Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Dita e fundit e kësaj vere, 31 gusht ku zyrtarisht hyjmë në stinën time të adhurueshme vjeshtë..
E mbylla punën nga shtëpia e për sot dhe kam zënë një cep ku shoh dhe nga dritarja duke shoqëruar rënien e gjetheve me sy , të cilat kanë mbuluar pak nga pak trotuaret me verdhësinë e tyre , e nga krahu tjetër është ime më që po bën gati valixhet për tu nisur.
Flet gjithë kohës ndërsa palosën ato dy rrecka siç i quan ajo, unë përhumbem dhe nuk e kam fare mendjen...
Aprovoj me kokë sa herë më drejtohet, Inë pa e kuptuar se ç'po më thotë...
Pjesa më e vështirë është përcjellja në aeroport, ku nuk flasim fare rrugës, ka fytyra të ngrysura dhe heshtje e fuqishme saqë dëgjohet edhe psherëtima kur merr frymë thellë..
Të dyja e mbajmë veten, përqafohemi pa thënë asnjë fjalë, mjekra i dridhet dhe unë as rrugë të mbarë nuk arrij ti them dot...
Sytë i mbaj poshtë dhe vetëm e shtrëngoj pa bërë zë...
Sapo i kthejmë shpinën njëra-tjetrës , jam e sigurte që ajo shpërthen në zë sikurse e unë që plasem në sendiljen e pasme dhe marr vajin..
Taksisti nuk bën fare zë, është skenë e përsëritur në sytë e tij, as lekët nuk mi kërkon , e bën në një moment të dytë, kur të shohë rastësisht në rrugë.
Më pas telefoni i saj nuk resht së rëni
hë, mbërrite në shpi, je mirë?
Mos u mërzit , të lutem...
Zëri im i ngjirur, thotë jo ma jo, për ti dhënë forcë asaj...
Si mos të mërzitem o ma, si?
E gjithë shtëpia mbante emrin tënd, ngrohtësinë tënde, aromën tënde, krahët e tu ...
Po tani?
Më le me zemër?, vetëm, e mbi të gjitha pa pritjen tënde madhështore që më bëje sa herë hyja në shtëpi...
Më mungon akoma pa mbërritur, më mungon çdo moment.
Jam e vogla jote mam. kam nevojë për ty.
Sje vetëm ❤
Më ke mua ???
 
Ska gje kjo eshte jeta thjesht uroj nje dit ti bashkohem ta shtrengoj e mos ta leshoj kurr ktu eshte jeta shkurter atje ajo e gjata ehhhhhh
Dhimbjen e kemi të ndryshme.
Ty të është tha zemra për mamin, mu për babin..
Në fund na bashkon e njëjta vuajtje ne dhe të tjerët .
 
Kam bere shume gabime ne jete!
Jam i lumtur per kte...
Nga nje gabim kam mar te pakten dy mesime te mira..
Ka pas raste qe e kam persur dhe keq..
Sigurisht qe po por ky nuk eshte fundi..
Heren e fundit madje bera nje loje..
Nje gabim me qellim.. Po dhe pse e dija perfundimin dhe pse e kisha marre kte "mesim" doja ta riperserisja ..
Sigurisht qe ashtu ndodhi.
Nuk mund te ishte rastesi..
Sinqeritet=Sinqeritet
Respekt=Respekt
Koha= ❌❌
 
