Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“E çfarë është e vërteta?”

U

Universal

Guest
6dd8aa5260c103500cf50db97d26a5f3d2c1e33d.jpg


Një prej kënaqsive më të mëdha të para mçeftas në kohën e ndalimit të RAI-it ka qenë filmi Hetimi i Damiano Damianit, më tepër i njohur për filma policore, mafien. Por edhe Hetimi është gjithashtu film policor, me veçori që hetohet në nivel providencial, siç do shihet sa më poshtë vijon.

Një funksionar ambicioz i imperatorit Tiber, konsulli Tito Valerio Tauro, dërgohet në Palestinë me një mision shumë të rëndësishëm: të hetojë lidhur me zhdukjen e trupit - mbas kryqzimit - të një farë Jezui me zanat marangoz, i ringjallur prej vdekjes sipas dishepujve të tij. Qëllim i misionit të Tauros: të provojë se miti i ringjalljes së Krishtit është një rrenë me brirë, dhe në këtë mënyrë të forcojë fuqinë e Romës mbi një krahinë shumë të paqetë politikisht.

Vite më parë Jezui ishte ekzekutuar nga Pilati, governatori i Palestinës, dhe misteriozisht zhdukur prej varrit. Kjo ndodhi, quajtur prej besimtarëve “ringjallje”, shqetson Romën, sepse ndjekësit e marangozit besojnë në një Zot qiellor, jopagan dhe më të fuqishëm se Perandori në tokë. Gjatë hetimit të tij, Tito Valerio Tauro ndeshet me Ponc Pilatin, në fillim i parë prej Pilatit me dyshim, dhe më pas haptazi armiqësor. Përkundrazi, gruaja e Pilatit, e cila e kishte njohur Jezuin përgjatë proçesit dhe kish mbetur e mahnituar nga personi i tij, e ndihmoi Tauron duke u bërë shkak të fillohej hetimi në pistën e duhur. Mbas një intrige ngatërrestare ku morrën pjesë Pilati, gruaja e tij, Maria Magdalena e të tjerë, Tauro zbulon mashtrimin e Pilatit që tregon kufomën e një personi tjetër sikur të ishte e Jezuit. Hetimet nuk arrijnë kurrkund. Dishepuj e afërt të Jezuit nuk e kane parë më mjeshtrin mbas shfaqjeve të tij mbas vdekjes ("ringjalljes”), e megjithse janë të sigurtë që do të vijë, nuk dinë asgjë se kur, ku e qysh e tek do të vijë. Gjëndur në këtë tymnajë, Tauro humb bindjen fillestare se “ringjallja” ishte e sajuar nga dishepujt, dhe fillon të dyshojë se në këtë ndodhi ka diçka që tejkalon arsyen njerzore duke vënë në krizë logjikën dhe ligjin romak (“Ligji romak nuk parashikon ringjalljen” - është piknisja teorike e hetimit). I dërguar perandorak gjëndet i dërrmuar midis dy ingranazheve ose dy feleve: lojalizmit (besnikërisë) ndaj arsyes shtetërore dhe dyshimit se fuqia e Romës tashmë është nënvleftësuar nga një vizion i ri shpirtëror dhe alternativ, shumë më i fuqishëm dhe më kërcënues se të gjitha ushtritë perandorake (“Nëse ekziston ndonjë person që kërkon të çlirohet, jo nga ushtritë, por nga një njeri i kryqzuar, atëherë bota po ndryshon” - tha polici në fund të hetimit). Si përfundim Tauro humbet arsyen; në skenën finale shihet të bredhë në shkretëtirë në gjëndje delirante, e më pas vritet nga ushtria e Pilatit, sepse tani është Tauro armiku i Romës. Hetimi ripërsërit pyetjen e famshme të Pilatit në Ungjill: “E çfar është e vërteta?”, pra që politikisht e vërteta përjashtohet si qenësi, dmth ripërsëritet kryqzimi i të vërtetit dhe larja e duarve të kryqzuesit. Kryqzimi si arketip.

Filmit i mungon skena e fundit që duhej të ishte konvertimi i Tauros, gjë kjo e nënkuptuar dhe meritë kryesore e filmit: qasje e besimit nëpërmjet logjikës “laike”. Pra logjika vret vetveten, dhe fjalën e fundit e thotë ndjenja. Filmi ka krahas disa merita të tjera: freskia e karakterit televiziv (megjithse mbushur plot me star zanati), thjeshtësi dhe drejtëpërdrejtësi “pagane” e teatrit të lashtë grek (filmat fetarë kanë stërhollime kristiane standard të zhanrit fetar).

Për të kuptuar filmin edhe ideologjikisht është shumë tregues si informacion pozita politike e Damianit, i cili nuk ishte komunist siç e dija dikur (përshtypje e krijuar nga filmat e tij tepër kritike ndaj shoqerisë perëndimore atëbotë). Në fakt ishte simpatizant i Partisë së Aksionit të krijuar mbas çlirimit (fatkeqsisht pa shumë jetë të gjatë), e cila ishte një alternativë historike ndaj dy felave komuniste dhe demokristiane. Këtu qëndron banalisht politikisht tragjedia e filmit dhe protagonistit të shkyer midis dy felesh, vetkuptohet dhe tragjedia e autorit, dhe pse jo e tërë botës që mëton një vizion të ri bashkimtar.

putlockertv.ist4
15bde57d4662af3ba5ee31cc5ce2bb7b4c249add.jpg

Watch The Inquiry Online | Watch Full HD The Inquiry (1987) Online For Free...
Watch The Inquiry Online | the inquiry | The Inquiry (1987) | Director: Damiano Damiani | Cast: Keith Carradine, Harvey Keitel, Phyllis Logan, Angelo Infanti



---------------------------------------------------------------

Zakonisht si romanët më të mirë të Kadaresë vlersohen “Kronikë në gur” dhe “Pallati i ëndrrave”, shum të mirë janë fakt, por më i miri i të mirëve është një roman, shumë më pak i vlersuar. Fjala është për romanin “Kush e solli Doruntinën”, i cili ka meritën e të qenurit letërsi e madhe si roman providencial, në pritje të dukje së një vizioni të ri universal, propaganduar pa përjashtim nga të gjitha fetë, si formë herezie ose jo.

