Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Argumenti dhe Argumentimi

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,624
Gjatë pjesëmarrjes nëpër diskutime të ndryshme në forum, shohim shpesh herë tre lloje të ndryshme shkrimesh (postimesh). Nga njëra anë, ekzistojnë shkrime të zhveshura nga pikëpamja strukturore, si për shembull, replikat e çastit, mungesa e qendrimit ndaj një çështje të parashtruar, etj. Nga ana tjetër, përballem me shkrime të cilat marrin një formë strukturore, për arsye se paraqitet një argument, një qendrim i autorit (le t’i konsiderojmë anëtarët si autorë për hir të kësaj teme). Mirëpo, në këtë pikë, shkrimet kategorizohen në bazë të strukturës së rrjedhës të logjikës apo arsyetimit të tyre, që do të thotë se kemi argumentim të dobët dhe argumentim të plotësuar (të fortë, të qendrueshëm).

I shtyrë nga këto tre kategori shkrimesh, vendosa të hap këtë temë me objektivat në vijim. Së pari, do të paraqes një përkufizim të detajuar të argumentit: struktura, investigimi i shkrimeve nga pikëpamja argumentative, identifikimi i argumentit, linjës së arsyetimit dhe konkluzioneve. Së dyti, do të ekspozoj forcën e një argumenti (pra, shkallën e qendrueshmërisë së linjës së arsyetimit deri në pikën ku rrjedhin konkluzionet), bazuar mbi kategorizimet e ndryshme të argumentëve.

Pra, objektivi qendror i kësaj teme është paraqitja e strukturës së argumentit, identifikimi dhe analiza e argumentit dhe argumentimit të një teze, si dhe ekspozimi i fuqisë së një argumenti të dhënë (në bazë të klasifikimeve të tij), duke ndjekur planin e mëposhtëm (tentativ):

I. Argumenti
1. Argumenti dhe struktura e tij
2. Identifikimi i linjës së arsyetimit

II. Argumentimi
1. Argumenti deduktiv
2. Argumenti induktiv
3. Falsitetet (Tipet e argumentimit të gabuar ose të dobët)
3.1. Specifikimi i falsiteteve
3.2. Ndërtimi i argumentimit logjik

III. Referenca për lexim të mëtejshëm

Pjesa ku do të ndalemi më gjatë është pika 3, Falsiteti, sepse linja e arsyetimit apo argumentimit logjik është pikëprerja e thyerjes së argumentit me qendrueshmërinë e tij.
 
I. Argumenti

1. Ç’është Argumenti


Të gjithë ne na është dhënë rasti të shkruajmë një esse, të përpilojmë raportin e një kërkimi shkencor, dikujt edhe të shkruajë një libër letrar ose jo. Për të përpiluar edhe shkrimin më të vogël, na është dashur të shqyrtojmë materiale të shumta, të cilave u referohemi me emrin ‘burime’. Në të vërtetë, meqenëse leximi i burimeve të shumta paraqet një detyrë të vështirë dhe të gjatë, problemin e shqyrtimit të burimeve e kemi tejkaluar duke cekur materialet bazë. Në procesin e ‘cekjes’ së materialeve, jemi përqëndruar (ose të paktën ashtu supozoj) tek seksioni hyrës i burimit, si dhe tek paragrafet përfundimtare të këtij të fundit, ku kemi arritur të gjejmë konkluzionet e shkrimit. Për këtë arsye, kemi arritur të kuptojmë qëllimin e përpilimit të materialit, pra, çështjen kryesore që trajtohet për krah me qendrimin e autorit ndaj asaj çështje. Megjithatë, para se të nxirrnim përfundimet tona, na është dashur të gërmojmë më thellë në materialin bazë për të shqyrtuar, në mënyrë kritike, ‘zinxhirin’ e arsyetimit të përdorur për të arritur në konkluzionin e dhënë. Është pikërisht ky lexim dhe shqyrtim kritik që na intereson të zhvillojmë më së gjeri.

Në përgjithësi, për secilin autor që lexojmë, apo për çdo material bazë (burim) që shqyrtojmë, duhet të jemi të aftë të kryejmë dy pika kryesore. Së pari, duhet të identifikojmë qendrimin specifik që autori mban ndaj një çështje të caktuar (dhe të parashtruar). Së dyti, duhet të identifikojmë mënyrat ose formulimin që autori ka përdorur për të suportuar qendrimin e tij. Nëse arrijmë të identifikojmë qendrimin dhe formulimin (ose paraqitjen) e evidencave suportuese, atëherë kemi arritur të identifikojmë argumentin e materialit të dhënë.

