Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cakrat.

U

Universal

Guest
Ç’janë çakrat?

chakra10.jpg


Çakrat kryesore

Këtu gjenden çakrat kryesore:

1. Çakra e bazës (baza e shtyllës vertebrore, midis anusit dhe organeve gjenitale)

2. Çakra e shpretkës (pak nën kërthizën)

3. Çakra e pleksusit diellor (një pëllëmbë mbi kërthizën)

4. Çakra e zemrës (qendra e gjoksit)

5. Çakra e grykës (fundi i fytit, mbi vendin ku bashkohet me gjoksin)

6. Çakra e vetullave (qendra e saktë e ballit)

7. Çakra e majës së kokës (gjithë maja e kokës mbi vijën e flokëve)

Mund të parafytyrohen më së miri me madhësinë e përafërt të pëllëmbës së dorës, me përjashtim të çakrës së majës së kokës, që është shumë më e madhe.

Ç’janë çakrat?

Çakrat janë organe jofizike që transformojnë energjinë e papërpunuar kundalini në forma më delikate dhe të përdorshme energjie. Çakrat për vete nuk përmbajnë energji. Energjia e papërpunuar merret nga planeti nëpërmjet çakrave të vogla në këmbët dhe ushqehet në sistemin e çakrave kryesore. Energjia kundalini është në thelb energjia e pastër, e cila e përshkon dhe lidh universin.

Në këtë fushë e gjallë energjie mund të hysh më thellë me përdorimin e vullnetit të përqendruar krijimtar. Mund të tërhiqet në trupin njerëzor dhe të shndërrohet nga sistemi i çakrave në një formë më delikate dhe të përdorshme energjie.

Çakrat janë të lidhura me palcën e kurrizit dhe me sistemin nervor nëpër disa gjëndra dhe nyja nervore. Sistemi i plotë i çakrave është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Ka 7 çakra të mëdha dhe mbi 300 çakra të vogla në trupin njerëzor. Ka edhe disa çakra jashtë trupit. Harta të hollësishme të sistemit të çakrave dhe të meridianëve dhe rrugëve ndërlidhëse janë përdorur për mijëra vite në misticizmin dhe mjekësinë e Lindjes, p. sh. në akupunkturë.

Ngritja

Ulu apo shtrihu, shtendosu dhe qetësoje mendjen duke vëzhguar frymëmarrjen me vëmendje. Përqendroje vëmendjen tënde në këmbët e tua. Përdori duart e tua imagjinare për të tërhequr energji lart nëpër këmbët e tua deri në çakrën e bazës. Përpiqu të imagjinosh se duart e tua janë brenda këmbëve të tua dhe brenda pjesës së mëparshme të trungut tënd.

Përdor vëmendjen për frymëmarrjen si ndihmë për ngritjen e energjisë. Tërhiqe energjinë lart nëpër trupin tënd duke marrë frymë, dhe mbaje në vend duke lëshuar frymë. Përsërite këtë prapë e prapë duke tërhequr energji për së paku disa minuta deri në çakrën e bazës.

Mund të ndiesh diçka ose mund të mos ndiesh asgjë gjatë kësaj. Edhe nëse nuk ndien gjë, megjithatë tërheq energji me këtë ushtrim. Sasia e energjisë të cilën e tërheq nëpër trupin tënd do të rritet me kohë kur të zhvillohen çakrat.

Nga këmbët deri në qendrën e bazës ka një rrugë natyrore për energjinë që të përshkon. Kjo energji do të nxisë çakrat e tua, të cilat do ta transformojnë këtë energji themelore në energji të një lloji të ndryshëm.

Kjo energji e shndërruar do të rrjedhë pastaj në trupat e tu lëndëhollë (jofizikë, që përfaqësojnë strukturën fizike, emocionale dhe mendore të njeriut dhe janë lidhur me trupin fizik apo lëndëtrashë), duke iu dhënë energji. Me praktikë do të NDIESH në të vërtetë këtë energji, që mizëron dhe dallgëzon nëpër ty.

Stimulimi i çakrave

Hapja e një çakre: Çakrat janë qendra jofizike, prandaj të duhet një metodë jofizike për t’i nxitur. Kjo bëhet me përqendrimin e vëmendjes në zonën e një çakre duke përdorur mendjen për ta ndikuar. Duke lëvizur pikën e vëmendjes sate në vendin e një çakre dhe duke e hapur në mënyrë mendore me duart e tua imagjinare, e stimulon çakrën drejtpërdrejt.

