Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cdo gje eshte e veshtire , para se te behet e lehte.

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,668
Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të.
Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim.
Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate.
Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron.
Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt.
Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti.



Kush mund ta dijë apo ta sqarojë fshehtësinë se pse pikërisht në këto çaste i lexon këto reshta, e jo tjerat? Njëherë njëri nga mësuesit e mëdhenj më tha: "Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme!" Ne të dy vendosëm që ta hudhim lëkurën tonë të vjetër dhe ta fillojmë jetën e re, të përmbushur me dashuri, sukses dhe qetësi të brendshme. Nëse vendose ta bësh këtë, atëherë më lejo të t'pyes: a e ke definuar ëndrrën tënde? Në orën e kaluar mësove se duhet të punosh vyeshëm dhe të kesh durim. Poashtu mësove se njeiru që ka për t'bërë të suksesshëm je vet Ti. Këtë orë, para së gjithash, dua të t'flas për ëndrrat, në të vërtetë se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ëndrrat, pyetesh? Ke dëgjuar ndonjëherë për vjedhësit e ëndrrave? Në orën e parë kur u takuam, më the se në fëmijëri ke pasur ëndrra, por se realiteti ... Jo, miku im, realiteti është se vjedhësit t'i kanë vjedhur ato. Hajnat e tillë ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ëndrrën duke na ushqyer në vend të saj me porositë e llojit: "ti nuk mundesh, është e pamundur, është rrezik, nuk është për ty, nuk është mirë, mos... është herët, është vonë..." Tërë kohën na tregojnë mbi atë se çka nuk mundemi dhe asnjëherë nuk na flasin mbi atë se çka mundemi. Na bombarojnë me frazat: "... jeta është e rëndë... bla bla bla..." duke na përgatitur vazhdimisht për dështime, për vdekje!... E nëse e vëren lindjen e hënës në vend të perëndimit të diellit, të quajnë ëndërrimtar. Më me dëshirë na pranojnë nëse çdo ditë shkojmë në të njëjtin restorant, veshim rroba të njëjta, merremi me veprimtari të njëjtë, hamë ushqimin e njëtë... njëjtë... njëjtë, ndërsa me padëshirë i shikojnë ata që bëjnë diçka tjetër, ata që hulumtojnë, zbulojnë dhe orvaten...

Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti. Askush nga ata që të "mësojnë" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumështin fëmiut tënd. Njeriun që do të kujdeset për jetën tënde e ke gjetur në orën e kaluar. Edhe më tej vazhdo të takohesh me të. Merre pasqyrën dhe buzëqeshi përzemërsisht. Thuaji, unë të besoj, Ti ke për t'më bërë të suksesshëm dhe të lumtur. Nuk është me rëndësi se ç'mendojnë të tjerët për ty. Mos u brengos për të tjerët. Me rëndësi është ç'mendon Ti për veten tënde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillë dhe je. Njeriu është i lumtur vetëm aq sa dëshiron të jetë. Ai vet e zgjedh nëse don ta vizatojë pikëllimin a lumturinë. Dhe Ti në këtë moment ke aq sa ke merituar dhe kërkuar nga jeta. Që të mund të qëndrosh më lehtë, dhe jeta jote të ketë kahje pozitive, duhet të mendosh pozitivisht për çdo gjë dhe për secilin. Që të mund ta bësh një gjë të tillë të duhet të ushqehesh me gjërat pozitive e motivuese. Nëse nuk ke literaturë pozitive, atëherë merre një fletë dhe në të shkruaj tëra ato që sipas teje duhet t'i ketë një njeri i suksesshëm dhe i ndershëm. Përshkruaji, sipas teje, të gjitha vetitë pozitive të një personi të tillë. Mbushe faqen përafërsisht si të kësaj reviste me tekst të tillë. Bëje atë në formën: njeriu i suksesshëm është... Në fund, në vend të fjalisë njeriu i suksesshëm, vendose emrin tënd. Lexoje tre herë në ditë këtë deklaratë, për tridhjetë ditë me radhë, dhe do të sheh se si ndodhin çudirat. Vazhdo t'i lexosh edhe urdhëresat e suksesit që po i japim në këtë revistë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, përdori në praktikë, ngase nëse diçka di dhe nuk e përdor, është njëjtë sikur të mos e di fare.

Të paqëndrueshmit janë të vetmit që humbin

Nga jeta merr vetëm aq sa jep. Asgjë nuk bie në fund të detit. Në natyrë nuk ekziston rregulli diçka për asgjë. Sikur që çdo pasojë e ka shkakun, ashtu dhe çdo sukses ka çmimin e vet. Se çfarë çmimi paguajnë njerëzit e mëdhenj, do të shohim në shembullin e jetës të mësuesit të madh, Abraham Linkolnit, i cili asnjëherë nuk hoqi dorë nga qëllimi i vet. I lindur në varfëri,atë gjithnjë e përcollën dështimet. Gjasat që të arrinte diçka ishin të barabarta me zero. Askush nuk i besonte. Por ai besoi në vete, edhe pse humbi tetë herë në zgjedhje, dy herë dështoi në punë dhe përjetoi krizën nervore. Disa herë mundi të heq dorë. Ai ishte kampion dhe kurrë nuk u dorëzua, për çka vullneti i tij solli realizimin e qëllimit të tij.

