,me lekë, nëpër udhëtime dhe fillon të prendojë të njejtën gjë.Me rrogën që fiton nuk i arrin të gjitha këto dhe cfarë bën?
Një femër bëhet eskortë,një mashkull apo dhe femër merret me drogë.
Dalim tek programet televizive që po transmetohen së fundmi.Se di sa i ke ndjekur tv shqiptare këto vitet e fundit,më thuaj një program të hajrit edukativ.Gjithkund sheh zhveshje,degjenerim, imoralitet dhe aspak shembull të mirë për rininë shqiptare.

Mbase jam gabim,por unë kështu e konceptoj.
 
Supozojme se kjo qe thua ti eshte e vertete (sepse per mua nuk qendron), ata 6 tipat i detyron kush te scroll info "negative"?
Sa per cilesine mediatike mjafton qe njeriu te shikoje tek ai 25% kualitativ per te mesuar si te klasifikoj e perthith informacionin e vlefshem.
Smund te thuash qe teknologjia te skllaveron, po e perdore me karar.

Tani se ne shqiperi njerezit njohin vetem fb, inst, tiktok, kjo sdo te thote qe ne gjith boten teknologjia ka ndikim negativ.

Sa % e popullsise e perdorin teknologjine e informacionit dhe komunikimit ne menyre te dobishme ne Shqiperi? Dmth sa dhe si perdoret ne arsim, sa/si perdoret ne pune dhe sa/si perdoret nga moshat e 3ta ?
Mund te them zero % nese marr parasysh qe ne 4 shtyllat kryesore te nje shoqerie (arsim, siguri, shendetesi, ekonomi) ose nuk perdoret ose keqperdoret tekn. e informacionit.

Mund te te jap shume shembuj esencial por po te bie vetem nje sepse edhe ne Shqiperi tashme ka filluar te perdoret : perdorimi i tek. Informacionit ne sistemin bankar. Ne transaksione, ne shume vende te zhvilluara koncepti i cash po zerohet bashke me te korrupsioni e abuzimi me parane cash, pagesat jane vetem shifra kompjuterike, kjo fale teknologjis.

Sa korrupsion do te kishte po te eleminohej ose minimizohej keshi ne Shqiperi ?

Te shkosh ne market apo ne dyqan e te paguash me oren e dores ne menyre digjitale, madje mos te kesh fare arketar/e, ti skanosh vet te mirat materiale qe blen e te vetpaguhen, kjo duket si enderr besoj, por eshte realitet dhe skane brire keto shoqeri ne krahasim me ate shqipetare.

Perpjekje ka, infrastruktura po permiresohet, por duhet pune me edukimin e shoqerise ne mire perdorimin e teknologjise.

Perpos ketyre, ne tablon e pergjithshme besoj se bie dakord me mua qe teknologjia e informacionit eshte mjeti me i rendesishem i komunikimit ne te gjitha aspektet, sepse komunikimi gjithashtu eshtr mjeti primar i zhvillimit te njerezimit. Nuk mund te themi ka ndikim negativ, mund te themi qe keqperdorimi mund te jet i demshem, por kjo varet nga menyra se si e perdor informacionin dhe komunikimin individi e shoqeria.

Une ja ve fajin vetem 2 faktoreve, arsimit dhe kultures.
Me pak fjale kush do te hap syt i hap siç i ke hapur ti, une e shume te tjere.
 
Dakord jam me ty.
Padiskutim ka anë të mira por edhe të këqija nëse mund t'a quajmë kështu.E njeriu në natyrshmërinë e tij anon nga keqja.
Informacion edukativ ka plot,por ka edhe degjenerim.
Po të marr një shembull rrjetet sociale,ku pjesa më e madhe është fasdë për hir të së vërtetës.Dikush sheh një tjetër të lumtur,të realizuar,me lekë, nëpër udhëtime dhe fillon të prendojë të njejtën gjë.Me rrogën që fiton nuk i arrin të gjitha këto dhe cfarë bën?
Një femër bëhet eskortë,një mashkull apo dhe femër merret me drogë.
Dalim tek programet televizive që po transmetohen së fundmi.Se di sa i ke ndjekur tv shqiptare këto vitet e fundit,më thuaj një program të hajrit edukativ.Gjithkund sheh zhveshje,degjenerim, imoralitet dhe aspak shembull të mirë për rininë shqiptare.

Mbase jam gabim,por unë kështu e konceptoj.
Si mund te anoj nga e keqja nje njeri me logjik ? Ti pse nuk anon psh ?
Rrjetet sociale nuk jane shembull, pikerisht keto, ne vendet e zhvilluara perdoren vetem per marketing, dhe pjesa e tyre qe perdoret per qellime parazitarizmi lihet menjane.
Ti ne profesionin qe ben ke benefite nga perdorimi i rrjeteve sociale ? Padishim qe po!
Duhet te gjykojme mbi qellimin qe ka nje rrjet social jo menyren se si keqperdoret nga individi.
Tani te gjithe e dine shume mire qe mjetet teknologjike ne duart e femijeve jane te rrezikshme, dhe me vetedije i lejojne femijet ti perdorin. Ne shqiperi kjo eshte masive, dhe me shqetesuese se perdorimi pa kriter nga te rriturit. Por kete e kemi vet ne dore!
Sa per mediat dhe emisionet, eshte shoqeria qe indikon cfare pelqen, eshte kerkes - oferte, komercialitet, kjo ndodh sepse ska tv shteteror ne nivele konkuruese. Ne cdo vend perendimor tv me te sukseshmje jane ato shteterore ne fakt.
Por mos te zgjatemi kot, une beson se e kemi vet ne dore klasifikimin dhe marrjen e informacionit.
 
E drejtë,më ndihmon shumë ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.