Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gëte....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
GOETHE

164758.jpg



Goethe është poet dhe autor/publicist i huaj. Johann Wolfgang Goethe lindi në Frankfurt am Main dhe vdiq në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk "Johann Wolfgang von Goethe". Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar "Stuhi e vrull", për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin "Vuajtjet e djaloshit Verter". Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.
 

KULT​


Rrezellime te ftohta fjongosh, ujerash, ngjyrash
Shkelqime njollash nje pastertie kallkani
Monstra sharmi
Objekte te vdekura me ambicje fytyrash
E ardhmja e parapergatitur e nje mjerani
Derdhen nje njeri prej xhami.

Ushtri te adhurruar xhamash!
Pastrohen lehte llogari!
Revolucion i arteve pre!
Fronte brilante grahmash!
Shkelqim i ri, perkryerje, njeri i ri!
Nje mizori e re.

NATE E BUKUR​


La kasollen e vetmuar
Miken që më ndjen në gji
Bredh çaplehtë dhe i menduar
Nëpër pyll e shkretëti
Hëna shket mbi lis e plepa
Fryn zefiri që më deh
Dhe baloshet ulin lehtë
Degë e fletë gjer përdhe!

Ç’më gëzon ky fresk, kjo verë
Dhe kjo natë plot magji!
Gaz si ky mjaft rrallë herë
Më vërshoi brenda në gji!
Natë e bukur si perrallë
Po një mijë si këtë
Mbaj, qiell, veç të më falë
Vasha ime, vetëm një!
 

KENGA E NATES​


Qe nga jasteku i bute i qendisur
Degjo-me pak, kur enderronj
Kur los vjoline i zhuritur:
Fli! Tjater gje, mor xhan, c’kerkon?

Kur los vjoline i zhuritur,
Tabor’ i yjve m’a bekon
Cdo ndjenje lart nga qjelli i zbritur:
Fli! Tjater gje, mor xhan c’kerkon?

Cdo ndjenje lart nga qjelli zbritur
Me ngre perpjet’e me shpeton
Nga zhurm’ e dheut e merzitur
Fli! Tjater gje, mor xhan c’kerkon?

Nga zhurm’ e dheut e merzitur
Me shqit edhe me lumeron,
Me fal mengjsen’ e alladitur,
Fli! Tjater gje, mor xhan c’kerkon?

Me fal mengjsen’ e alladitur,
Per gjume n’enderr me degjon
Ah, nga jasteku i bute i qendisur:
Fli! Tjater gje, mor xhan c’kerkon?
 

GJEJA ME E MIRE​


Kur koke e zemer te gjemon
Me mire c’te ka enda?
Kush me s’gabon, me s’dashuron
Ne varr le t’hyje brenda


QETESIA​


Permi cdo maje mali
Ka qetesi:
Mi asnje maje mali
Asgje s’levis,
As pipetin;
Ne pyllin zoqt’ e vegjel po pushojne:
Prit pak, se shpejt a vone
Gjen qetesi dhe ti.
 

PLESHTI​


Dikur nje mbret na ishte
Dhe thuhet kish nje plesht,
Te cilin si ferishte
Me zemer fort e desht.
Nje rrobaqepes solli
Per pleshtin zoteri
Dhe hijshem e mbeshtolli
Me rrobe si flori

N’atllas edhe kadife
U vesh ky trim serbes:
Kordhele n’rrobe I shihje
Dhe kryqin mu ne mes.
Ministri erdh I ntrashur,
I beri ndere plot,
Dhe fare e fis I dashur
Iu fal me gas e lot.

Keshtu fisniket vajten
N’oborrin mbreteror;
U ndezen dhe u krojten
Princeshe e sherbetor:
Se ligjin s’e leshuan
Qe pleshtin e denon,
Ndersa ne krejt e shuajme
Ate qe na pickon.
 

MBRETI I PYLLIT​


Kush sulet me kale neper terr e stuhi?
Eshte babai me djalin e tij
Foshnjen nder krahe fort e shtrengon
E mban me kujdes, nga era e mbron

– O bir, fytyren me frike pse e fsheh?
– Mbretin e pyllit, babush, a s’e sheh,
me kuroren mbi koke e bishtin e gjate?
– Eshte mjegull ajo, o bir, eshte nate!

“Femije e dashur, eja me mua
kam lodra te bukura, si thua?
Do te te coj mes lulesh perrallore,
do te te vesh me rroba princerore!”

-Babush, babush, a nuk po e degjon
Mbreti i pyllit cfare me premton?
– Qetesohu, o bir, askush nuk te flet
eshte era ne pyll, qe klith e bertet –

“Femije e dashur, a s’po vjen me mua?
Cupat e mia do jene shoqet e tua;
Vallen do heqin e do kendojne
me ty gjithe diten, do lodrojne”

– Babush, babush, a s’te ngjan se jane
çupat e mbretit atje matane?
– O bir, o bir une dalloj fort mire
jane vetem livadhet ne erresire –

“Te dua shume, pamja jote me terheq!
Dhe ne mos ardhsh me dashje, do te vish me te keq!”
– Babush, babush, ai po me kap e po me merr
Mbreti i pyllit me kall frike e tmerr!

Babai rrenqethet, me vrap kalin e nget
Fort djalin shtrengon, qe regetin e s’flet
Me ankth e llahtar arrin ne shtepi
Por i vdekur ish djali ne krahet e tij.
 
Une sa lexoj fjalen goethe me renqethet trupi mga provimi gjermanishtes qe se mora kurre😂😂
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.