Tërë intriga e romanit “Kush e solli Doruntinën”, megjithse zakonisht mbajtur që trajton mitin e besës shqiptare (miti i besës konsiderohet rëndom mit shqiptar prej shqiptarëve, por në fakt nuk është vetëm shqiptar), në të vërtetë vërtitet rreth temës së ringjalljes, tema qendrore e krishtërimit, dyshimit nëse Krishti “u ngjall me të vërtetë”, gjë që në epokën e shkencës duket një mufkë skandaloze, e denjë për përralla kalamajsh ose rrëfenja popujsh primitivë. Nuk duhet shumë mënd për të kuptuar që besa e ringjalljes së Kostandinit rezulton në plan të fundit ekuivalente me besën e krishterë të ringjalljes së Krishtit, dhe se Kostandini i ringjallur së vdekurish, nëpërmjet instucionit të besës, sjell kumtin e Ardhjes së Dytë. Si ilustrim sjell një paragraf të romanit:

Ishte fjala për ardhjen e një “Krishti të Ri”, pupu, ule zërin, më kupton, për një “Krisht të Ri”, sepse vetëm një njeri gjer më sot është ngritur nga varri, Jezu Krishti, kurse këtu desh u bë një profanim i pafalshëm: u dyshua në gjoja në ringjalljen e dikujt tjetër, pra në botën me dy Krishtër, sepse, në qoftë se sot do të pranosh që dikush tjetër bën atë që mundi të bënte Jezui, nesër do të pranosh se ky dikush të jetë shemri i tij, larg qoftë - faqe 161, botim Onufri 2004.

Nga pikpamja e fesë tradicionale bëhet fjalë për një herezi, jo më kot intrigën e kurdis peshkopi, **** herezi e programuar, sepse në faqet 168-175 të romanit shokët e Kostandinit i rrëfejnë Stresit vizionin e Kostandinit për shoqërinë e të ardhmes. Në fakt vizioni është tëpkë i murgut Gioacchino da Fiore (shtuar pak salcë lekdukagjinase), lindur dhe vdekur në Kalabri (zona arbëreshe e versionit të legjendës në fjalë; të jetë koincidencë vallë?). Gioacchino da Fiore është paralajmëruesi i parë në histori i Ardhjes së Dytë, vepra e të cilit ka ndikuar njësoj kishtarë dhe heretikë, besimtarë dhe laikë, gjithfarlloj politikanë, artistë, filozofë, reformatorë socialë, vizionarë etj, nga Mesjeta e deri në epokën moderne (edhe Marksi brenda në thes). Heretizmi dhe xhoakimizmi i romanit theksohet skajshëm prej pranisë femërore si providenciale (shpëtimtare): nënteksti seksual, nënkuptime frojdiste, martesat larg dhe afër, inçesti (Adami dhe Eva), mashkulli (simbol i shpirtërores) në atë botë dhe femra (simbol i materialitetit) në këtëbotë që udhëtojnë bashkë hypur mbi të njëjtin kalë etj.

Lidhur me hallin e këtij shkrimi më duhet të vë në dukje që në këtë rast “i dërguari i Romës”, Stresi, është me zanat sherif që heton ngjarjen e “ringjalljes” duke zhbiruar lart e poshtë si Tauro faktet e “ringjalljes” që kanë turbulluar guvernën dhe popullatën. Për më tepër është polici dyshues që në fund të hetimit beson të pabesueshmen, pikërisht ndjeksi si qen me erë i faktit, vë re se shkaku i ngjarjes (krimit) në tokë ndodhet në qiell, se në plan të fundit në këtë botë jemi rrethuar me pasoja që u gjëndet shkaku fundor në botën tjetër, me pak fjalë logjika dhe faktet kane të paktën dy lloj interpretimesh legjitime (dy fele), edhe çfarë është themelore për besim në një të vërtetë dhe vetëm një, është ndjenja.

Në rastin e “Kush e solli Doruntinën” rallë herë vepra kapërxen ku e ku autorin si vizion dhe besim, besim evropian i Kadaresë është shumë poshtë nivelit të institucionit të “besës”, i cili është i mbikrishterë dhe universal.

---------------------------------------------------------------

Filmi Hetimi i Damiano Damianit mban datën 1986, ndërsa romani Kush e solli Doruntinën është i vitit 1979. Skenarët janë aq shumë të ngjashëm sa duket mirfilli një plagjiaturë; referuar datave të botimit, plagjiatura i bie të jetë e skenaristit dhe regjizorit italian, pra në këtë rast i vjedhuri është albanezi (plus që skenari i albanezit qëndron më lart si nivel artistik dhe ka një vizion më sipëran dhe më modern).

Të jetë vallë një rastësi?
Si do jetë e vërteta në këtë rast? Megjithse pyetje e bërë akoma pa zgjidhur pyetjen e lashtë duarlarëse: “E çfar është e vërteta?”.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.