Ja si duket rruga e Linkolnit deri në Shtëpinë e Bardhë:
1816. Familja e tij u qit në rrugë prej shtëpisë ku jetonin. I duhej të punonte që t'i ndihmonte familjes.
1818. I vdiq e ëma.
1831. Bankrotoi në punë.
1832. Konkuroi për legjislaturën shtetërore - humbi.
1832. Humbi punën - dëshiroi ta vijojë fakultetin e drejtësisë, por nuk arriti të regjistrohej.
1833. Huazoi ca para prej një miku të vet që ta fillonte punën, mirëpo bankrotoi deri në fund të vitit. Shtatëmbëdhjetë vjetët e ardhme e pagoi atë borxh.
1834. Konkuroi për legjislaturën shtetërore - fitoi.
1835. U fejua dhe kishte për qëllim të martohej, mirëpo e dashura i vdiq, gjë që ia theu zemrën.
1836. Përjetoi sulm të plotë nervor dhe qëndroi i shtrirë në krevat për gjashtë muaj.
1838. Dëshiroi të bëhej udhëheqës i legjislaturës shtetërore - humbi.
1840. Tentoi të bëhej deputet - humbi.
1843. Konkuroi për Kongres - humbi.
1846. Përsëri konkuroi për Kongres - këtë herë fitoi - shkoi në Vashington dhe mbylli një punë të mirë.
1848. Konkuroi në zgjedhjet e reja në Kongres - humbi.
1849. Tentoi të punësohej si oficer - u refuzua.
1854. Konkuroi për Senat të SHBA-ve - humbi.
1856. Kërkoi të emërohej për nënkryetar të konventës nacionale të partisë së tij - s'fitoi as 100 vota.
1858. Konkuroi përsëri për Senat të SHBA-ve - përsëri humbi.
1860. U zgjodh kryetar i SHBA-ve.
Pasi që humbi vendin në Senat, Linkolni pat thënë: "Njëra këmbë më rrëshqiti, goditi tjetrën dhe e pashë veten jashtë rruge. Mirëpo, u këndella dhe i thashë vetes: Vetëm rrëshqite, nuk u rrëzove."
Çfarë çmimi je i gatshëm ta paguash për ëndrrën tënde, miku im? Apo ndoshta më lehtë është të dorëzohesh dhe ta kërkosh fajtorin në arsyetimet tuaja.

Pas 2000 dështimeve, Edisoni e zbuloi poçin elektrik. Gazetarët e pyetën:
- Si është e mundur që pate durim të dështoje dy mijë herë dhe të mos heqje dorë nga qëllimi yt? - Edisoni u përgjigj: - Unë nuk kam dështuar asnjëherë. Vetëm është dashur t'i bëj dymijë hapa që ta arrij qëllimin tim.
Krejt varet se si e sheh problemin dhe me çfarë sy, miku im, se a dëshiron ta vëresh lindjen e hënës apo perëndimin e diellit.
Asnjëherë mos e harro, e në veçanti kur të ndodhesh në situatë të palakmuar, thënien "kurrë mos heq dorë". Jeta është proces, e jo situatë. Pa marë parasysh se ç'bën, diçka fiton. Në mos asgjë tjetër, atëherë përvojën. Po, le t'i ktheheni ëndërrave. Si t'i ushqejmë ato? Si t'i mbrojmë nga dyshimet? Ç'të bëjmë kur ballafaqohemi me problemet...

