Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Disa zakone e tradita ne zonen e Laberisë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
- DISA ZAKONE E TRADITA NE ZONEN E LABERISE-

Siç dihet normaliteti i jetёs sё njerёzve nё njё komunitet arrihet e sigurohet nga zbatimi i regullave,zakoneve e traditave te po atyre njerezve qё e pёrbёjnё ate bashkesi .

Nё Laberi nё tё gjitha kohёrat në përgjithësi nuk ka qёnё e pёrdorur gjakmarrja .Grindjet, zёnkat mёrite,pёrplasjet,mosmarrveshjet janё zgjidhur qysh herёt prej Keshillit te Pleqve tё secilit fshat, apo tё Kryepleqsisё sё zones,duke u bazuar te “shartet” e Idriz Sulit ,tё cilat ishin njё tёrёsi rregullash nё formё ligjesh,ku zabatoheshin me rigorozitet e pa diskutim nё gjithё zonёn e Labёrisё.

.Ato sharte ishin pёrpunuar me kujdes dhe e kishin burimin nga Kanuni i Labёrise sё Papa Zhulit,por Idris Suli i pёrpunoi nё njё formё tё moderuar nё pёrshtatje me veçoritё e vendit e tё kohёs sё çdo krahine.

Në Laberi ka pasur shumё zakone te mira dhe tradita tё çmuara qё, jo vetёm zbatoheshin me kujdes nё jetёn e pёrditshme tё tyre,por njёri brez ja pёrcillte brezit tjetёr ku me kalimin e kohёrave nguliteshin edhe mё thellё nё mendjen e njerёzve.

Si nё shumё zona,edhe nё Laberi mikun e konsideronin si tё shenjtё dhe gjithё banorёt e respektonin me njё kujdes tё madh e tё veçantё.Fshatarёt e pasur e tё mesёm kishin odat e posaçme,nё tё cilat pritej me ngrohtёsi e mirёsjellje çdo mik e mysafir.Edhe fshatarёt e tjerё,ndonёse tё varfёr,njё dhomё nё banesёn e tyre e kishin tё veçantё pёr pritjen e miqve,e cila shndriste nga paqllёku dhe shtrohej me qylyma tё bukur ,tё endur nga kaçovat e talentuara labe.

Edhe muret e odave e dhomave zbukuroheshin nga sixhade te kushtueshme dhe mjedisi i tyre ngrohej prej oxhaqeve qё gdhendeshin me kujdes e mjeshtri prej ustallarёsh tё talentuar.

.Familjet bёnin pёrpjekje pёr ta pritur sa mё mirё mikun e mysafirёt, mbase pёr tё pёrfituar edhe vlerёsimin e çmuar “shtёpi miku”.Tё gjitha ushqimet qё i duheshin familjes pёr pritjen e mikut ishin tё veçanta dhe ajo rezervё ushqimore ruhej dhe ishte e paprekshme edhe nga familje jo shumё tё pasura.Nё kёsi rastesh nuk kishte dallim mes tё pasurve e tё varfёrve,pasi edhe Noli thotё se labёve u duket vetja e barabartё mes njёri-tjetrit…ku shpesh dalloje nje dinjitet tё njellojt mes tyre.Qysh herёt nё kёtё zone ka ekzistuar harmonia e mirёkuptimi,solidariteti e humanizmi,respekti e pёrkushtimi ndaj njёri-tjetrit.

Kur ndonjёri ndêrtonte shtёpi,ndihmohej,kush digjte kaminё gёlqerje,i shkonin tё tjerёt pёr tё mos ta ndier lodhjen e mundimin .Tё varfёrit ndihmoheshin me ushqime e veshmbathje nё formёn e sadakasё,kurse atyre qё nuk kishin bagёti u u jelepej ndonjё berr falas nga çdo familje dhe kjo lloji dhënie quhej zeqate.

Po ashtu nё lauze,(ksёlle)ato familje ku kishin ndodhur vdekje fshatarёt i gjeje bashke tё solidarizuar mes tyre ,duke e percjellё ate qё vdiste me nderime.Si kudo edhe nё Laberi familja ka qёnё dhe ёshte e shenjtё.

Nё fillim shumё hёrёt familja ka pasur njё numur tё madh pjestarёsh,por mё pas numri i tyre u reduktua nё 5 deri nё 7 vetё .Familjet e mёdha me mё shume vetё quheshin patriarkale dhe udhёhiqeshin prej kryefamiljarit qё quhej Babazot,i cili merrte pёrgjegjёsi tё rёndёsishme nё familje.Urdhёri i tij ishte i padiskutueshёm nga anёtarёt e tjerё tё familjes dhe nё rast se ndonjё prej pjestarёve tё tjerё nuk i zbatonte ato, dёnohej deri nё dёbim nga shtёpia.

