Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Durrësi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Durrësi​

qytet në Shqipëri

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km (21mi), në perëndim të kryeqytetit të Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë (me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Popullsia
(2011)
Sipërfaqja
Qeveria
Durrësi
Bashki e Shqipërisë dhe qytet
Panorama of Durres Port.jpg
Amphitheatre of Durrës 2013-09 005.jpg
Torra ne Durres.jpg
Albanian College of Durres.jpg
Kisha Durres 02.jpg
Stare mury miejskie Durrës.jpg
Amphitheatre of Durrës 01.jpg
Drač, panorama náměstí.jpg
Në drejtim të akrepave të orës, nga sipër poshtë: Bregdeti, Mozaikë te një bazilikë brenda Amfiteatrit të Durrësit, Torra Veneciane, Kolegji Shqiptar, Kisha e Shën Astit dhe apostulit Pal, Muret antike të Kështjellës së Durrësit, Amfiteatri, Sheshi Iliria
Stema e Bashkisë Durrës.svg
Stema
Vendodhja e Durrësit në Shqipëri e Evropë
Durrësi

Durrësi

Show map of ShqipëriaShow map of EuropaShow all
Koordinatat: 41°18′40″N 19°26′21″E
ShtetShqipëria
ThemeluarShekulli 7 para Krishtit
• TypeKryetar bashkie e këshill bashkiak
• BodyKëshilli bashkiak i Durrësit
• Kryetar bashkieEmiriana Sako (PS)
• Bashki338,30 km2 (10,000 sq mi)
• Bashki
175.110
• Dendësia (Bashki)517/km2 (1,000/sq mi)
• Njesi administrative
113.249
Emri i banorëveDurrsak/e
Zona kohoreUTC+1 (CET)
• Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar2000
Prefiksi+355 52
Faqja zyrtaredurres.gov.al

Lëndë​


Prejardhja e emrit​

Dyrrahu, nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyjin e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysmë të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli, ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese emrash, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire.
Epidamni, heroi e kulti i taulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përpara ardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë. Legjenda e jep si mbret të "barbarëve" (kupto: "taulantëve"), që u kultëzua si krijues jo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretërore ilire me qendërqytetin dhe me arealin e tij të gjerë.
Në këtë rast kemi një hero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit të tij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultit të të parëve. I njëjti proces ka ndodhur në krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendën e emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimit të Ambrakisë sipas Ambrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në një variant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës së molosëve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit (një legjendë tjetër shënon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molose e banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit të Efyras nga emri Efryrit, të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epidamnit është tipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet fort edhe në kohën, kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i një personi me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej Syr Epidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultit të stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë. Prokopi i Gazës në "Panagjerikun" kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet, thotë shprehimisht se këtu "lindi heroi vendas, që i dha emrin qytetit". Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. **** deri në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atribute mitologjike.
Natyrisht Epidamni nuk hyn në "elitën" e panteonit ilir: më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm të hyjnizuar. Se ç'rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemi me hollësi.

Historia​


Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti i Dyrrahut u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII–XI p. K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I–III e. s., qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.


Gjeografia​

Durrësi është i vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.


Politika në Durrës​

Durrësi është një qytet që ka të bëjë me lëvizjet politike. Mjafton të përmendim zgjedhjet e vitit 2001, ku partia socialiste fitoi 6 nga 7 deputetë. Gjë e cila u përmbys në zgjedhjet e vitit 2005, ku demokratët fituan të gjithë deputetët në Durrës duke siguruar edhe pushtetin.


Transporti​

Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar.

Gjithashtu Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Lidhet me Slloveninë me anë të tragetit të linjës Durrës – Kuper. Për më tepër Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit.
 

Historia e Durrësit​

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.

Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.

Monedhat pas vitit 350 para.K.

Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.,

Periudha bizantine​

Gjatë periudhës së Perandorisë Bizantine, Dyrrahu (Durrësi) vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.
Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justiananit të I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbanë duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.
Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrativë "Ahrondia e Dyrrahut", formë vetëqeverisje e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngeve si dhe për të përballuar presionet tregtarë të Venedikut. Kjo njësi ushtarako-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në veri e deri në gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej me lumin Drin.
Më Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap qytetërimi mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës Durrës nga Bizanti. Ishte qender tregtare


Shekujt XI-XV​

Në shekujt XI-XV, shteti Shqiptar njihej me emrin shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e cilësojnë ata "Konstandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit13 gusht 1501.

Hartë nga Giuseppe Rosaccio.

Pas pushtimit Osman, u shndërrua në një qytezë me 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Në një relacion të Bogdanit të 1675/1676 Durrësi "nuk është veçse një fshat me një fortesë të rrënuar".[1] Vetëm në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite dhe skela kryesorë e Shqipërisë së Mesme.
Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtarë.
21 nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por dukët së qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serbë (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918). Ne 15 Qershor 1915 ne Beteja e Durrësit rebelet Pro osman u thyen dhe serish ne 17 Qershor ne Beteja e dyte e Durrësit.


Mbretëria​

Gjatë viteve të monarkisë shqiptarë (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnikë durrsakë e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 nëntor 1944, Durrësi u çlirua.
Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturorë etj. Në fillim të viteve '90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik më shumë problemë për fazën e tranzicionit, por më perspektivë për të ardhmen.
Sistemi i ri dhe reformat ekonomikë që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.

Sot​

Në rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte ekonomikë, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen, Trumph, eurotech), etj që merren më rieksportin e konfeksioneve të këpucëve, peshkut ëtj. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e madhe e të cilave janë të huaja.

Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanikë të komunikimit të perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardëve të projektimit europian dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85 % të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve.

Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4 km² dhe një akuatorium prej 0,67 km². Kanali i hyrjes është 9,5 m i thellë, 40 m i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operues nga 6,6–11 m të thella më një gjatësi rreth 2.200 m. Sipërfaqja totalë për depozitimin e mallrave është 270.000 m² nga të cilat 27.000 m² janë të mbuluara.

Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave mineralë, karburante, cimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme.

Në port gjendët dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë më gjatësi 186 m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90 m. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimorë. Përveç kalates dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të konteniereve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre.

Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e Bankës Botërorë prej 23 milion USD, Programi PHARE më 11 milion USD, TDA me 1,9 milion USD investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektronikave dhe makinerive për përpunimin e konteinereve etj. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka evropianë e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90 % e vëllimit të transportit detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milion ton. Më krijimin e zonës fiskalë, kapaciteti i Portit do të arrijë në 5 milion ton mallra të përpunuara në vit.

Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Më e madhja është agjencia publikë “Taulantja sh.a”. Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar më një vit më parë. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut.

Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit. Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë së “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte: “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”.

Durrësi, qytet 3000-vjëcar në zëmër të Evropës. Në qendër të tij ndodhet Amfiteatri më 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin.

Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët modernë, turist dhe vizitor nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe Agjensivë të rëndësishme Ndërkombëtarë. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrorë dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industrialë, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra, studime e master planë, zbulime arkeologjikë, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomikë financiarë lokalë, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre.

Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të Durrësit është: “Nyjë kryesorë e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unikë, qendër kryesorë për tregtinë më jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqërive të sigurimit, më një komunitet që gëzon një cilësi jetë të avancuar”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.