Shënim: Para se t’i stimulosh çakrat, bëje ushtrimin e mësipërn të ngritjes së energjisë. Përdor vëmendjen për frymëmarrjen për t’u ndihmuar duarve të tua imagjinare për të tërhequr energji në çdo çakër, dmth. tërhiqe energjinë LART kur merr frymë dhe MBAJE kur lëshon frymë.

Çakra e bazës apo çakra rrënjësore është MË E RËNDËSISHMJA PËR T'U AKTIVIZUAR. Kjo çakër është porta për energjinë kundalini. Përderisa nuk është hapur mjaft, energjia nuk mund të rrjedhë në çakrat e tjera. Rekomandoj të përdorësh pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë sate për të stimuluar çakrën tënde të bazës, së paku në fazat e hershme të zhvillimit të çakrave.

Shënim: Kur fillova para shumë viteve ngritjen e energjisë dhe zhvillimin e çakrave të mia, për disa muaj nuk ndjeva ASGJË. Mirëpo, shumë njerëz më kanë folur për ndjesi të forta energjie dhe çakre që nga hera e parë. Disa njerëz kanë më shumë aktivitet natyror të çakrave se të tjerët. Megjithatë, mungesa e çdo ndjesie nuk do të thotë se nuk i stimulon dhe zhvillon, edhe pse, si në rastin tim, në fillim nuk ndien asgjë.

Ndal dhe verifiko

Verifikoji muskujt e tu nëse ka ndonjë tendosje gjatë ushtrimeve të ngritjes së energjisë dhe stimulimit të çakrave dhe rishtendosu sipas nevojës. Muskujt e tu mundohen automatikisht të reagojnë ndaj veprimit mendor të tërheqjes së energjisë nëpër trupin tënd. Mos harro se E GJITHA është mendore, ndaj trupi yt duhet të mbetet gjithnjë i qetë dhe i shtendosur.

Ndjesitë në çakrat


Ndjesitë që do të ndiesh në çakrat e tua mund të ndryshojnë sipas shkallës së aktiviteteve që ndodhin në to, dmth. përgatitja jote fizike, aftësia natyrore, aftësitë e përqëndrimit dhe të shtendosjes e ndikojnë.

Mund të ndryshojë nga një ngrohtësi e lehtë, një shtypje e kufizuar ose flluskim (si gazra), një marramendje e kufizuar, një mizërim, një pulsim deri një rrahje më të fortë ose një kombinim prej disave ose të gjithave prej tyre.

Sa më i fortë është trokitja, aq më aktive është çakra. Nëse vendos dorën tënde mbi një çakër kur është aktive, mund të ndihesh në të vërtetë pulsimin e mishit.

Shënim: Mund të kesh një ndjesi më të fortë në disa çakra dhe një ndjesi më të dobët ose asgjë në të tjerat. Përqendrohu në çakrat më të ulëta me ndjesinë më të pakët. Kjo ndihmon të balancohet rrjedhja e energjisë në sistemin e çakrave.

Mbyllja e çakrave

Pas çdo pune me çakrat është SHUMË e rëndësishme t’i mbyllësh, përderisa nuk do t’i përdorësh më tutje. Kjo mbyllje është veçanërishtë e rëndësishme në qoftë se NDIEN një aktivitet të fortë në to. Nëse i lë çakrat të hapura gjatë veprimtarisë së përditshme, do të humbësh energji.

Kjo mund të shkaktojë lodhje dhe **** probleme shëndetësore. Edhe mund të tërheqë vëmendjen e padëshiruar të qenieve astrale (shpirtra). Për t’i mbyllur, thjesht zbatoje procesin në drejtim të kundërt derisa të mos ndihet më asnjë aktivitet.

Ndiej se si duart e tua mendore i mbyllin çakrat dhe e shtyjnë energjinë prapë tëposhtë. Sa më shumë aktivitet ndien, aq më shumë kohë duhet të kalosh duke mësuar t’i mbyllësh. Në qoftë se edhe pas kësaj ndien ende ndonjë aktivitet, edhe ngrënia dhe sporti ndihmojnë të mbyllen.

Përshkrimi i çakrave

* Çakra rrënjësore është në bazë të shtyllës vertebrore dhe ka ngjyrën e kuqe. Kjo çakër merret me energjinë jetësore dhe e tokëzon shpirtin tënd në botën materiale.