Natyrisht qё Babazoti ishte mё i afti nё shtёpi dhe ai merrej me shitjen e blerjen e tokave, me dhёnien e marrjen e huave si edhe me gjithcka qё e preokuponte familjen.Nё ndihmё dhe nё pёrkrahje tё tij vinte nikoqirja e shtёpisё,Nёnёmadhja .Edhe ajo ishte mё e denja nga gratё e shtёpisё ku ndante detyrat pёr femrat e tjera siç ishin punёt e shumta nё bujqёsi e blegtori ,nё bёrjen e druve dhe sigurimin e ujit tё pijshёm qё sillej me buciela,nё endjen e rrobave tё leshta,tё qilimave e sixhadeve.Edhe vetё ajo,Nёnёzonja kryente punё tё rёndёsishme nё edukimin e fёmijёve nё ndarjen e ushqimeve tё ndryshme qё i mbante tё mbyllura me ca naftarё(çelёsa).

Krahas zakoneve dhe traditave tё mira,janё vёnё re ,ndonёse rrallё disa dukuri negative qё e kishin origjinёn nga errёsira e mesjetёs sё largёt e tё prapambetur.

Kёshtu mё pёrpara,kur vdiste ndokush ,tё afёrtit e atij qё ndёrronte jetё ,kryesisht nёnat apo motrat nisnin ulurima tё llahtarshme, tё cilat kryheshin nё kor duke tronditur tё tjerёt me britma rreqethёse.Ulёrimat nё disa raste shoqёroheshin me çkulje flokёsh e çjerrje faqesh.

Edhe burrat ,kur largohej ndonjё miku i tyre nga jeta ,hidhnin nё kokё xhaketёn dhe shkonin nё vendin ku kishte mbirё vakia duke thirrur tё pёrlotur thenien”o miko,derёziu”Ato lloji zakonesh prapanike u luftuan prej njerёzve me dije e kulturё dhe shumё shpejt u braktisёn.Meiti(i sapovdekuri) percillej nё varrim nё prezencёn e hoxhёs.Bёhej njё drekё ku hahej buka e te vdekurit pas ceremonisё sё pёrcjelljes,pastaj pёrkujtohej nё tё shtata ,nё tё dyzeta e kur mbushte vitin.Gratё shkonin tek familja e helmuar me yshmer,ndёrsa burrat,veç baqetёs dhe njё vlere monetare, merrnin me vete edhe njё duçe raki .

Gratё visheshin me rroba tё zeza,kurse burrat qёndronin njё farё kohe pa rruar dhe çiftet burrё-grua pezullonin kontaktet duke bёrё njё agjёrim marrёdhёniesh intime .Lidhjet mes tё rinjve,fejesat bёheshin nёpёrmjet lajmёsve,shkesёve.Ajo punё nuk ishte e kollajt e nuk e bёnte kushdo dhe ata qё merreshin me atё lloji misioni duhet tё ishin tё zgjuar,tё njihnin temperamentin dhe veçoritё e karakterit tё atyre qё fejonin,si tё djalit ashtu edhe tё vajzёs.

Lajmёsit apo ndёrmjetёsit kur realizonin fejesat,shpёrbleheshin me dhurata ,si fjala vjen me kёpuce,ngaqё gjoja i kishin konsumuar nё vajtje-ardhjet e shtёpive tё vajzёs e djalit.Nё raste tё rralla veç dhuratave mund tё shpёrbleheshin edhe me para.

Mё pas me kalimin e viteve shkesёt shfaqeshin pёrherё e mё rrallё ,derisa pothuajse nuk mereshin mё me lidhje tё tilla ,ngaqё tё rinjtё kishin mundёsi tё plota qё ta njihnin vetё njёri-tjetrin.Martesat nё gjithe zonen e Laberise kanё qёnё disa llojesh,si martesa me kurorё,martesa me shpёrblim,martesat me rrёmbim e martesat me provё.

Kryesisht nё Laberi e nё zonat pёrreth mё e pёrdorurura ka qёnё martesa me kurorё,kurse ato me rrёmbim e shpёrblim kanё qёnё tё rralla.

Martesat me provё pёrdoreshin nga tё pasurit, martohej burri me femrёn pёr disa kohё dhe,nё rast se i pёlqente femra,martohej me tё ,nё tё kundёrt e dёrgonte nё derё babe.Kjo lloji martese i ngjan bashkejetesёs sё sotme.

Gruaja nё kohёrat e hershme nuk aktivizohej shumё,qёndronte e mbyllur nё katrorin magjik tё mureve tё shtёpisё ku konsiderohej si krijesё delikate,si qelqi qё thyhet menjёhёrё.Nw shume raste pёrçmohej si leshёgjatё e mendjeshkurtёr.Kёtё lloji trajtimi femrёs ia bёnin njerёzit me gjykim te ceket e disa tё tjerё qё ishin shumё konservatorё.