E tëra, miku im, është çështje e shprehisë. Vetëm se po i lexon këto rreshta, nuk do
të thotë edhe se ke ndryshuar. Diçka ndoshta lëkundet brenda teje, por për sukses e lumturi nevojitet... jo shumë, por atë që e di, ta përdorësh në jetë. Më duhet të t'pyes, sa herë në ditë brengosesh, nevrikosesh... apo kur ndonjëherë nevrikosesh, ç'bën? Portokallin, nëse e shtrydh, qet lëng portokalli. Po ty, kur të shtrydhin problemet, çka qet? Njeriu pozitiv qet pozitivizëm. E për t'u mbushur me pozitivizëm, duhet menduar pozitivisht - për çdo gjë dhe secilin. Duhet lexuar literaturë pozitive, duhet ta ushqesh trurin tënd me gjëra pozitive. Mos i lufto ato negativet. Ato nuk luftohen! Ti nuk mund ta hapësh trurin dhe t'i nxjerrësh gjërat negative jashtë tij. Shih, miku im, negativitetet janë sikur barojat, ndërsa pozitivja i ngjan grurit. Grurin duhet ta mbjellësh Ti, ndërsa barojat kanë mbirë vetvetiu.Por mos u brengos për këtë. Mbille grurin. Mos u lodh së koti duke tentuar që t'i largosh barojat. E ke parë arën e mbjellur me grurë? Në fillim vërehet vetëm ara e rrafshët. Pastaj fillon të mugullojë gruri, por barojat më shpejt dalin në sipërfaqe. Duket se ka më shumë baroja. Mirëpo, me kalimin e kohës, para korrjeve, dominon gruri i artë. Po barrojat ku mbetën? Ato ende janë aty, por tash gruri dominon si për nga numri ashtu edhe për nga gjatësia. Kështu është edhe në jetën tënde. Çdo mendim negativ, çdo bindje negative e jotja ndikon në jetën tënde. Atë që mbjell atë edhe e korrë.

Urdhëresa III
Përcaktoje me kujdes drejtimin ose do të endesh përjetësisht.


"Tashmë ke mësuar se pa punë të vyeshme nuk do ta arrish kurrë suksesin. E njëjta ndodh edhe kur s'ke durim. Megjithatë njeriu mund të punojë vyeshëm dhe me kujdes dhe të bëhet shembull i durimit, por të mos ngritet kurrë mbi mediokritetin, nëse nuk i nënvizon planet dhe nuk i vendos qëllimet.

Asnjë anije nuk e ka ngritur spirancën dhe as s'ka lundruar pa pikëarritje. Asnjë ushtri nuk ka shkuar në betejë pa planin luftarak. Asnjë dru ulliri asnjëherë nuk i ka treguar lulet pa premtim të fryteve.

Jeta është lojë me pak lojtarë dhe shumë shikues. Ata që shikojnë, janë grumbuj njerëzish që bredhin nëpër jetë pa ëndërra, pa qëlllime, pa plane, madje as për ditën e nesërme. Mos i mëshiro. Ata kanë zgjedhur të mos zgjedhin asgjë. Ta shikosh vrapimin nga tribuna nuk është rrezik. Kush mund të merr në thua prej tyre, kush mund të rrëzohet prej tyre, cili do të përqeshet prej tyre kur as që tentojnë të marrin pjesë?

A je ti lojtar? Si lojtar, ti nuk mund të humbësh. Ata të cilët fitojnë mund t'i marrin frytet e fitores, ndërsa humbësit, megjithatë, do të mësojnë mësime të dobishme që të nesërmen t'a shndërrojnë në fat.

Ç'dëshiron ti nga jeta jote? Mendohu mirë dhe me kujdes para se ta sjellësh vendimin, ngase ndoshta ke për ta fituar atë që dëshiron. A është ajo pasuria, fuqia, shtëpia e ngrohtë, paqja shpirtërore, toka, respekti, pozita? Cilatdo qofshin qëllimet tuaja, përforcoji në mendje dhe kurrë mos i braktis. Kupto se ndoshta as kjo nuk mjafton, ngase jeta nuk është e ndershme. Arrijnë sukses të gjithë ata që punojnë me durim dhe vyeshëm e që kanë qëllime. Mirëpo pa të gjitha këto përmbajtje, dështimi është i padyshimtë.

Ofroja vetes gjitha gjasat për sukses. Nëse nuk arrin suksesin, tradhtoje tentimin!
Bëri planet për sot. Pyete veten se ku do t'jesh një vit prej ditës së sotme, nëse edhe më tej vazhdon ta bësh atë që je duke e bërë tani. Atëherë paramendo se ku do të dëshiroje të ndodhesh sa i përket pasurisë, pozitës, apo çdogjëje që do të dëshiroje. Pas kësaj, planifiko se çka duhet të bësh për dymbëdhjetë muajt e ardhme që ta realizosh qëllimin tënd.
Dhe në fund, realizoje atë qëllim!
Këtë orë po e përfundoj me një lutje irlandeze, duke të t'përkujtuar se njohurinë që e posedon duhet menjëherë ta vendosësh në përdorim praktik.

Gjej kohë...
... për punë - puna është çmim i suksesit.
... për të menduar - mendimi është çelës i fuqisë.
... për lojë - loja është fshehtësi e rinisë së amshueshme.
... për lexim - leximi është bazë e urtësisë.
... për mirësjellje - mirësjellja hap rrugën drejt fatit.
... për të dashuruar - dashuria është privilegj i perëndive.
... për të shikuar rreth vetes - në vetmi dita është e shkurtër.
... për buzëqeshje - buzëqeshja është muzikë e shpirtit.

View attachment 9149
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.