* Çakra e dytë ka ngjyrë portokalli dhe gjendet menjëherë nën kërthizën. Merret me mënyrën se si krijojmë në botë, me kënaqësi, mirëqenie, seksualitet dhe begati.

* Çakra e tretë, e verdhë, gjendet në pleksusin diellor. Merret me intelekt, intuitë dhe me mësimet që duhet të mësojmë në jetë. Është uni, respekt për vetveten, mirëbesim, vendimmarrje dhe fuqi personale.

* Çakra e katërt është e gjelbër dhe është pranë zemrës sonë. Kjo çakër e gjelbër merret me zemër dhe ndjenjë; është selia e shpirtit tonë. Është dashuri, gëzim, marrëdhënie dhe paqe.

* Çakra e pestë gjendet në grykë dhe është e kaltër. Kjo çakër merret me zë, thënien e së vërtetës sonë, integritet, vullnet dhe me atë se si e çojmë veten përpara në botë.

* Çakra e gjashtë ka ngjyrë vjollce dhe është pranë vetullave tona; i thuhet shpesh “syri i tretë”. Merret me dhembshuri dhe intuitë, me urtësi, mendjemprehtësi dhe imagjinatë.

* Çakra e shtatë është në majën e kokës sonë dhe është dritë e bardhë. Kjo çakër merret me lidhjen tonë me sferën shpirtërore dhe na lidh me bukuri dhe energji universale.

Debbie Danbrook
 
PSIKOLOGJIA E ÇAKRAVE:
CILA ÇAKËR JU SUNDON, DHE NË TË CILËN ARRIHET QETËSIA?

Procesi i zgjimit të çakrave përbehet prej dy fazave. Në fazën e parë aktivizohen pranat në çakrat e ndryshme dhe ky proces quhet PRANOTANA. Kjo nënkupton largimin e shtrëngimit të pranës dhe pastrimin e saj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vijë deri tek zgjimi i vetëdijes tek ato, respektivisht, tek zgjimi i vërtetë i çakrave.

chakra-names.jpg


Edhe pse janë të lidhura në vargun hierarkik përgjatë boshtit kurrizor, çdo çakër është e lidhur me pjesën e rrafshët në korën e trurit të madh. Secili stimulim dhe zgjim në cilëndo çakër përcillet automatikisht, ngacmon dhe me kalimin e kohës i zgjon pjesët e fjetur të trurit. Thellësia e çakrës gjendet jashtë e të ashtuquajturit perceptim normal – në rrënjën e vetë vetëdijes. Duke stimuluar lokalitetin e tyre fizik, impulsi i dëshiruar përcillet në nivele më të thella, nga na vijnë edhe reaksionet. Çakrat janë si një ndërprerës i cili na shërben për ta zgjuar potencialin e fjetur të vetëdijes së përhershme.

Së pari duhet të ç’bllokohet energjia e ngelur, ajo të pastrohet dhe të bëhet rrjedhëse. Kjo është njëherazi edhe pjesa me delikate, sepse në çakra gjenden përvojat më të ngjeshura (edhe përvojat e dhimbshme edhe ato të këndshme). me të cilat rishtazi duhet të ballafaqohemi dhe të cilat duhet të jenë të integruara ne pjesën e vetëdijshme të qenies sonë. Kjo është pjesë përbërëse e çdo përsosurisë shpirtërore, teknikat janë të numërta dhe të ndryshme, por secila së pari duhet të përballet me vetveten. Secila çakër paraqet nivelin e caktuar energjetik dhe zhvillimin e vetëdijes.

Procesi i zgjimit të çakrave përbehet prej dy fazave. Në fazën e parë aktivizohen pranat në çakrat e ndryshme dhe ky proces quhet PRANOTANA. Kjo nënkupton largimin e shtrëngimit të pranës dhe pastrimin e saj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vijë deri tek zgjimi i vetëdijes tek ato, respektivisht, tek zgjimi i vërtetë i çakrave. Pas kësaj mund të vijë tek zgjimi i vërtetë i vetëdijes në çakra dhe ky është zgjimi real i çakrave. Në kuptimin psikologjik të fjalës, kjo nënkupton se filozofia jonë jetësore ka ndryshuar, se në vetëdije kemi bërë këtë kërcim të domosdoshëm kuantik, falë të cilës kemi parë dhe kuptuar pakuptimin e mënyrës së deritashme e të jetuarit.

