Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Filozofi francez Pjer Abelar: Dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Filozofi francez Pjer Abelar: Dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit​





Nga Alberet Vataj

Pjer ABELAR filozof francez (1079-1142). Në Paris dhe Kompjenj dëgjoi ligjeratat e realistit Gijom dë Shampo dhe të nominalistit Roscelini. Herët hapi shkollën e vet dhe në ligjëratat brilante të tij grumbulloheshin nxënësit nga të gjitha viset e Evropës. Duke luftuar në mënyrë të pasionuar kundër irracionalizmit dhe misticizmit (kundërshtari më i ashpër i tij ishte Bernari i Klervosë), përkrah tezën se feja duhet të bazohet para së gjithash në kuptimin racional, se dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit. Në debatin e njohur rreth universalieve mori qëndrim ndërmjetës, duke i konsideruar të njëanshme si tezat e realizmit ashtu edhe të nominalizmit. Diçka universale, e përgjithshme nuk ekziston si reale në vetvete (realizmi), mirëpo nuk është as fjalë boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues – dhe për këtë arsye pikëpamja e tij quhet konceptualizëm) para gjërave të veçanta në intelektin hyjnor, pastaj në këto g j ë r a si grumbull i cilësive të tyre të qenësishme dhe pas gjërave si koncept në arsyen njerëzore. Natyra e së përgjithshmes, pra, nuk qëndron në fjalë (voces) por në kuptimin, në domethënien e tyre, në thënien (sermo – kështu që pikëpamja e Abelarit herëherë quhet edhe sermonizëm).

Në planin etik Abelar, para së gjithash, u përpoq të caktonte çka e formon esencën e së mirës, përkatësisht së keqes. Në këtë gjë konsideron se epërsitë ose të metat trupore nuk duhet të jenë relevante nga aspekti etik, mirëpo edhe shpirti ka disa kualitete të caktuara të cilat, meqë ekzistojnë që nga lindja, gjithashtu nuk janë të qenësishme për moralin. As vetë dëshira për të palejueshmen nuk është mëkatare, por vetëm pëlqim që ajo të realizohet. Kriteret vendimtare për të mirën, përkatësisht të keqen janë qëllimi, pëlqimi dhe vetëdija.
Në veprën Sic et non A. i vë ballë për ballë doktrinat e ndryshme të autoriteteve kishtare dhe tregon guximshëm kundërthëniet e tyre reciproke.

Abelari theksoi edhe kërkesën për drejtësinë sociale dhe u kërcënohet njerëzve të fuqishëm shoqërorë me dënime dhe mundime ferri. Kërkoi gjithashtu reformën e shoqërisë, foli për shfrytëzimin dhe padrejtësitë, për nevojën e mbrojtjes së të varferve. «Në interpretimin e ndërgjegjes si mbështetje më të qenësishme të njeriut Abelar mbrojti të drejtën e individualitetit të njeriut dhe me këtë theksoi kërkesën se megjjthatë të menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetës» (B.Boshnjak). Koncili në Soason vendosi më 1121 të digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterë, kurse Koncili në Sans në vitin 1141 dënoi tërë doktrinën e tij. Abelari për shkak të dashurisë ndaj Eloizës (është e njohur korrespondeca e tyre) është tredhur dhe është detyruar të tërhiqet në manastirin e St.Denis.

Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por më vonë u përdor titulli Hyrje në teologji – introductio – nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, përkatësisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni në Paris (1849-1859).
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.