Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

E bukura dhe filtrat

Alexandra

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Mar 18, 2018
Mesazhe
1,170
Nga Meri Dishnica

IMG_2461-1024x682.jpg

Rrjeti social, ky kurth i sajuar kaq bukur. Aty ku, ndërkohe që përpiqesh të krijosh një prezencë online, bie në kurthin gjithë spirale të protagonizmit, përzier me disa filtra çudibërës dhe ca efekte speciale, ku të gjithë duken yje.
Ky kafaz i stolisur me xhevairë të rreme, një rreth vicioz i pakuptimtë, ku ti hyn, sheh dhe “mahnitesh” (thua se fytyrat e të cilëve nuk ia ke parë kurrë live).
Me tej poston diçka, sa për treguar që edhe ti, di ti përdorësh filtrat e të dukesh po aq bukur…(e nxitur nga nota kundër-reagimi fëminor). Koshient se në momentet më të bukura, realisht nuk ke as kohën e as dëshirën të hysh në rrjetet sociale, aq më pak të postosh, e mbi të gjitha të nxjerrësh gjepura.
Gjithsesi ndihemi të joshur në njëfarë menyre në kohë të caktuara (kryesisht boshe).
Rrjetet sociale, e fituan betejën me interaktivitetin njerëzor.
Njerëzit hoqën dorë nga të folurit përballë, një bisedë e mirë e humbi sharmin, duke ia lënë vendin komenteve boshe, servilizmit të shplarë dhe like-ve për qokë. Ndjekur nga ndonjë dialog sporadik në inbox, por që edhe gjasat për të shtohen cuditshëm pas publikimit të ndonjë fotoje të këndshme (mundësisht me filtra fantastik ku sytë të bëhen të kthjellët, të përhumbur e ndjellës).

Ndaj e poston foton fundja, për të patur atë “interaktivitet”, por sa keq që kjo ndodh sa herë je i mërzitur, sa herë që nuk ke cfarë të bësh, sa herë kërkon vëmendjen, vëmëndjen e filtrave të emocioneve njerëzorë të munguar…
Emocionet njerëzore u zhdukën, që kur njerëzit u fshehën pas emojit, ku një buzëqeshje fallco nis apo mbyll çdo bisedë. Një shkelje syri apo nxjerrje gjuhe, u klasifikua si shprehje interesi. E nderkohë në sfond të bisedës shumë majmunë, që as flasin, as dëgjojnë e as shikojnë…
Ne po bëhemi memece të teknologjisë së lartë. E përvec kësaj, rrjetet sociale po na ndryshojnë dhe konceptin për të bukurën, për aq kohë sa janë të mbushur me “karikatura” dhe me tutorials “si të bëhesh karikaturë në 5 sekonda”.
Vajza të reja që ndjekin modele të gabuara, një kakofoni informacioni bosh, nje rini boshe. Rrjetet sociale me aq shumë story-s sa nuk ke ku të postosh më parë (idiotësinë e rradhës).
Aq shumë shpërdorim imazhi, një vorbull dukjeje e padobishme dhe kaq shumë harxhim kohe…
E megjithatë, është e vertetë që bukuria është relative, e vërtet është që cfarë i pëlqen dikujt, nuk i pëlqen një tjetri.
Por është tmerr të shkohet si kope drej një budallepsjeje masive.

E për mbyllur, një shprehje latine “De gustibus non est disputandum”, “Për shijet nuk diskutohet” kjo shprehje është thënë nga Jul Cezari përpara një pjatë me asparagë të gatuar me gjalpë, por që ndërkohe duhet të ishin gatuar me vaj ulliri…

burimi;thegoodpsychology
 
Bukuria vjen nga mendja,buron nga shpirti dhe perhapet ne te gjithe trupin tone.
Sot jetojme per te perhapur gjithshka ne rrjete sociale,zbukurohemi nga jashte ndersa nga brenda jemi tere stres.
Mjafton te shkrepim nje foto dhe tu tregojme njerezve sesa te lumtura jemi.
Ngrefim gjoksin,nxjerrim shalen dhe i fusim nje buzqeshje sikur jemi OK.
Sa fallco.
Sindroma e virtualitetit.
 
Perdorin filtrat per te fshehur rudhat 😜
 
Tani ne kaq pak koh ka ndryshuar cdo gje. Problemi ishin filtrat tani jan ber filer dhe kirurgjia estetike ne mosh shum te re. Vajzat por edhe djemet ne mosh teper t re. jan me buzet e bera, skam rrudha shprehje, vetulla e qerpik e flok fallso, mollza si moll. Edhe ne trup nderhyrje plot.
Them se esht nje nga problemet me te renda me t cilen po mbytet shoqerija jon
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.