Nivelit të caktuar të vetëdijes i përgjigjet energjia e caktuar dhe anasjelltas. Vetëdija dhe energjia janë në një lloj marrëdhënieje dialektike. Çakrat thjesht paraqesin konceptin dhe dimensionin e përvojës së manifestimit të vetëdijes dhe energjisë.

Kur të zgjohet energjia në çakrën e caktuar, në vetëdije do të shfaqet përvoja e cila është karakteristike për atë çakër: në SWADISTAN do të shfaqet gëzimi, në MANIPUR dëshira për vetëafirmim, në ANNAHAT ndjenja e dashurisë, në VISUDDHI – arsyetimi dhe urtia, në AGYI – intuita dhe njohuria e brendshme etj.





INSTINKTI DHE ÇAKRAT



Para zgjimit të energjisë në çakra duhet të arrihet kontrolli mbi instinktet që janë të rrënjosura në to. Këto janë ato instinkte:


MOOLADHARA – instinkti seksual (Maithuna)

SWADISTAN – instinkti i frikës (Bhaja)

MANIPURA – lakmia për diçka (Ahara)

ANNAHATA – instinkti i gjumit (Nidra) – si mungesë e mbështetjes së forte që çon në shkëputjen e lidhjes në mes shqisash dhe ambientit të jashtëm. Kur mendja është e ngarkuar me mbesa shqisore, vjen deri tek tërheqja e mendjes, kjo quhet Nidra.

VISUDDHI – ekziston instinkti i pestë që i përgjigjet kësaj çakre, e kjo është ego – vetëdije e fokusuar. Kjo identifikohet me emrin, gjininë, formën, statutin, moshën, përkatësinë, idenë dhe përfytyrimin për vetveten. Këtu bëhet fjalë për frikën nga humbja e identitetit personal.

Më së miri është që çakrat të shpjegohen përmes psikologjisë tyre. sepse në këtë mënyrë më së miri mund të kuptohen, e kjo në radhë të parë bazohet në elementet kozmike të cilat mbizotërojnë secilën çakër.



1. Mooladhara çakra


Elementi Tokë e ka qendrën e vet në këtë çakër dhe paraqitet me katrorin e verdhë. Atributet e elementit Tokë janë forca dhe stabiliteti, pjellori dhe shumimin e të gjitha gjërave. Nga pikëpamja psikologjike, njeriu në nivelin Muladhara stabilitetin dhe strehën e krijon në gjërat material dhe vazhdimin e trashëgimisë gjenetike të tij. Këtu seksualiteti shprehet si nevojë për fëmijët në të cilën pavetëdijshëm kërkojnë sigurinë e tyre.

Ajo i përgjigjet instinkteve, e në kuptimin psikologjik ajo i përgjigjet nevojës për siguri të cilën përpiqemi ta plotësojmë përmes parasë, shtëpisë, pasurisë, përmes personit tjetër në kuptime e vazhdimit të species. Me fjalë tjera, kjo është çakra e pasigurisë. Pasiguria na shtynë të kërkojmë strehim dhe siguri në gjërat material dhe përmes vazhdimit të species.



2. Swadhisthnaa çakra


Këtu dominon elementi Ujë dhe simbolikisht është paraqitur me draprin hënor ngjyrë të bardhë, që është i kthyer përpjetë. Kjo është çakra e nënvetëdijes. Në Swadhisthan çakrën janë të deponuara karmat e paformë. Ato janë hapësira të lëvizjes së karmës në oqeanin e nënvetëdijes, që janë shumë më dinamike sesa vetëdija normale. Edhe pse ato hapësira për ne janë të pavetëdijshme, ato nuk janë pasive dhe të fjetura. Këtu gjenden të gjitha përvojat (samskarat) dhe karmat në formën, farën potenciale.

Samskarat bllokojnë energji gjigante

Të gjitha përvojat që i kemi përjetuar në këtë jetë dhe jetët tjera në swadistan çakrën janë ushqyer në formë potenciale, të kondensuar dhe asgjë nuk është zhdukur, E tëra është e regjistruar, prej perceptimeve të vetëdijshme deri tek ato të pavetëdijshme të cilat mendja pandërprerë, sikurse një kamerë, përmes shqisave, i regjistron dhe i futë në memorie.

