Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ata/ato si une…..

Mignonne

S.E.N.T.??
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Gush 8, 2020
Mesazhe
51,349
Ato si unë të dhurojnë ëndrra, madje edhe kur rrezikojnë të mbeten pa to.
Ato si unë të japin shpirtin,
sepse një shpirt i vetmuar është si një pikë në shkretëtirë.
Ato si unë të shtrijnë dorën e të ndihmojnë të ringrihesh,
duke marrë parasysh rrezikun që mund të bien vetë,
Ato si unë shohin përpara,
edhe pse zemra u mbetet gjithmonë disa hapa pas.
Ato si unë kërkojnë sensin e jetës dhe,

kur e gjejnë atë,
përpiqen t’jua mësojnë atyre që vetēm mbijetojnë.
Ato si unë, kur duan, duan përgjithmonë,
dhe kur heqin dorë të duan kjo vetëm për shkak se
fragmente të vogla të qënies luajnë pa krahë me duart e jetës.
Ato si unë ndjekin një ëndërr
që t’i duan për atë që janë
dhe jo për atë që do të mund të kishin qenë.
Ato si unë bredhin nëpër botë në kërkim të atyre vlerave që, tani,
kanë rënë në harresën e shpirtit.
Ato si unë do të dëshironin të ndryshonin,
po të ndodhte, do të bënte që të lindnin përsëri.
Ato si unë këlthasin në heshtje,
sepse zëri i tyre nuk ngatërrohet me lotët.
Ato si unë janë ato që ti gjithmonë arrin t’jua thyesh zemrën,
sepse ti e di që ato të lenë të shkosh pa të kërkuar gjë.
Ato si unë dashurojnë marrezisht, duke e ditur se në këmbim
nuk do të marrin veç thërrime.
Ato si unë ushqehen me fare pak, dhe për fat të keq, aty e bazojnë ekzistencën e tyre.
Ato si unë kalojnë pa u vënë re.
por janë të vetmet që me të vërtetë do të të donin.
Ato si unë janë të vetmet që, në vjeshtën e jetës tënde
do të ndjesh keqardhje
për të gjitha ato që mund të kishin dhënë ty dhe …
që ti nuk ke dashur kurrë.

Po ata/ato si ju si jane??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.