Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Besimet fetare neper bote

U

Universal

Guest
Feja ka qënë një ndër edukatat primare të jetës, streha e gjithë besimtarëve, drejt adhurimit të një qënie që ka krijuar dhe ka kontroll mbi çdo gjë, çdo dukuri, send.
Feja, konkretisht besimi në Zot, ka qënë e praktikuar që në kohët më të hershme, që në civilizimet e para, siç ishte në Egjiptin e lashtë apo Greqinë, e shumë të tjera.
Por, ato nuk praktikohen sot. Religjionet më të praktikuara sot janë Krishtërimi, Islami, Judaizmi, Budizmi etj. Le t’i marrim me rradhë.
Krishtërimi, është feja në besimin e një Perëndie, që është gjithnjë i drejtë, dhe i cili nuk lejon asnjë të keqe të mbetet e të kalojë pa u ndëshkuar. Të krishterët, besojnë se pas vdekjes, vjen Dita e Gjykimit, që gjithësecili do të gjykohet, bazuar në jetën e tij në Tokë.
Besimet thelbësore në Krishtërim, drejtohen tek Perëndia, Ati; Jezusi, biri; dhe Shpirti i Shejtë. Më pas është Dita e Gjykimit, si dhe shpëtimi i besimtarëve të krishterë.
Islami, është feja e dytë më e praktikuar në botë, pas Krishtërimit, me mbi 1,7 përkrahës në të gjithë botën, duke qënë se 27% e popullsisë në botë është në praktikim të Islamit, pra janë myslimanë.
Islami trajton besimin në vetëm një Zot (Arabisht: الله‎‎ Allah), i cili është i madhi, i vetmi, i pakrahasueshmi, i cili ka kontroll mbi gjithçka. Sipas Islamit, Allahu i zbriti Muhamedit, të dërguarit të tij, Kur’anin, librin e udhëzimeve hyjnore, nëpërmjet engjëllit Jibril (Gabriel), si zbulesën përfundimtare nga Zoti për njerëzimin.
Muhamedi kishte lindur në Mekë, dhe ishte një jetim shumë i varfër, dhe Meka asokohe drejtohej nga familjet më të pasura, si dhe aty praktikoheshin adhurime të ndryshme. Profeti Muhamed, pejgamberi, nuk dinte të shkruante dhe lexonte, dhe kjo ishte dhe mrekullia, kur ai zbriti Kur’anin.
Besimet kryesore në botë, të njohura si monoteiste, janë Krishtërimi dhe Islami. A janë vërtet të tilla? Feja është përdorur shpesh si “armë pushtimi dhe dominimi”. Kur kolonitë britanike zbritën në Amerikë, Botën e Rë, nuk duhet harruar se ata sollën edhe një mjet tjetër dominimi: fenë kristiane.
Sot, popullsia amerikane është 70% kristiane dhe pjesa tjetër ështe protestante. Dominim! Në të gjithë botën, janë rreth 2 bilionë të krishterë, duke qënë që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm 280 milionë kristianë, në llogaritjet e disa viteve më parë.
A është vërtet Krishtërimi një fe monoteiste? Këtu duhen ngritur dyshime. Nëse do të bënim disa krahasime midis Krishtërimit dhe Islamit, do të kishim rezultate të ndryshme nga analiza.
Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Një trini e shenjtë, kështu pra e prezantuar nga kristianët, nuk do “t’i bënte mirë” faktit se kjo fe është vertet monoteiste.
Islami thotë: “La Ilahe Il Allah” përkthyer “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut”; që na vjen si një shenjë e pastër e monoteizmit të vertëtë. Edhe pse ka shumë figura të rëndësishme në Islam, siç është pejgamberi Muhamed (profeti), asnjëri prej tyre nuk paraqitet si “bir i Zotit”. Muslimanët thonë se është e pamundur që Zoti të ketë fëmijë. Në Islam ka vetëm një Zot, vetëm Një që duhet të jetë i adhuruar, por që nuk ka as fëmijë e as prindër. Mrekullitë në Krishtërim janë ringjallja e Jezusit, ecja e tij mbi ujë apo shërimi i të sëmurëve, gjëra që në Islam, paraqiten si dukuri që mund të ndodhin vetëm prej vullnetit të Allahut.
Mrekullitë në Islam, janë se si një njeri jetim, i varfër, që nuk dinte të shkruante e lexonte, zbret një libër në Mekë, pas një mbrekullie që i ndodh pasi ai i lutet Zotit të tij, ndërkohë që askush tjetër nuk e bënte.
Nëse Zoti ka fëmijë, jemi ne, dhe jo persona të caktuar, siç tregon Krishtërimi. Gjithçka ndodh me vullnetin e Zotit, dhe jo me dëshirën e ndokujt. Nuk ka më të lartë se ai, apo të njejtë si ai, nëse ai ka fëmijë, ata jemi ne. Zotëruesit dhe manipuluesit nuk duhet të jetojnë së bashku...

Burimi explorerunivers
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.