Në ato samskara është bllokuar një energji gjigante dhe ato nuk janë vetëm imazhet e përvojave të panumërta të cilat i kemi fituar vetëdijshëm apo pavetëdijshëm. Ato tani e kanë humbur formën origjinale, kështu që janë jashtë sferës së analizës, por nuk e kanë humbur energjinë.

Për dallim nga çakra e parë, mooladara, ku karma jonë çeltas manifestohet në formë të emocioneve të njohura siç është zemërimi, xhelozia, lakmia apo urrejtja, në swadistana çakrën ne ndjejmë shqetësim të madh, duke mos njohur burimin e shqetësimit.

Njeriun swadistan çakra e karakterizon me gjendjen e mendjes depresive dhe të ankthshme. Së tepërmi lidhet me gjininë e kundërt deri në nivel të infantilitetit. Shpesh, madje edhe me çmimin e vetëshkatërrimit persona, në lidhjen emocionale e mban gjendjen e ‘status kou-s’, vetëm për të mos iu konfrontuar, rezistuar dhe kundërshtuar mendimit të vet.



3. Manipura çakra


Këtu dominon elementi Zjarr dhe elementi i kësaj çakre është trekëndëshi i kuq i përmbysur. Kjo është çakra e pare ku njeriu del nga kufizimi i tij. Këtu lindë personaliteti. Njeriu. nga individualiteti të cilën e ka arritur në dy çakrat e para, bëhet personalitet. Kur e lodhin frikat dhe kufizimet, lidhshmëria dhe varësia nga çfarëdo qoftë, njeriu vendosë t’i shkojë rrugës së vet. Kur veç jeni lodhur prej shumë gabimeve të përsëritura, krijohet vullneti i motivuar apo një zemërim i brendshëm i cili ju nxjerrë nga frenimi që ka krijuar frika dhe ju jep energji të ndërmerrni aksion. Këtu për të parën herë e fitojmë vetëdijen mbi veten si personalitet dhe përpiqemi si të tillë ta ruajmë dhe zhvillojmë.

Mbështetemi në forca vetjake, kështu që vendosmëria dhe vendimmarrja mbizotëron në karakterin tone. Njeriu bëhet luftarak, guximshëm ecën përpara dhe nuk lejon më që frikat të ndikojnë në jetën e tij. Ai është ambicioz, me vullnet të forte dhe i hapur. Manipura çakra është qendër e energjisë dhe dinamikës. Dielli dhe Marsi si planetë të zjarrtë kanë selinë në këtë çakër. Personi i Manipura çakrës është autoritar dhe ka dëshirë të dominojë, por nuk është qëllimkeq dhe luan hapur. Krenaria është e metë e tij, si dhe prirja për të kritikuar të tjerët. zemërimi dhe imponimi i vullnetit të tij.



4. Anahata çakra


Elementi Ajër zotëron në këtë çakër, dhe kjo në mënyrë simbolike paraqitet me gjashtëkëndëshin. Këtu është selia e shpirtit individual (xhiva atman). Këtu shpirti individual apo xhiva, banon në gjirin e shpirtit hyjnor – atman. Bashkimi krijon xhiva atman. Në këtë çakër banon vetë pulsi i jetës. Kjo është oqeani i bamirësisë. Ai zjarr i shpirtit që është brenda quhet Akhanda, apo zjarrin e amshuar, dhe tradicionalisht paraqitet në mesin e gjashtëkëndëshit. Kjo e simbolizon shkëndijën e jetës dhe vetëdijes që banon në çdo gjë që ekziston, por mund të flakërohet vetëm në zemrën e njeriut.

Këtu njeriu i dallon dhe nisë t’i pranojë parimet hyjnore, siç janë falja, mirësia, pafajësia dhe sinqeriteti. Por, ai ende është rob i parimeve shpirtërore dhe atyre ideale, për këtë person shpirtërorja, drejtësia morale e urdhrave të Zotit, janë të shenjta. Për këtë arsye është i ndjeshëm në padrejtësi. Një fjalë e popullit thotë: “Ma ka hangër zemrën”, kështu ndjen dhe mendon njeriu anahatës. Është si rregull, jeta, si guru-s më të mirë, njerëzve të këtillë do t’iu çojë njerëz që kanë peshë të madhe për të, të cilëve do t’iu ndihmojë pakursyeshëm dhe të cilët në fund do ta mashtrojnë, dëshpërojnë, ta braktisin dhe padrejtësisht të sillen ndaj ti.

