Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Frika-Fobia

U

Universal

Guest
Persa i perket kohes fobive qe kemi jane te shumta shkaqet nga te cilat ne jemi te predispozuuar te kemi fobi . Disa nga keto raste po i permend me poshte si dhe menyren per te menaxuar ato dhe per te larguar fobite tona.

1. Ka te beje me femijerine tone , kjo ka te beje me disa frikera te imponuara nga vete prinderit tani si psh. kur thone Erdhi gogoli apo gjera te kesaj natyre ne nje fare menyre vete prinderit tane na ekspozojne ndaj nje fobie.

2. Jane traumat qe kalojme ne jete , e kam fjalen ketu per nje eksperience te hidhur ne jeten tone te perjetuar apo te suportuara tek vetja duke degjuar nje person te flase per fobite e tij kjo ndodh nese do mar nje shembull udhetimin me avion duke patur parasysh qe duke degjuar aksidente ajrore ne nje fare menyre ne mendojme se cfare mund te na ndodhte ne nese do udhetonim me avion.

Menyrat per te menxuar keto frikera apo per ti sheruar
Disa persona gjejne nje menyre shume te thjeshte per te shmangur fobite e tyre duku mos u ekspozuar ndaj tyre kjo eshte gjeja me e thjeshte qe mund te bejme por dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje sepse ne nje moment apo ne nje tjeter ne do te perballemi me to ! Atehere lind pyetja :Si mun d ti menaxhojme apo sherojme keto fobi ?!
Ateher nese do e benim vete nje gje te tille do benim kete , ne nje cope leter do shkruanim fobite tona dhe do i vleresonim me nje note nga 1 deri ne 10 .

Ateher ne do mereshim me ate fobi qe tek ne ka me shume efekte anesore (marje mendsh te vjella puls te larte etj) dhe nese do donim qe te menaxhojme kete mund te bejme nen mbikqyrjen e nje eksperti ap dhe vete nese vete fobia nuk ka shume pasaoja per vete personin .

Po flasim per fobine ndaj udhetimeve me avion gjeja e pare qe duhet te bejme ehste te mendojme se mbas dy javesh do te kemi nje udhetim me avion dhe te mendojm eparaprakisht se cfare do benim .

a) Vajtja ne aeroport b) ngarlmi i bagazheve c) hypja ne avion d:) nisja apo ngritja me avion .

Nese bejme kete gje do te vini re (po flas per nje fobi avionin ketu nuk mund te bejme nje gje te tilla pa patur nje fobi te tille kjo behet me njerezit qe kane fobi udhetimin me avion) qe ne nje fare menyre do ndjeni ato siptoma qe ndieni kur ju keni udhetuar me avion dhe nese nuk kemi udhetuar asnjhere do perjetoni situata te ngjashme me ato qe do perjetoni ne nje udhetim me avion.

Kjo gje duhet bere 3 here ne jave dhe kjo per nje periudhe 2 javore dhe do te shikoni qe do jeni ne gjendje te menzhoni frikerat tuaja dhe ti kontrolloni ato.
 
Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.
Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm... kastravecët.
Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit...”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale... Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.
 
Fobitë janë frikëra tepër të mëdha, irracionale, ndërkaq konsiderohen si lloj i çrregullimit anksioz. Ekzistojnë tri kategori të fobies: agorofogia, fobia sociale dhe fobia specifike. Agorofobia është frika nga vendet publike, ndërkaq fobia sociale frikë nga njerëzit dhe situatat sociale.

Fobi specifike … janë ato si p.sh. kur themi: specifike. Shfaqen kur personi u frikësohet në mënyrë irracionale vendeve, objekteve apo situatave, siç janë frika nga udhëtimi me aeroplan (aviophobia) apo frika nga bisedimet publike (glossophobia). Këto fobi shpesh zhvillohen derisa jemi fëmijë dhe konsiderohet se janë shkaktuar nga ngjarjet traumatike, kimia në tru dhe sjellja të cilën e kemi mësuar nga prindërit.

Këto janë fobitë më të çuditshme:

1. Peladophobia – Frika nga njerëzit qerosë

2. Pogonophobia – Frika nga mjekra

3. Defecaloesiophobia – Frika nga “nevoja e madhe”

4. Alliumphobia –Frika nga hudhrat

5. Anablephobia – Frika nga shikimi lart

6. Eisoptrophobia – Frika nga Netedy.com apo shikimi në pasqyrë

7. Chrometophobia – Frika nga paratë

8. Pentheraphobia – Frika nga vjehrra (me siguri më shpesh seç mendoni)

9. Arithmophobia – Frika nga numrat

10. Phronemophobia – Frika nga të menduarit

11. Cacophobia – Frika nga e keqja

12. Pteronophobia – Frika nga gudulisja me pendël

13. Ergophobia – Frika nga puna

14. Anuptaphobia – Frika të jeni pa partner/partnere

15. Cyberphobia – Frika nga kompjuteri

16. Dutchphobia – Frika nga njerëzit e Holandës

17. Ephebiphobia – Frika nga tinejxherët

18. Gymnophobia – Frika nga lakuriqësia

19. Hobophobia – Frika nga të pastrehët

20. Kathisophobia – Frika nga të qëndruarit ulur

21. Leukophobia – Frika nga ngjyra e bardhë

22. Mnemophobia – Frika nga të kujtuarit

23. Novercaphobia – Frika nga njerka

24. Octophobia – Frika nga numri 8 (çfarëdo që lidhet me këto numër)

25. Rectophobia – Frika nga sëmundjet rektale

26. Somniphobia – Frika nga gjumi

27. Sesquipedalophobia – Frika nga fjalët e gjata

28. Symmetrophobia – Frika nga simetria

29. Asymmetriphobia – Frika nga asimetria

30. Xerophobia – Frika nga thatësia

31. Euphobia –Frika nga lajmet e mira

32. Dendrophobia – Frika nga pemët (drunjtë)

33. Heliophobia – Frika nga Dielli

34. Anthrophobia – Frika nga lulet

35. Hidrophobia – Frika nga uji

36. Papyrophobia – Frika nga letra

37. Consecotaleophobia – Frika nga shkopinjtë kinezë për të ngrënë ushqime

38. Hexakosioihexekontahexaphobia – Frika nga numri “666”

39. Emetophobia – Frika na të vjellat

40. Osmophobia – Frika nga aromat

41. Tetraphobia – Frika nga numri 4

42. Acerophobia – Frika nga shijet

43. Agyrophobia – Frika nga të kaluarit e rrugës

44. Amnesiphobia – Frika nga amnezia

45. Ataxophobia – Frika nga parregullsitë

46. Aulophobia – Frika nga flauti

47. Athazagoraphobia – Frika se do të jeni i harruar

48. Arachibutyrophobia –Frika nga yndyra e kikirikëve kur ju ngjitet për buzë

49. Anthropophobia – Frika nga njerëzit

50. Phobophobia – Frika nga zhvillimi i fobies
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.