Dita e fundit e kësaj vere, 31 gusht ku zyrtarisht hyjmë në stinën time të adhurueshme vjeshtë..
E mbylla punën nga shtëpia e për sot dhe kam zënë një cep ku shoh dhe nga dritarja duke shoqëruar rënien e gjetheve me sy , të cilat kanë mbuluar pak nga pak trotuaret me verdhësinë e tyre , e nga krahu tjetër është ime më që po bën gati valixhet për tu nisur.
Flet gjithë kohës ndërsa palosën ato dy rrecka siç i quan ajo, unë përhumbem dhe nuk e kam fare mendjen...
Aprovoj me kokë sa herë më drejtohet, Inë pa e kuptuar se ç'po më thotë...
Pjesa më e vështirë është përcjellja në aeroport, ku nuk flasim fare rrugës, ka fytyra të ngrysura dhe heshtje e fuqishme saqë dëgjohet edhe psherëtima kur merr frymë thellë..
Të dyja e mbajmë veten, përqafohemi pa thënë asnjë fjalë, mjekra i dridhet dhe unë as rrugë të mbarë nuk arrij ti them dot...
Sytë i mbaj poshtë dhe vetëm e shtrëngoj pa bërë zë...
Sapo i kthejmë shpinën njëra-tjetrës , jam e sigurte që ajo shpërthen në zë sikurse e unë që plasem në sendiljen e pasme dhe marr vajin..
Taksisti nuk bën fare zë, është skenë e përsëritur në sytë e tij, as lekët nuk mi kërkon , e bën në një moment të dytë, kur të shohë rastësisht në rrugë.
Më pas telefoni i saj nuk resht së rëni
hë, mbërrite në shpi, je mirë?
Mos u mërzit , të lutem...
Zëri im i ngjirur, thotë jo ma jo, për ti dhënë forcë asaj...
Si mos të mërzitem o ma, si?
E gjithë shtëpia mbante emrin tënd, ngrohtësinë tënde, aromën tënde, krahët e tu ...
Po tani?
Më le me zemër?, vetëm, e mbi të gjitha pa pritjen tënde madhështore që më bëje sa herë hyja në shtëpi...
Më mungon akoma pa mbërritur, më mungon çdo moment.
Jam e vogla jote mam. kam nevojë për ty.
Te perqafoj ???
 
Ditar, pluhuri t'ka mbulu, s'du me t'shfletu
 
Ah mo ditar...
Ku tia nis e ku tia bitis!!!
 
Muaji im i preferuar Tetor ...
Ku gjitha ngjyrat e kësaj stine i përjetova brënda disa ditësh..
Sytë e mi krijuan 'pellgje lotësh' duke ia kaluar kësaj vjeshte...
E verdha, ah e verdha, simbol i Tetorit, u reflektua më shumë në fytyrën time, e kuqerremta, dhe kjo triumfoi duke më 'skuqur' më shumë mua...
Shpresat e mia ishin si ato degët e thata që kur tentoje të kapeshe në to, thyheshin, një nga një e mbeste ajo
zhurma krrau krrau e fortë në mëndje..
Luhatje emocionesh, ankthi, stresi që herë vinin e herë iknin si tufat e njerezve nëpër stacione..
Gjethet shkundeshin nga era e fortë dhe moti i keq, e njerezit të pamëshirshëm i shkelnin duke ua humbur formën, unë ngrija sytë lart e në majat më të larta kishin mbetur tek tuk e disa të tjera duke krijuar një aureolë mbi mua....
Mbeta unë dhe shpresa, të dyja, të kapura përdore, herë herë ma lëshonte dhe më humbiste nga " sytë", më pas mes miliona e miliona mendimesh, i ngjitesha fort duke iu bërë ferrë.
Akoma jam në luftë me Tetorin...me ngjyrat, me veten dhe me shpresën...
 
Bëje mendjen të jetë udhëheqëse e jo ndjenjat.
Te përqafoj dhe të dëshiroj cdo të mirë o shpirt i bukur??❤️
 
Hey ditariiii kam shume kohe qe nuk kam ardhur ketu,ne fakt tani deshirat,problemet dhe ajo qe me shqeteson me shume ja tregoj Allahut. Ikerkoj ndihme Allahut dhe ai me ndihmon, ndjej qetesi ne shpirt dhe me duket se e gjithe ngarkesa qe kam me iken bashke me lutjen dhe faljen time. Kam zotin dhe kam gjithcka ai eshte me mua ne cdo hap ,ne cdo veprim, ai e di cfare mbartim ne zemer dhe cfare ne duam.Mjafton te lutesh dhe te besosh te ja lem zotit ne dore ceshtjet tona dhe ai kurr nuk i kthen mbrapsht lutjet tona. une shpresoj dhe besoj se derisa ka lutje besoj se zoti do me sjell ate qe dua,kur si dhe sa do duhet te pres pak rendesi ka.:in
 
