Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Azem Shkreli

.

Larguar.
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 12, 2020
Mesazhe
12,251
Vetem Zoti dhe poetet e pakte si Azem Shkreli mund te krijojne drite dhe universe me ane te FJALES.

AJO QE S`E THEM
(Azem Shkreli)

Ajo qe s`e them s`eshte foshnje qe perkundet
kot se koti dhe rritet. S`eshte as vala
qe lyp brigje te tjera dhe nuk mundet.
Eshte urim per te cilin digjet etjes fjala.

Ajo qe s`e them s`eshte hije. As tehu qe hasi
ne gurin e se pathyeshmes dhe u lakua n`deshperim.
Dhune e dhembe eshte. Klithja qe plasi
kupen e endjes sate dhe te durimit tim.

Ajo qe s`e them s`eshte kulle e shembur brenda,
s`eshte denim i dashjes dhe nuk eshte e huaj.
Njerez e njolla e gjithe c`iu permenda,
ajo nuk eshte guri im mbi varrin tuaj.

Ajo që s`e them s`është heshtje. As magjia
e lashtë e asaj që ia dimë të fshehura halët.
Dhe do t`i trembet kobit të vet zbaztia
kur t`ia flak unë fytyrës leckat, fjalët.
 
Last edited by a moderator:
AZEM SHKRELI
(1938-1997)

193555.jpg



Azem Shkreli është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë,
poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më me
peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo
i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e
euforisë kolektive.
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar
Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka
qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor
në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit
1997.
Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E di
një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë:
Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatë
nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janë
përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të
fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit
të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së
sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër
poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë",
botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë
dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka
mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të
kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në
prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën
e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit. Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme
në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke
selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë
shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me
tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...
Azem Shkreli(1938-1997) zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e
zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është
më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu,
ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin
e euforisë kolektive.
 

ÇKA MËSOVA UNË​


(Kenge gegërishte)

Me u ra tërthoreve në trup
Me ndie andjet tue lehë
Me ra mbas xixave n'pup
Me u ndjetë dhimbjeve n'teh
Me shkel parashëm n'për tokë
N'venë t'fjalëve mos me u deh
Me i ndreqë muret me kokë
Me thanë fat kobi ku je
Mos me dashtë ngushëllim
Me folë pa hile me mikun
M'u varë n'çengelin tim
Me ndezë kandila të fikun
Me i vënë vetimët ne sy
Me mat me dorë në zemër
Me gjerbë e mos me pështy
Me prek Akilin ne themër
Ndër sqota mos me u mekë
Me dashte si me vdekë
Me vdeke si me luejtë
 

BREGU I MOLLËS​


Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës
Ku mollët veç i kujtonim të kuqe
E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume
As mrizi degëbigë mes të cilave
Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë
Kurrgjë s'qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh
Që ra shi i mbarë e na e fiku
Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet
Se digjen more malet e na flet Shaban Syla
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot
Po kush i paska prekur
Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha
Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari
Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë
Në gjeth paje dhe me fyell
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve
Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujëhollë
Gurra e Magjupit ujëmirë
Ku pinim në fletë kërsane
As gjollat e kuqe as
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
Veç toka e vjetër dhe era
Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë
Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha
Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjë nuk gjeti
Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë
Ose të më thonë
Të gjitha janë këtu të gjitha janë
Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave
 

NATA NË KËSHTJELLË​


I mbrami peshkatar me ditën e bjerrun n’rrjeta
Po kthehet. Unë eci duke prekur nëpër mur
Pas zërit të heshtjes zvarem ngadalë përpjetë
Hapin gur e kam. Edhe zemrën, gur.

Ja, tani kështjellës i kam hypë përmi
Vonë është terr. Nata, disi lëmekur
Merr frymë n’për vrimat që mezi shihen zi
Dhe ankthëm m’kundrojnë si sytë e prindit t’vdekur.

Mejtuar si fëmija i shkruaj do emra n’rrasë
E m’duket dashurisë sonë ia fala një grimë amshim
Por gjerbë e rigës s’motit gurin do ta plasë
T’parën pranverë duke tallë mashtrimin tim.

Prandaj me dorë, drithtueshëm, pak’ nga pak’
Faqen e shkëmbit fërkoj si vashën. Dua të fshi
At marri t’vogël. Vesë? jo, por gjak
I vokët kullon gishtat t’mij.

Harroj përse, e si, e nga kam ardhë.
Harroj të flas, të lëviz. Harroj pa parë
E ndër gërmadha bëhem një copë gërmadhë,
Një gur mbi gur që gurit s’don të ndarë.
 

DHJATË E RE​


Sikur erdhën, panë e bënë e shkuan
Do bjerë edhe mbi ne njëherë këmbona
Vinë të etur tjerë. Njësoi afshëm duan
S’jemi ne. Por nuk mungon e jona.

Thot njeriu dhe zbret i urtë ndër bimë
Djalli e di se në ç’vend u poqën të parat
Pemë të mendimit të mirë. Me urtinë
E kësaj dhjate ne stërpikim arat.

Shollit të ditës s’i duhet spermë komete
Ky lloj Shën Njeriu don bibël të re
Një fe tjetër. Fe besimi në vete
Amen. Koha jonë s’guxon të kohosh pa ne.
 

KAFSHA E ZEZË​


Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Një langua leh e s'ik as lidhet
Ulurin përmotshëm mbase së ligës
Ja ndjen erën diku në gjakun tim
Ai rrëmbimit të vet i turret digë
Rreptas pastaj etur merr gufim
Tej durimit dhimshëm. Të trazuara
Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi
Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara
Bredhin mëllefit të vet me zhauri
Dhe leh kafshë e zezë e s'ik as lidhet
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Ja që kështu na qenka kafshë e dehur
Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten
Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur
Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten
Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera
 

MA KTHENI LIRIKËN E ZOGUT​


Ka kohë që nuk s’ia kuptoj cicërrimën
Në një degë më vishet murgu
Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë
Në degë tjetër i bie një teli
Të ndezur,ajri dhe uji përzjarren
Në të tretën i marrin metal flatrat
Bëhet plumb në qiellin prej lamarine
Ushtarë që po shkoni, ma ktheni
Zogun tim, lirikën e bukur të zogut
Ka kohë që nuk këndon zogërisht.


ORIGJINE​


Err e terr mergon ditet
I mbyll me net te gjata

Ne dac pi gjak pas thoit
Ne dac jep mish nga ashti

Ec kepute nga bima jote
Faren e hidhur te hitherit

A thua s’ishim tjeter vec
Theker ne thunder te kalit
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.