Tё tjerёt,d.m.th pjesa dёrmuese e burrave e respektonin gruan dhe e aktivizonin nё çdo lloji pune, veçanёrisht nё bujqёsi e blegtori.

Mihal Grameno thekson se nё Kurvelesh e Himarё gratё punojnё e aktivizohen si burrat nё mos mё shumё.

Ka egzistuar monogamia(martesa me njё grua),bigamia(martesa me dy gra) dhe poligamia (martesa me shumё gra)Bigamia dhe monogamia kanё qёnё tё pёrdorura nё Laberi ,kurse poligamia nuk ka qёnё shume e pёrdorur,zakonisht ajo pёrdorej te pasanikёt e medhenj, te njerёzit e kamur.

Gratё qё kishin tё pёrbashkёt njё burrё quheshin singrie e grindeshin me njёra tjetrёn pёr arsye xhelozie.

Ka pasur raste tё rralla kur burrit i vdiste gruaja dhe ai merrte motrёn e saj dhe ky veprim quhej sororati. Levrati ndodhte nё ato raste ku gruas i vdiste burri dhe ajo martohej me tё vёllain e tij .Kjo lloj martese nuk ka qёne e pёrdorur nё Labёri, kryesisht ёshtё vёnё re nё Çamёri e nё Veri.

Njё tjetёr zakon jo i mirё nё Laberi ka qёnё fejesa nё djep,qysh sa lindnin,babai i vajzёs qё kishte muhabet e shoqёri me babain e djalit i fejonin ata qysh sa lindnin.Nё ato kohra vajza e fejuar nuk i dilte pёrpara as tё fejuarit, as pjestarёve tё tjerё tё familjes sё tij,madje mbulonte njё pjesё tё fytyrёs me shami, kёshtu qё djali e shikonte mirё vajzёn kur e mirr nuse nё kohёn e dasmёs ,kur i hiqte cipullin,duvakun, kur futej nё gjerdhek.

Dhёndёrri mund ta mbante pёr grua nusen ,nёse ajo natёn e parё tё martesёs ,nё shtratin bashkёshortor,nёpёrmjet sakrificёs sё pёrgjakshme dhe dhimbjes sё kёndshme linte mbi çarçafёt e bardhё tȅ shtratit martesor“trёndafilin” e kuq tё nderit qё ishte dёshmi virgjёrie dhe shёnjё e pastёrtisё sё saj morale ,nё tё kundёrt tё nesёrmen,tё hёnёn dёrgohej nё derё babe dhe dhёndёrri nuk ruhej nga asnjё lloji sanksioni dhe kёrcёnimi.

Gruaja mund tё ndahej nga burri,nёse kapej me dikё duke kryer mardhenie jashtёmartesore,nёqoftёse vidhte apo kur i binte goja erё e keqe.

Kur ndahej i jepej e gjithё paja qё kishte sjellё me vete dhe,nёse ishte shtёzanё i jepej njё sasi e caktuar lekёsh e ushqimesh derisa fёmija mbushte nje vit,ku nё shumё raste, pasi bёhej motak ,kthehej te i ati.Kur ndokush spiunonte a vidhte apo bёnte paturpёsi ,thёrritej nga Kёshilli i Pleqve,pёrballё tij vendosej njё dёrrasё a pllakё guri dhe tё gjithё fshatarёt para tij pёshtynin nё pllakё a dёrrasё.

Mё pas njerёzit ndёrprisnin çdo lloji marrdhёnie me tё dhe atij i mbetej njolla e Pёshtymёs.

Kur vritej nga ndokush çobani qё shёrbente nё kopenё e ndokujt,hakёn do ia merrte pronari i tufёs, ngaqё çobani ishte nё kёmborёn e tij.Po ashtu ,nёse bariu grindej me ndokёnd e bёnte ndonjё plagosje a vrasje ,pёrgjegjёsinё e mbante vetё.Vajza kur bёhej nuse, patjetёr duhej tё hipte nё kalё se pёrndryshe nuk bёnte djalё.

Tё madhit tё shtёpisё i thёrritnin Babazot,vёllain qё vinte pas tij ,e thёrritnin Çeço agai e vellain e vogel e thёrritnnin Bejo. Gruas sё moshuar nё shtёpi e nё mёhallё,nuset e reja nё shёnjё respekti i thoshnin Hankohanёme.
 
Ka qene tradite qe dhenderi duhej te vidhte nje kope me dhen e te tregonte vehten qe ti jepej nusja, perndryshe mbetej beqir.
 
@Hera

te kam pas gjithnje para syve e se kam dite …sot e di …nga sot e tutje te perqafoj fort ???????????
 
O turi he vdha e mori provim motra? Mori arin vlla ??? po per vjeshte a kaloj ? Ja ashu me brek neper kom ????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.