Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Femra dhe durimi

Regjistruar më
Kor 20, 2017
Mesazhe
670
Dita 1:
"Sot ai më quajti me përbuzje 'lopë e shëndoshë'...por s'ka gjë sepse unë kam shtuar pakëz peshë.
Epo, së paku nuk më quajti as idiote as e vonuar."

Dita 198:
"Sot ai më quajti 'idiote e padobishme'... por s'ka gjë sepse unë këto kohë kam filluar të jem pakëz e çekuilibruar dhe harroj shpesh.
Epo, së paku ai s'po më tradhëton."

Dita 302:
"Sot ai më tha që ishte mërzitur nga unë, dhe se kishte nevojë për hapësirë dhe se nuk i mjaftoja, prandaj më tradhëtoi...por s'ka gjë sepse unë jam një grua dhe një nënë e lodhur, kam filluar të kem pak mangësi, më dhëmb krahu, këmba, koka, shpina dhe s'jam topmodele, s'mund të pres mos të mërzitet ai nga unë.
Epo, jam e kënaqur sepse së paku ai nuk më dhunon fizikisht."

Dita 439:
"Sot ai më shtyu dhe unë u përplasa në tavolinë...por s'ka gjë sepse ai ishte i dehur dhe unë ia zura rrugën dhe e bëra me nerva kur po ia hiqja shishen nga dora.
Epo, falë Zotit, edhe pse u përplasa, nuk më mbeti shenjë, as u preva, e as u mavijosa."

Dita 562:
"Sot ai më kapi krahun dhe ma ndrydhi, më la shenja mavijosje...por s'ka gjë sepse ne po debatonim dhe ai pati një krizë nervash, unë duhej ta duroja çdo ofendim që më bënte.
Epo, s'është i keq ai, së paku nuk më goditi."

Dita 612:
"Sot ai më goditi aq fortë, sa më dolën hundë e buzë gjak, dhe kam super dhimbje koke...por s'ka gjë, unë ashtu kështu dhimbje koke kam pas çdo minutë këto muajt e fundit.
Por, unë e di që ai nuk e kishte qëllimin të më lëndonte. Duhet ta kuptoj unë atë."

Dita 729:
"Sot ai më goditi sërish, por në gjithë trupin, sytë më janë mavijosur, buza më është çarë, kisha dhe gjakderdhje gjenitale, më dhemb stomaku nga e goditura, nofulla më është enjtur...por prapë s'ka gjë, unë jam e ngathët, jam e brishtë dhe lehtë gjakosem e çahem, nuk është se më goditi aq shumë.
Epo, duhet të falënderohem që s'paku nuk kam asnjë kockë të thyer, pa mishi do më shërohet."

Dita 863:
"Sot, as nuk më kujtohet çfarë më bëri ai, por u zgjova në spital, isha e lidhur me tub oksigjeni, kisha këmbë e duar në allçi, shihja plot aparate mjekësore, kokën nuk e lëviz dot...por s'ka gjë, edhe pse nuk e mbaj mend, por ndoshta kam bërë diçka që u detyrua të mē sillte në këtë gjendje. Jam dhe unë fajtore.
Por, kujtoj fëmijët, dhe sërish them faleminderit Zotit që së paku jam gjallë."

Dita 1095:
"Sot...epo...sot dikush erdhi tek varri im, më la një tufë lulesh, dhe mes lotëve pëshpëriti: PSE LEJOI AJO QË TË KALONTE DITA E PARË?"
 
Last edited by a moderator:
Fatkeqesisht po ndodhin shpesh aspekte te tilla sepse mendojne femite familjen opinjonin por harrojne rrespektin ndaj vetes se tyre harrojne jeten e tyre harrojne qe kane te drejte jete dhe ato fatkeqesisht
 
Jeta eshte e veshtire, por duhet te vendosesh nje balanc ndermjet deshirave dhe detyres, sepse rregullat jane ato ç' ka bejne ndryshimin e kafsheve nga njerezit,
 
Dita 1:
"Sot ai më quajti me përbuzje 'lopë e shëndoshë'...por s'ka gjë sepse unë kam shtuar pakëz peshë.
Epo, së paku nuk më quajti as idiote as e vonuar."

Dita 198:
"Sot ai më quajti 'idiote e padobishme'... por s'ka gjë sepse unë këto kohë kam filluar të jem pakëz e çekuilibruar dhe harroj shpesh.
Epo, së paku ai s'po më tradhëton."