Kufizimet e kësaj çakre janë idealizimi i parimeve shpirtërore, drejtësia dhe morali, deri në atë masë ku këto vendosen mbi dashurinë. Në këtë mënyrë forma (urdhërat e Zotit, etika) e ndryshon esencën e (dashurisë).

Përndryshe kjo është një qendër shumë delikate që është e lidhur me fushat në tru që janë përgjegjëse për talentin artistik siç është këndimi, poezia, shkrimi, muzika apo vizatimi, Kjo është çakra e talenteve të mëdhenj. Por, nëse pas këtyre talenteve nuk qëndron vetëdija e forte dhe filozofia e drejtë e jetës, jeta e këtij shpirti shndërrohet në vuajtje. Historia na tregon se si gjenitë nga lëmi i artit, poezia dhe muzika, vështirë kanë jetuar dhe trishtueshëm kanë përfunduar jetën.



5. Visuddhi apo (vishudi) çakra


Elementi Hapësirë banon në këtë çakër. Simbolikisht është paraqitur me rrethin transparent. Njeriu i visudhi çakrës ndalon së kërkuari vetëm situata të këndshme të jetës, ai gjithashtu me qetësi dhe mirëseardhje të njëjtë i pranon edhe gjërat e këqija që bartë jeta. Ai në çdo gjë sheh vullnetin e Zotit dhe nuk dyshon në mirësinë e planifikimit të Zotit. E gjitha bota është shtëpia e tij. Brenda tij ndërpritet çdo antagonizëm ndaj njerëzve dhe situatave të cilat e rrethojnë. Ai e ka arritur qetësinë, i dorëzohet rrjedhës së jetës, duke ia dhuruar besimin e plotë. Brenda tij nuk ka më neurozë dhe detyrime frenetike që bëj diçka apo të grabis për jetë.

Ekzistojnë shembujt e njerëzve shpirtëror të cilët qetë e kanë pranuar që trupat e tyre të gjymtohen apo të vriten. Jogi nga Tibeti Milarepa e ka ditur se do të jetë i helmuar me çaj, por e ka pranuar, duke e kuptuar se ka ardhur koha të braktisë trupin.

Thuhet se nën çakrën visudhi është e mundur ramja, por nga ky dhe nivelet më të larta ramja është e pamundur. Vetëdija e shpirtërorit plotësisht është transformuar. Kjo është çakra e pare hyjnore. Këtu jogi e arrin ngushëllimin e pafund, paqen dhe urtësinë. Këtu nisë rruga deri tek çlirimi total. Vishudi njihet edhe si çakra Amrita, apo nektari pavdekësisë, apo eliksiri i jetës.



6. Agya apo Ajna çakra


Kjo është çakra e mendjes nga e cila dalin të gjithë elementet kozmike. Këtu jogi nisë të ‘sheh’ dhe t’i kuptojë gjërat të cilat gjendet prapa paraqitjes, për këtë arsye kjo është qendra e urtësisë. Njeriu nga brenda e merren porosinë e zbulesës. Kjo është qendra e siddhi apo forcës psikike, siç është aftësia për të parashikuar të ardhmen, komunikimin mendor, telepatinë, orientimin e vullnetshëm të energjisë.

Siç ka thënë Mjeshtri Ekhart: ‘Syri me të cilin e shoh perëndinë, është po ai sy me të cilin Ai më sheh mua’. Njeriu në këtë nivel të zhvillimit shpirtëror, si dhe rolin që e luan në jetën, e vështron si një rol artistik. Për të të gjitha ngjarjet janë vetëm ëndrra. Ai në të gjitha ngjarjet të cilat ngjajnë brenda dhe jashtë tij, në mendjen dhe trupin e tij, shikon si vështrues neutral.

Pasi që kjo është çakra e fundit në të cilën vetëdija pushon në realitetin e vetëdijshëm të ekzistimit vetjak, ajo ende nuk është çliruar nga ego ndjenja “unë jam”. Kur kundalini e arrin këtë çakër, kjo përmbajtje e vetme mbi të cilën vetëdija ndërton mbështetjen e saj, kjo rrënohet dhe ego shpërndahet në miliona copëza dhe paraqitet përvoja e vdekjes. Kjo është vdekje e vetëdijes mbi botën e jashtme apo vetëdija individuale. Në atë gjendje ‘të vetëdijes’ ju nuk dini për ‘unë’, ‘ti’ apo ‘ata’. Kjo këtu plotësisht shkrihet dhe plotësisht e trancedenton rrafshi dualist. E vërtetë është se vetëdija individuale zhduket, por kjo s’do të thotë se ne bëhemi të pavetëdijshëm, kjo bashkohet me vetëdijen kozmike dhe bëhet gjithëpërfshirëse dhe e gjithëpërshkuese. Fjalët e filozofit grek Empadokle deri diku mund ta përshkruajnë këtë gjendje të vetëdijes: “Zoti është rreth qendra e të cilit është çdokund, e rrethoj askund”.



