Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Football Leaks” zbulon të fshehtat e kontratave të yjeve të futbollit në Angli

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,442
Screenshot_3-16-401x281.jpg
Vitet e fundit në merkaton e transferimeve në futboll janë shpenzuar shifra marramendëse për lojtarë të ndryshëm. Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” dhe faqja e njohur “Football Leaks” kanë zbuluar marrëveshjet e fshehta dhe të pista që fshihen pas lojës së bukur të futbollit, vetëm e vetëm për të arritur marrëveshje me yje të njohur të futbollistëve. Këtë radhë janë zbuluar detajet e kontratave të lojtarëve të tillë si Morata, Sançez, Van Dijk, Salah dhe Lukaku. Në rastin e Sançez, Mançester Junajtid arriti ta bindë kilianin, duke i ofruar një kontratë me pagë prej 20 milionë paund neto në sezon, shifër së cilës i shtohen edhe 75 mijë paund të tjerë që i akordohen për çdo ndeshje që nis si titullar dhe 1 milionë paund të tjera thjesht për firmën e hedhur në kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Por jo vetëm kaq, Sançez do të marrë edhe 2 milionë paund të tjerë nëse do të arrijë të shënojë 40 gola në një sezon, 1 milionë paund do t’i marrë nëse Mançester Junajtid fiton Championsin e 500 mijë nëse fiton Europa League. Pier Emerik Aubamejang la Borusian për të shkuar te Arsenali ku firmosi 18 milionë paund. Kësaj shifre i shtohen 15 milionë në formën e shpërblimit për besnikërinë që do ta marrë në 4 këste deri në fund të 2021 kur i skadon kontrata. 300 mijë paund do t’i përfitojë nëse shënon 25 gola e asiste 50 mijë do t’i përfitojë për çdo ndeshje të nisur si titullar në Premier League. Ndërkaq ai ka humbur 2.26 milionë të cilat do t’i merrte nëse arsenali do kualifikohej në Champions Van Dijk dhe Salah janë blerjet e mëdha të Liverpulit. Mbrojtësi holandez u transferua te “The Reds” për 80 milionë euro. Si mbrojtës që është, ai do të përfitojë 375 mijë paund nëse ndihmon skuadrën të mbajë të paprekur portën për 18 ndeshje, 500 mijë nëse kjo ndodh për 20 ndeshje dhe 750 mijë për 22 ndeshje.



Për sa i përket Salah, Liverpuli do të detyrohet t’i paguajë Romës 2.5 milionë, Paund duke qenë se egjiptiani e ka kaluar kuotën e 35 golave të shënuar. Edhe Çelsi përfshiu disa klauzola në kontratën e Moratës. Spanjolli përfiton pagë 10 milionë paund në vit, por kësaj shifre i shtohen 830 mijë Euro të tjerë për zhvillimin e 50% të ndeshjeve si titullar dhe nëse ai do të arrijë që në një sezon të shënojë 25 gola do të përfitojë 880 mijë paund të tjerë. Ndërsa Romelu Lukaku ka bërë të lumtur Evertonin, i cili përfitoi nga Junajtid 10 milionë paund për sezonin pozitiv të belgut, që ka shënuar 26 gola në këtë vit. Po kështu Evertoni përfiton edhe 5 milionë paund të tjerë nëse Lukaku do të rinovojë me “Djajtë e Kuq” edhe pas vitit 2022, ose nëse ai gjatë kësaj kohe do të kalojë në ndonjë skuadër tjetër. Vetë Lukaku do të përfitojë 4.5 milionë paund nëse arrin në kuotën e 50 golave e asisteve, diçka që këtë sezon nuk e arriti dhe 2.4 milionë të tjerë për besnikërinë ndaj klubit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.