I dashur ditar!
Kan kaluar shume Kohe qe nuk flasim....me dhimbseshin fletet e tua kur une merzitesha dhe te nxija me dhimbjen time,....dhe sa e sa here te kan lagur ty lotet e mi .
Tani dua te te shkruaj vetem gjera te gezuara....sepse dhimbjet me kan kalitur, me kane bere qe te buzeqesh ne vend te lotëve...me kane rritur edhe pjekur...me kane mesuar mbijetesen dhe ta dua shume veten....mjafton qe tani e di qe ndihem mire ......
Naten e mire
 
janë përshtjellu datat , janë ba lesh e li, e nëse do kisha një ruletë ( spin) e ta rrotulloja fort, kudo që tu nalte, janë tana ditët isoj...
dit t'kuptme, pa ngjyra, gri, t'fofta kallkan e monotone..
najherë e hupi krejt, mshkojn lotët curril, e masanej i thirri vetes e mduket si naj andarr e keqe..

nuk jam as e para , ene e di që nuk duhet mu ankue , por boll u pshtoj syve të atyne që m'rrethojnë, tpaktën në syt e juj kureshtar ska gja..

nuk jan momente dobësie, por najhere kam nevojë me e shpreh atë çka shpirti mbart, edhe pse mduket sikur
mu ka kompletu albumi i zhgënjimeve..
 
ne radhe te pare mire se ju rigjej te gjitheve
Ne radhe te dyte O bush ska sinqeritete ma sot
Me ja lujt fene
jane ba tane me fejk qat nane
 
Ditar!!
E kisha harruar ndjesine sesi eshte te shkruaj mbi ty per problemet e mia.
Jam mire…por me dhemb shpirti, me dhemb shpirti kur degjoj rreth tij dhe familjes se tij. Nuk paska dhimbje dhe demoralizim me te tmerrshem e neveri per veten kur mendon per dashurine qe i perkushtove ATIJ. E kam veshtire ta harroj kur cdo dite perballem me shoqerine tone te perbashket dhe me flasin per te edhe pse une i stopova ato, e kam te veshtire te ulem ne nje tavoline me te dhe te qeshim kur shpirti na vuan te dyve. Une e di dhe e ndjej qe edhe ai e ka te veshtire te qendroje larg, por ky eshte fati yne. Ky eshte fati qe te tjeret e zgjodhen dhe une e vulosa. Me fal ditar qe cdo dite te shkruaj per kujtimet tona dhe sesa shume e kemi dashur njeri tjetrin dhe qe as 2,497 milje distance nuk e ndau nga une, me fal qe cdo nate mar stirolapsin dhe shkruaj per te… E kam te veshtire ta hedh cdo gje pas, e kam te veshtire te harroj cdo kujtim tonin por me duhet te largohesha nga ai.
Mekatet ishin te panumerta nese qendroja perseri me te, eshte me mire te me urrej sesa te luftoj per mua… nje dite te dy do ulemi perseri ne te njejten tryeze dhe me te njejte njerez dhe une e di qe ai do me mirkuptoje por a do mund te sillemi si “shoke” valle? A do jene perseri ato njerez qe do e adhurojne mardhenien tone?
Do te te shkruaj perseri, sepse e di qe kjo histori eshte vetem ne fillimin e saj : (
Te dua ditari im❤️
 
