Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Festivali në Dibër: Një rrugë që pengohet për Teatrin shqiptar

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,420
Teatri shqiptar në Maqedoni në një edicion të jashtëzakonshëm. Në Dibër të Madhe çdo vit organizohet Festivalit Mbarëshqiptar i Teatrit, ku marrin pjesë trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Aktori Ylber Nuredini është njeriu që i ka rezistuar kësaj situate duke mos e ndërprerë nismën e nisur 16 vite më parë, dhe pse në kushte totale të sakrificës e mungesës së mecenatit për teatrin shqiptar

Nga Josif Papagjoni

Po them dy fjalë për festivalin e përvitshëm të teatrit shqiptar në Dibër të Madhe të Maqedonisë mbajtur nga 31 tetori gjer më 6 nëntor, i gjashtëmbëdhjeti për nga radha, i quajtur “Edicion i jashtëzakonshëm”. Po pse i “jashtëzakonshëm”? E gjitha kjo lidhej me një parandjenjë se festivali, për arsye të mosfinancimit nga ana e komunës Dibër dhe syrit të pluhurosur të kryetarit të saj, i cili ngjan se është më rehat me “besimtarët” e tij se sa me qytetarët e Dibrës, do të kishte një ndërprerje, siç edhe ngjau në të vërtetë. E pra, e para fjalë që më vjen në mendje është pyetja e drejtpërdrejtë ndaj kryetarit të komunës, që orienton dhe miraton fondet për kulturën: Pse zoti kryetar nuk jua jep qytetarëve të tu kënaqësinë që arti dhe teatri dhurojnë, pse i pamundëson dijen dhe idetë, mesazhet dhe historitë njerëzore domethënëse që burojnë nga shfaqjet teatrore, çka ndihmojnë në emancipimin qytetar të njerëzve dhe të vetë qytetit, veçanërisht të rinisë, por edhe na falin kënaqësi estetike, mirësi, meditim, çaste çlodhjeje. Një qëndrim të tillë thuajse armiqësor ndaj kulturës kombëtare s’di se në ç‘mulli shpie ujë. Ishte kjo arsyeja përse nga 7 ditë të planifikuara, festivali i këtij viti mundi të bëhet vetëm në 5 ditë, duke lënë jashtë dy trupa, ato të Preshëvës dhe Podujevës dhe artistët, madje, ishin vendosur në një hotel në Veleshnjë dhe bënin çdo ditë 100 km vajtje-ardhje. Nuk i begenise as për të fjetur artistët në qytetin tënd, o kryetar! Edhe kjo me ngulmimin, vullnetin, dashurinë dhe financimin e shumë njerëzve që e duan teatrin në Dibër, posaçërisht nga emigracioni dibran në SHBA, si dhe një përgëzim meriton edhe aktori e biznesmeni Pajazit Murtishi, strugan me banim në SHBA.