Dita 302:
"Sot ai më tha që ishte mërzitur nga unë, dhe se kishte nevojë për hapësirë dhe se nuk i mjaftoja, prandaj më tradhëtoi...por s'ka gjë sepse unë jam një grua dhe një nënë e lodhur, kam filluar të kem pak mangësi, më dhëmb krahu, këmba, koka, shpina dhe s'jam topmodele, s'mund të pres mos të mërzitet ai nga unë.
Epo, jam e kënaqur sepse së paku ai nuk më dhunon fizikisht."

Dita 439:
"Sot ai më shtyu dhe unë u përplasa në tavolinë...por s'ka gjë sepse ai ishte i dehur dhe unë ia zura rrugën dhe e bëra me nerva kur po ia hiqja shishen nga dora.
Epo, falë Zotit, edhe pse u përplasa, nuk më mbeti shenjë, as u preva, e as u mavijosa."

Dita 562:
"Sot ai më kapi krahun dhe ma ndrydhi, më la shenja mavijosje...por s'ka gjë sepse ne po debatonim dhe ai pati një krizë nervash, unë duhej ta duroja çdo ofendim që më bënte.
Epo, s'është i keq ai, së paku nuk më goditi."

Dita 612:
"Sot ai më goditi aq fortë, sa më dolën hundë e buzë gjak, dhe kam super dhimbje koke...por s'ka gjë, unë ashtu kështu dhimbje koke kam pas çdo minutë këto muajt e fundit.
Por, unë e di që ai nuk e kishte qëllimin të më lëndonte. Duhet ta kuptoj unë atë."

Dita 729:
"Sot ai më goditi sërish, por në gjithë trupin, sytë më janë mavijosur, buza më është çarë, kisha dhe gjakderdhje gjenitale, më dhemb stomaku nga e goditura, nofulla më është enjtur...por prapë s'ka gjë, unë jam e ngathët, jam e brishtë dhe lehtë gjakosem e çahem, nuk është se më goditi aq shumë.
Epo, duhet të falënderohem që s'paku nuk kam asnjë kockë të thyer, pa mishi do më shërohet."

Dita 863:
"Sot, as nuk më kujtohet çfarë më bëri ai, por u zgjova në spital, isha e lidhur me tub oksigjeni, kisha këmbë e duar në allçi, shihja plot aparate mjekësore, kokën nuk e lëviz dot...por s'ka gjë, edhe pse nuk e mbaj mend, por ndoshta kam bërë diçka që u detyrua të mē sillte në këtë gjendje. Jam dhe unë fajtore.
Por, kujtoj fëmijët, dhe sërish them faleminderit Zotit që së paku jam gjallë."

Dita 1095:
"Sot...epo...sot dikush erdhi tek varri im, më la një tufë lulesh, dhe mes lotëve pëshpëriti: PSE LEJOI AJO QË TË KALONTE DITA E PARË?"
Kam njoft të pakten 2 femra gjat jetës teme që kan arrit deri ne diten 729... Vecse njena per ma shum vite, thjesht ngushllohem me faktin që nuk perfunoi historia si në ktë shkrim.

Kam njoft edhe nji femer që ka shku deri te dita 863 ama, por cuditërisht, asht ala gjall... Dhe kam pas momente që kam menu se noshta ma mir te mos kishte ken. Por jeta nryshon, sot asht e lumtun me nji njeri që j'a don zemren dhe shpirtin dhe kujdeset për te si për nji fmi. Ka jet mas dhunes dhe ajo jet mund të jet me të vërtet shum e bukur. Kurr mos hiç dor, kurr mos neglzho, kurr mos njej faj për padrejtsit që merr. Kurr mos u dorzo.

Un nuk besoj në faj. Nuk besoj se ka fajtor, menoj se duhet pa ma mir si shkak dhe pasoj. Pamvarsisht shkakut, nëse ti je tu vujt, duhet të gjesh shkakun dhe, ose ta rregullosh, ose ti largohesh urgjentisht. Nuk je e detyrume me duru, nuk i ke borxh askujt me vujt per ta.

Duhet me msu me dasht vedin fort... Duje vedin fort se kur të erret nata, fmija të bijn me fjet, andrrat tuja i shef ti dhe të tjert nuk i kuptojn. Fmija nuk do te ishin në ktë bot pa ty, dhe do të ishin shum ma të lumtun nëse ti do të ishe e lumtun. Ti meriton lumturi dhe mos j'a moho vedit ktë.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.