Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë është “Bibla e Djallit”?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Çfarë është “Bibla e Djallit”?​


94D9C6B2-D1C9-46F0-8997-BE9EB74816B2-1536x861.jpeg

Kodiku i Gigasit (Codex Giganteus), ose “Bibla e Djallit”, është një dorëshkrim mbresëlënës mesjetar i shkuar në gjuhën latine. Libri peshon mbi 74 kilogramë, është 92 centimetra i gjatë dhe 22 centimetra i gjerë. Është më i madhi që ekziston ende midis atyre që u shkruan në Mesjetë.

Përfshin 310 fletë pergamenë të marra nga lëkurat e 160 gomerëve (ose viçave). Ky kodik ruhet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku mbërriti në vitin 1648 si një plaçkë lufte nga Lufta Tridhjetëvjeçare. Më parë ndodhej në Pragë, në koleksionin e Perandorit Rudolfi II, dhe thuhej se vinte nga një manastir benediktin bohem.

Putra e djallit
Dorëshkrimi i shkruar me kujdes përmban një portret 50 centimetra të gjatë të Djallit. Dhe ky fakt nxiti lindjen e legjendës së një murgu mëkatar, që ishte dënuar të murosej i gjallë nëse nuk do të shlyente fajet e tij, duke shkruar brenda një nate një libër që duhej të përfshinte të gjitha njohuritë njerëzore. Në mesnatë i dëshpëruar murgu i kërkoi ndihmë Djallit, duke i dhënë në këmbim shpirtin e tij.

Çfarë fshihet pas fjalëve
Megjithatë, shqyrtimi i tekstit zbulon diçka tjetër. Shkrimi i këtij libri zgjati për 20 vjet dhe përfundoi në vitin 1229. Në këtë përfundim ëstë arritur bazuar në faktet e fundit të raportuara. Libri përfshin tekstin e Biblës, Cronica Bohemorum (1125) nga Kozmai i Pragës, një kalendar me nekrologji, formula magjike dhe alfabetet greke, cirilike dhe hebraike. Autori është një murg, një farë Herman Inklusus, pra “I vetmuari”, në kuptimin e izolimit nga bota dhe jo “i murosuri i gjallë”, siç thotë legjenda.

bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.