Dua ta them me plot gojën se energjia, mendja dhe vullneti i këtij festivali janë kryesisht të një njeriu. Ai quhet Ylber Nuredini, një artist i pasionuar pas teatrit, i cili e ka ngritur atë me shumë dashuri e këmbëngulje 16 vjet më parë dhe që vit pas viti u ka ofruar qytetarëve të vet shfaqje teatri të bukura, duke gjallëruar jetën e qytetit përgjithësisht, të vendosur si në skaj, si i vetmuar dhe pa shumë veprimtari kulturore emancipuese. Unë i mbaj mend shumë mirë disa nga edicionet e festivalit dhe shfaqjet e bukura që janë dhënë aty, që nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, ai i Kosovës dhe ai i Shkupit, për të vijuar me trupa e teatro të tjerë me emër të hapësirës shqiptare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe së fundi, te ky edicion, erdhi edhe një shfaqje teatri nga Ulqini i Malit të Zi. E pra, a ka nder më të madh se sa të vijnë në atë qytet malor artistë nga gjithë shqiptaria? Është një realitet i bukur dhe frymëzues. Por kryetari i sapozgjedhur i Dibrës nuk e dashka teatrin, dashka ndoshta tempuj të tjerë; ai nuk e përfill taksapaguesin e qytetit që e mban në atë karrige, i cili e do teatrin dhe e mbushte çdo natë sallën e tij. Unë mbaj mend në disa edicione se si shkuleshin nga shtëpitë gratë dhe vajzat e veshura bukur e të parfumuara të Dibrës dhe ndiqnin me një heshtje mbushur plot respekt për aktorët që luanin në skenë dhe rrëfenin historitë njerëzore interesante të veprave dramatike. Por ky edicion i fundit i festivalit u pengua keqas nga komuna dhe kryetari i saj, mund të thuhet troç se u sabotua. Po pse vallë? Unë nuk i di arsyet, apo mllefet e udhëheqjes së re të komunës Dibër, di vetëm të them se u plagos një qenie e brishtë dhe e bukur si ky festival teatri, një qenie që mëson, që edukon, që argëton, që kënaq, që çlodh dhe që… qytetëron dhe emancipon. Veprimi dhe sjellja e tij bien era myk që tej. Koha le ta provojë aktin e këtij kryetari komune, ajo ose ndëshkon rëndë, ose fal kur sheh pendesë të sinqertë… Nuk rrija pa i thënë këto dy fjalë para se të shprehja ndonjë vlerësim të shpejtë për shfaqjet e festivalit. Komedia e Dave Friman “Një shtrat plot me të huaj” e teatrit të Kumanovës solli problemin e zvetënimit të shoqërisë dhe familjes, raportin bashkëshortor që ngrihet mbi hipokrizinë dhe tjetërsimin reciprok, duke shfrytëzuar një situatë mbushur përplot me të papritura. Krahas disa figurave të ndërtuara me shije si ajo nga autoret Anisa Ismaili, Aurita Agushi, spikati posaçërisht Musa Isufi me lojën e tij plot sqimë dhe tejet të përpunuar. Por shfaqja do të kishte nevojë për një regji edhe më kreative, sidomos për një skenografi ndryshe, jo natyraliste dhe të tejkaluar tashmë si koncept. Teatri i Gjilanit erdhi me tekstin e Shkëlzen Berishës sipas novelës së Memet Krajës “Im atë e donte Adolfin”. Dy gjëra më lanë mbresë te kjo shfaqje: brezi i ri i aktorëve të Gjilanit, tanimë më modernë në interpretim dhe qasjet ndaj rolit, më koherent nga pikëpamja stilistike, sikundër edhe regjia e Ilir Bokshit me homogjenitetin ritmik, plastik dhe foljor që krijoi te trupa e aktorëve duke e shndërruar të tërën si një megapersonazh, i cili copëzohej më pas në disa figura të mëvetësishme që ranë më shumë në sy, sikurse qenë ato të Avni Shkodrës, Alban Shahiqit, Emine Toskës e ndonjë tjetri. Mangësia e kësaj shfaqjeje buronte nga teksti, i cili nuk ishte i natyrës dramatike. Atij i mungonte struktura, vuante nga hallakatja, kishte mbishtresime të tepërta narrative dhe një konfuzion qëndrimesh ndaj luftës dhe vektorëve politikë të saj, mungesën e diferencimit të faktorit pozitiv e fitimtar me faktorin negativ dhe humbës, çka krijonte pështjellim, ani pse shumëçka mbahej në tone groteske e burleske. Me dramën sentimentale “Nana”, mbërrin për herë të parë në këtë festival një trupë nga Ulqini i Malit të Zi. Pos nevojës për inkurajim dhe përkrahje entuziaste që kjo trupë e re aktorësh ka nevojë, pos një subjekti të amshueshëm, universal si ai midis nënës dhe birit, braktisjes dhe nevojës për krijimin e familjes së re pa prindërit, nga ana tjetër shfaqja kishte copëzime dhe një farë skematizmi në subjekt, diçka e “njohur” qysh më parë: një kronikë e rritjes së djalit, burrërimit të tij, martesës, ndarjes nga nëna dhe riardhjes në fund po tek ajo, duke vdekur në prehrin e saj dhe ku interpretimi i aktores-nënë me klithmën dëshpëruese krijoi emocione. Po ashtu do të mendoja se në shoqërimin muzikor nuk kishte pse silleshin këngë me përmbajtje fetare, pasi dukuria s’është e tilla, ajo është mirëfilli humane dhe shoqërore, që ngjet kudo, kurdo dhe tek shumëkush, pa dallim feje.

Shfaqja “Amaneti’ e Shkodrës, shkruar nga Odise Plakut, nën regjinë e Bruno Shllakut ishte dikur në formën e një monodrame, por tashmë e kthyer në dramë, e cila sillte kalvarin e çamëve me dëbimin nga trojet e tyre prej ushtrisë greke, mallin e pashuar për tokën dhe shtëpitë e braktisura, e gërshetuar kjo, pa shumë sens, me persekutimin dhe burgosjen e personazhit gjatë regjimit komunist, duke krijuar vetiu hapërdarje të temës, mungesë koherence. Për më shumë, në procedeun e subjektit futet edhe një element spekulativ: takimi pas dyzet vjetësh i atit me bijën, falë një shenje të mbajtur nga vajza, diçka naive dhe që të kujton telenovelat sentimentaliste, ku kërkohet emocioni në udhë pa krye dhe me sajime. Ishte loja e ndjerë e Bruno Shllakut që gjithsesi e kompensoi disi narrativitetin e theksuar të tekstit, ofroi ndjeshmëri të brendshme prej aktori të pjekur, sikundër me pëlqeu edhe aktorja e njohur Drande Shllaku. Koncepti regjisorial e nis mirë rrëfimin dramatik përmes një “monumenti të gjallë” njerëzish, në një pozë përvuajtjeje, i cili shkrihet dhe i fton personazhet të luajnë e të tregojnë historinë e tyre. Në fund ai e përsërit këtë gjetje e metaforë, por tanimë ndryshe, me një gjuhë aspak joshëse, ku bie në sy forma e pllakatit, që për mua ishte e panevojshme dhe e tepërt, edhe pse brenda ngjizej ideja e triumfit të çështjes çame. Shfaqja më e realizuar e këtij festivali qe ajo e teatrit të Tetovës “Kripë deti” nga Emil Bonev me regji të Nehat Mehmetit, ku u krijua një atmosferë e bukur me dy çifte të dashuruarish që mposhtin ndrojtjen e tyre dhe inferioritetin e krijuar nga pamundësia, rastësia apo fatkeqësia në dashuri. Ata arrinin të realizonin dashurinë e tyre. E gjitha erdhi në mënyrë të rrjedhshme e të natyrshme, falë disa situatave gazmore me të papritura të këndshme. Loja e aktorëve ishte dinamike, por edhe me skicime karakteresh, ku spikati Burhan Hamiti. Edhe zgjidhja skenografike qe me “ajër”, ndoshta ndarja e mesit midis dy dhomave mund të likuidohej ose të reduktohej me qëllim që mos ta pengonte shikimin.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.