Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

E kuqja tërbon anglezët, mediat në ishull jehonë protestës

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,698

E kuqja tërbon anglezët, mediat në ishull jehonë protestës​



al1.jpg


Media britanike Mail on Sunday

Protesta e 3500 shqiptarëve të shtunën përpara parlamentit të Anglisë ka xhindosur politikanët dhe mediat me qasje kundra emigrantëve.

Mail on Sunday, gazeta më e madhe e së dielës në faqen e parë, shpalos titullin: “Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve shqiptarët fyejnë Churchillin”.

Kjo gazetë duke iu referuar një videoje, nga ku poshtë statujës së ish kryeministrit Churchill është vendosur flamuri shqiptar, e komenton këtë si një akt që për veteranët e luftës shihet me pakënaqësi.

Gazetari Sam Merriman, shkruan se protestuesit shqiptarë në mënyrë të paskrupullt e të paturp të rrethuan statujën e Sir Churchill në qendër të Londrës me flamurin e tyre kombëtar.

“Protestuesit të mbledhur në kryeqytetin anglez kërkuan me forcë respektimin nga qeveria të drejtave të tyre pas deklarimit të ministres Suela Braverman se “Britania po pushtohet nga emigrantët e jashtëligjshëm” me referencë të drejtpërdrejtë shqiptarët” thotë Mail On Sunday.

Për këtë gazetë ka shkruar një editorial Nigel Farage, udhëheqësi Brexit ku thotë se “asnjëherë nuk e mendonte të shikonte një nivel të tillë mos-respekti”.

al-1-340x450.jpg

Media britanike Mail on Sunday

Farage një zë konstant anti-shqiptarë në median britanike posaçërisht në televizionin GB-News shkruan se “ata shqiptarë që janë këtu legalisht ose ilegalë, duke protestuar në Westminster treguan se nuk e kuptojnë kulturën britanike dhe sakrificat në të shkuarën në këtë vend ku ata banojnë”.

E ndërsa Nigel Farage shpalos shqetësimin për se shqiptarët vendosën flamurin e tyre tek monumenti Churchil, me dashje harron të përmend bashkëkombësit e tij të cilët filmohen vazhdimisht duke urinuar poshtë kësaj statuje apo bojatisur atë me graffiti.

Mail on Sunday pjesë të shkrimit ka edhe protestën e të shtunës nga opozita në Tiranë ilustruar me foton e disa të rinjve që ngritën një gomone me flamurin shqiptar dhe atë anglez.

al1-800x450.jpg

Media britanike Mail on Sunday

“Shqiptarët i treguan kryeministrit të tyre se ai e ka kthyer Shqipërinë në një vend gomonesh”, thuhet në këtë gazetë.

Arben Manaj, korrespondent i Top Channel në Londër duke komentuar editorialin e Farage thotë se “ Një spekulant politik si Nigel Farrage, babai i Brexit, nuk mund të njollosë indinjatën e ligjshme dhe respektin që shqiptarët kanë si komb për një lider si Churchill, monumentin e të cilit shqiptarët e Londrës nuk e njollosën me grafiti, por e mbështollën me gjënë më të shtrenjtë që kanë, Flamurin!”

“Më shumë nesër rrugëve të Londrës nëse vazhdojnë me fushatën anti-shqiptare naziskinët e politikës britanike që janë një minorancë e shëmtuar e një kombi të madh si britanikët qe i kanë mikpritur shqiptarët
”, thekson Arben Manaj.



Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.