Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjendet vera më e vjetër në botë. Eshtë siçiliane, ka 6000 vite dhe ndryshon rrënjësisht historinë

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,735

Gjendet vera më e vjetër në botë. Eshtë siçiliane, ka 6000 vite dhe ndryshon rrënjësisht historinë​


Screen-Shot-2017-08-30-at-10.35.21-PM.jpg

Eshtë gjendur vera më e vjetër në botë. Ajo është italiane dhe ka 6000 vite mbi shpinë. Analizat kimike janë kryer në enë që i përkasin një epoke 4 mijë vite para Krishtit.

Zbulimi i mëhershëm i përkiste vitit 2013 dhe ishte pak më e re: 3700 vjeç. Ishte zbuluar mes rrënojave të Tel Kabrit, një qytet në veri të Izraelit.

Parësia e verës më të vjetër në Itali i përkiste në fakt asaj të prodhuar në Sardenjë afro 3 mijë vite më parë. Një shtrydhëse rrushi e gjetur në vitin 1993 në Malin Zara, pranë Monastirit në provincën e Kaljarit, mbante mbetje vere.

Librat e historisë që merren me verërat thonë se vitikultura dhe prodhimi i verës kanë lindur në Epokën e Bronzit dhe ky zbulim mund të ndryshojë njohuritë mbi ekonominë e shoqërive të lashta.
Screen-Shot-2017-08-30-at-10.34.55-PM.jpg

Analizat janë kryer nga Davide Tanasi i Universitetit të Floridës jugore, me bashkëpunimin e Këshillit Kombëtar të Kërkimeve të Universitetit të Katanias dhe ekspertë të fushës, në enë terrakote që janë gjetur në malin Kronio, 60 km larg nga Agrigento.

Mbetjet kishin acid tartarik dhe kripëra natriumi, përbërës tipikë të verës. Pikërisht ato që kërkuesit shpresojnë të gjejnë kur janë në kërkim të verërave prehistorike.

Megjithatë, origjina e enologjisë mund të jetë edhe më e lashtë dhe jo italiane. Mund të ketë lindur në Iran – ku në malet Zagros janë gjetur tregues që i përkasin 7 mijë viteve më parë – ku verërat më të para mund të jenë prodhuar diku rreth viteve 7 apo 8 mijë para Krishtit.
Pija më e vjetër e fermentuar dhe alkoolike, është një verë e kuqe orizi dhe mjalti që është prodhuar në Jiahu, Kinë, 9 mijë vite më parë.

Ne njerëzit megjithatë kemi mbërritur vonë: para nesh, kafshët, të parët fare elefantët, ushqeheshin me fruta të fermentuara për të mundur të përthithin alkool dehës.

Screen-Shot-2017-08-30-at-10.35.09-PM.jpgScreen-Shot-2017-08-30-at-10.34.30-PM.jpg

Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.