Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Babai nga Kosova me 4 djemtë në Zvicër mbanin si skllave 4 vajza për 16 vjet

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,610

Babai nga Kosova me 4 djemtë në Zvicër mbanin si skllave 4 vajza për 16 vjet​

Nga
American Eye




Një baba nga Kosova (Albrim F.) bashkë me 4 djemtë e tij ka mbajtur në Zvicër, 4 vajza si skllave për 16 vjet.

Kjo histori tronditëse është publikuar nga gazeta “Blick”, ku në artikull nënvizohet se gratë u mbajtën si skllave për 16 vjet – pa e vënë re askush.

Viktima e parë, sipas “Blick”, ka qenë nga Shqipëria. Dyshohet se babai i 4 djemve kishte zgjedhur këto vajza për djemtë e tij në Zvicër. Ato ishin të moshës mes 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave.

“Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte burrin e saj vetëm nga fotot. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve”, thuhet në shkrim.

Javën e ardhshme prindi kosovar dhe katër djemtë e tij do të dalin para gjyqit të qarkut në Moutier, në kantonin Jura afër Bernit. Sipas aktakuzës gratë janë izoluar, kërcënuar, përdhunuar dhe mbajtur si skllave. Ndërkohë të arrestuarit mohojnë akuzat.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i tyre.

Më 2019, sipas gazetës zvicerane, gratë arritën të ikin nga banesa ku mbaheshin. Tani janë në një vend të sigurt dhe mbrohen nga autoritetet.

Avokati i grave të dëmtuara deklaroi me vetëbesim se pas trajtimit të keq të viktimave qëndron “Kanuni mesjetar shqiptar”.
 
Last edited:
Po sikur kto femrat të ishin vajzat e tij apo motrat e tyre?
Njerëz monstra???
Kto duhet ti lesh pa vegla, që u shofshin dhe dritë dielli mos pafshin më me sy ???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.