I dashur ditar,

Ste kam kam shkruar ndonjeher sepse skam ç'te them. Ne fund te fundit nuk zgjidh gje por kush nuk e shpreh hallin qe ka, nuk gjen zgjidhje. Te pakten keshtu thone. U skalitem per te mos u ankuar dhe t'i marrim gjerat si te vin. Muajt u ben dite, vite u ben momente dhe hovi ska te ndalur. Ditet behen jave, javet muaj, muajt vite dhe keto perserisin njera-tjetren duke marre shkeputje te vogla mes tyre. E çka me per te thene?! Zoti na i shtofte ato çastet e vogla te gezueshme dhe na ruajt nga gjarperinjte plot nur.
Siç thote dhe nje shprehje kineze:- Nese nje problem e ka nje zgjidhje, ateher mos u brengos, se nje zgjidhje e ka dhe nese nje problem nuk ka zgjidhje, ateher mos u brengos se zgjidhje nuk ka. Nejse ditar, se u zgjata shume. Te uroj din e iman dhe jete e shendet.
Ndezim nje cigare...
 
Ditar!!
E kisha harruar ndjesine sesi eshte te shkruaj mbi ty per problemet e mia.
Jam mire…por me dhemb shpirti, me dhemb shpirti kur degjoj rreth tij dhe familjes se tij. Nuk paska dhimbje dhe demoralizim me te tmerrshem e neveri per veten kur mendon per dashurine qe i perkushtove ATIJ. E kam veshtire ta harroj kur cdo dite perballem me shoqerine tone te perbashket dhe me flasin per te edhe pse une i stopova ato, e kam te veshtire te ulem ne nje tavoline me te dhe te qeshim kur shpirti na vuan te dyve. Une e di dhe e ndjej qe edhe ai e ka te veshtire te qendroje larg, por ky eshte fati yne. Ky eshte fati qe te tjeret e zgjodhen dhe une e vulosa. Me fal ditar qe cdo dite te shkruaj per kujtimet tona dhe sesa shume e kemi dashur njeri tjetrin dhe qe as 2,497 milje distance nuk e ndau nga une, me fal qe cdo nate mar stirolapsin dhe shkruaj per te… E kam te veshtire ta hedh cdo gje pas, e kam te veshtire te harroj cdo kujtim tonin por me duhet te largohesha nga ai.
Mekatet ishin te panumerta nese qendroja perseri me te, eshte me mire te me urrej sesa te luftoj per mua… nje dite te dy do ulemi perseri ne te njejten tryeze dhe me te njejte njerez dhe une e di qe ai do me mirkuptoje por a do mund te sillemi si “shoke” valle? A do jene perseri ato njerez qe do e adhurojne mardhenien tone?
Do te te shkruaj perseri, sepse e di qe kjo histori eshte vetem ne fillimin e saj : (
Te dua ditari im❤️
A si qenka kjo dashuria …..
te dua @Fié ime .
dhe jam e sigurt qe mbas cdo fortune tenden , zoti do te sjell ne jet ate qe ti meriton ,
deri at’here do me kesh mua ktu te shahemi te duemi bashk ne menyren ton kafsherore .
eeee edhe un e dua atë ende por mbase nje dit do ndryshojn gjerat ….… tani do i kushtoj pak koh rremujes time jasht tij larg tij … deri sa te vi ajo dit deri a’there ❤️
Uroj te jet mir ?
 
Eshte e veshtire te tregosh ndjenjat tua, shume e veshtire.
Vetem kur je e verbuar, apo e hidheruar thua te paren fjalen e fundit.
Por gjithsesi jeta ka kujtime te bukura, qofte dhe pse me çaste.
Tek e fundit aq eshte jeta sa nje çast, por qe te behet me shume se vete jeta ai çast kur e ndjen me shpirt.
Janari po vjen dhe uroj me shpirt qe cdo gje te kaloje me sukses?
Ka gjera qe fshihen pas nje buzeqeshje nga deshira per tu ndjere e lumtur, per tu ndjere e gezueshme.
Kurre nuk me ka pelqyer te viktimizohem ne jet edhe kur vetes i kam deshiruar vdekjen.
Por thjeshte duke biseduar me njerez qe ndoshta edhe nuk te kuptojne largosh ate peshen qe ne shpirt ta merr frymen e kur ja thua dikujt sikur lehtesohesh that's it ☺️
Megjithate jeta eshte e bukur por dhe kur nuk eshte e bej vete?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.