7. Sahasrāra çakra


Kjo çakër është e vendosur në majën e kokës. Kjo është gjithashtu e njohur si Lotus me mijëra petale (dera për në Brahma) dhe Burim i Dritës (sepse një dritë e mbinatyrshme e ndritshme si dielli rrezato prej saj).

Elementi i Sahasrara çakrës është ADI TATTVA ose burim i krijimit, dritë e pastër dhe i vetmi realitet – Zot. Kjo TATTVA është Adi Anandi. Adi: do të thotë “pa fillim”, Anadi: do të thotë “pa fund”. Sapo kjo të bashkohet me një cilësi sepse është e kufizuar - vetëm uji i pastër nuk e ka shijen e vet derisa nuk modifikohet duke u bashkuar me elementet tjera. Në univers ka manifestime të ndryshme të kësaj TATTVA të veçantë me cilësi dhe funksione të ndryshme – tilla si zjarri, uji, ajri, toka, por baza gjithmonë është e njëjtë, esencë e pastër.

Zgjimi i Sahasrara çakrës do të thotë zbulesë e Shkëlqimit Hyjnorë dhe arritje e Vetëdijes Supreme.



USHTRIMI PËR VETËDIJESIMIN DHE STIMULIMIN E ÇAKRAVE



Para se të fillojmë me ushtrimin, paraprakisht është e nevojshme të definojmë pozitën e çakrës në trupin tone, si dhe t’i mësojmë emrat e tyre në gjuhën sanskrishte.

Uluni në pozicion komod meditative këmbëkryq dhe shpinë të drejtë (është shumë më rëndësi që shpina të jetë drejtë për shkak të qarkullimit të papenguar të energjisë) nëse nuk jeni mësuar të qëndroni me shpinë të drejtuar, lirisht mbështetuni në mur. Uluni mbi një jastëk në mënyrë që kofshët të janë të ndara nga dyshemeja, dhe që në këtë mënyrë më lehtë do të hapeni në ijët derisa rrini këmbëkryq.

Për pesë minuta jeni të vetëdijshëm frymës që hynë në hundën tuaj kalon nëpër fyt deri në mushkri. Frymëmarrja le të jetë spontane dhe qetësuese. Kur jeni qetësuar, lëshone vëmendjen në pjesën e Mooladhara çakrës dhe frymoni vetëm me atë pjesë të trupit. Ajo sikur pulson me ritmin e frymëmarrjes suaj. Derisa merrni frymë ajo zgjerohet dhe derisa e lëshoni frymën ajo tkurret. Përqendrohuni në këtë aktivitet rreth 3 minuta, e mandej kaloni në çakrën pasuese - Swadhisthana (svadistana) dhe në mënyrë të njëjtë stimulone me koncentrim dhe frymëmarrje, dhe pas 3 minuta prapë kaloni në çakrën Manipura, kështu me radhë deri tek çakra Agya (ag-ja). Kur kemi përfunduar me ag-ja çakrën, ngadalë lëshoheni te poshtë me radhitje të kundërt, këtë herë vetëm me koncentrim të shkurtër prekne secilën çakër, duke e përmendur në mendje me emër secilën prej tyre gjatë linjës lëshuese, që do të thotë sipas radhës: Agya, Visuddhi, Anahata. Manipura, Svadisthana dhe Mooladhara. Mund të kaloni poshtë lartë përgjatë boshtit kurrizor dy deri në tre herë duke i përsëritu çakrat, por jo më shumë.

Ky është ushtrim i mrekullueshëm për balancimin e energjisë, si dhe për ngrohjen e gjithë trupit. Për të qëndruar me gjatë këmbëkryq dhe të mos ndjeni dhimbje është mirë të ushtrohet Hata Joga sa më shumë. Ushtrimet e jogës do t’ju ndihmojnë të forconi muskujt e shpinës dhe të hapeni në ijët.


Valdet Fetahu
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.