Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Francë, zbulohet “Pompei i vogël”

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,446
Arkeologët francezë kanë zbuluar rrënojat e një qyteti romak në Francën jugore, që ishte braktisur nga banorët pas zjarreve që në përfundim kishin ndihmuar në ruajtjen e sajtit, që tani po quhet “Pompei i vogël”.

Qyteti në brigjet e lumit Rhone u zbulua në terrenin që po përgatitej për një kompleks të ri apartamentesh, e përbëhej nga shtëpi luksoze, mozaikë dhe pajisje që datojnë që nga shekulli I-rë pas Krishtit. Hiri i zjarreve ka ndihmuar në ruajtjen e rrënojave, ashtu si në qytetin romak të Pompeit, që mbeti në këmbë pasi u mbulua nga hiri vullkanik i Vezuvit.

“Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë bërë që rrënojat, arkitektura dhe shumë pajisje të fosilizohen dhe forcohen. Në çdo hapësirë ne kemi gjetur pajisje të lëna nga banorët që i largoheshin zjarreve”, tha Benjamin Clement, arkeolog.

Mes rrënojave u gjet një mozaik thuajse i plotë, që tregonte Talian, muzën dhe perëndeshën e komedisë e rrëmbyer nga mbreti i satirës, Pan. Rrënojat do të maten dhe fotografohen. Disa do të zhvendosen nga sajti “Sainte Colombe” dhe do të dërgohen në Muzeun e Vjenës për restaurim. Pjesa tjetër do të duhet të shkatërrohet nga arkeologët, pasi apartamentet dhe garazhet shpejt do të zënë vendin e tyre.

/ Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.