Paraqitur në mënyrë skematike sipas gjykimit të shëndoshë, argumenti ka formën e mëposhtme:

Argumenti = Perfundimi + Arsyetimi

Ata që kanë vizituar Parthenonin, mund të bëjnë analogjinë se Parthenoni është argumenti, përfundimi është pedimenti, dhe arsyetimi është tërësia e kolonave, të cilat suportojnë pedimentin:


Teksa paraqitja strukturore e argumentit është dhënë në mënyrë atomike dhe të përgjithshme, shpeshherë mund të hasen argumente, arsyetimi kryesor i të cilëve suportohet në mënyrë rekurrente nga arsyetime dytësore. Edhe në këtë rast, koncepti i argumentit nuk humbet (nga pikëpamja strukturore). Natyrshëm, lindin pikëpyetje të tipit “jo çdo strukturë e tillë mund të konsiderohet argument.” Faktikisht, çdo strukturë pohimesh që përbëhet nga një tërësi përfundimesh të suportuara nga një tërësi arsyetimesh përbëjnë një argument. Atëherë, pikëpyetjet lindin tek fuqia ose qendrueshmëria e një argumenti të dhënë. Këtë do ta diskutojmë gjerë e gjatë më vonë.

Po japim një shembull të thjeshtëzuar. Konsideroni pohimin e mëposhtëm:
S’ka gjë të keqe me konsumimin e alkoolit, sepse sapo pashë një sondazh, ku mbi 80% e njërëzve e përdorin rregullisht.

Ky është një argument, sepse mund të idenfikojmë fare qartë përfundimin, i cili është: “S’ka gjë të keqe me konsumimin e alkoolit.” Gjithashtu, mund të identifikojmë arsyetimin: “Sepse 80% e njerëzve e përdorin rregullisht”. Pra, identifikuam përfundimin bazuar mbi arsyetimin: “Pse ky përfundim?” – “PËR SHKAK TË këtij arsyetimi.” Sigurisht, qendrimi i autorit të këtij argumenti është implicit, por i qartë: ai është në favor të konsumimit të rregullt të alkoolit.

Pohimi i mësipërm nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht i vërtetë, apo i fortë (i qendrueshëm). Për hir të përcaktimit të strukturës, na mjaftojnë shembuj të thjeshtë, të fortë ose jo, argumentesh.

Për ta mbyllur, po paraqes një shembull tjetër argumenti, pa gjykuar mbi qendrueshmërinë e tij:
Patjetër që Zoti ekziston! Nëse nuk do të ekzistonte, atëherë e gjithë baza morale do të humbte dhe bota do të kthehej në një vend të lemerishëm.
Identifikojmë përfundimin (konkluzionin) fare qartë: “[Patjetër që] Zoti ekziston”. Arsyetimi përkatës për suportimin e këtij konkluzioni përbëhet nga dy evidenca: e para lidhet me bazën morale, “[sepse përndryshe] baza morale do të humbte”, dhe e dyta është më e drejtpërdrejtë: “[sepse përndryshe] bota do të kthehej në një vend të lemerishëm”. Edhe njëherë, nuk do të diskutojmë rreth vërtetësisë së këtij pohimi. Mjaftoi që treguam se ky pohim dhe paraprijësi janë argumenta.

Më lart përmendëm se mund të identifikojmë një linjë arsyetimi në mënyrë rekurrente. Pra, jepet përfundimi kryesor, i cili suportohet nga një arsyetim. Ky arsyetim suportohet nga një nën-arsyetim, e kështu me rradhë. Këto nën-arsyetime janë, në fakt, evidenca për mini-argumentin. Ky mini-argument është, në të vërtetë, një arsyetim kryesor i përfundimit kryesor. Në këtë mënyrë, formohen paragrafet, essete, librat, vëllimet e librave, etj.
 
2. Identifikimi i Linjës së Arsyetimit

Dy shembujt e dhënë më lart përfaqësojnë dy argumente fare te thjeshta, të cilat nuk hasen shpesh nëpër shkrime akademike. Në këto të fundit, argumenti paraqitet nëpërjet një linje arsyetimi, e cila fillon me qendrimin e autorit, vijon me zinxhirin dy-palesh mini-argument + arsyetim, dhe përfundon me nje konkluzion që mbështet qendrimin e shprehur më parë (në mënyrë eksplicite ose jo). Argumentit kryesor të një esseje (shkrimi, raporti, kërkimi, etj.) i referohemi më përgjithësisht si tezë. Pra, teza e një materiali është argumenti kryesor, i cili suportohet nga një linjë arsyetimi. Ne çdo hallkë të zinxhirit të arsyetimit gjejmë një argument dhe evidencat përkatëse. Meqenëse çdo argument suportohet (sado fort ose dobët), atëherë edhe teza (argumenti kryesor) do të suportohet eventualisht, saqë në fund të materialit, del përfundimi i autorit. Se sa e fortë është linja e arsyetimit, kjo varet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshme nga qendrueshmëria e cdo (mini-) argumenti të kësaj linje.

Siç mund ta merrni me mend, hallkat e kësaj linje argumentimi mund të konvertohen në paragrafe, ku çdo paragraf ekspozon pikën e tij (mini-argumentin) dhe vijon me evidenca në favor të asaj pike. Më tej, paragrafet duhet të lidhen në mënyrë logjike, për të suportuar në këtë mënyrë tezën (ose argumentin kryesor) të paraqitur në fillim të materialit.

Qendrueshmëria logjike e linjës së arsyetimit varet gjithashtu edhe nga shkalla e qartësisë së shprehjes së tezës nga autori. Nëse një material i dhënë nuk ka një tezë të deklaruar qartë (pra, edhe një qendrim të autorit), atëherë linja e arsyetimit mund t’i kalojë kufijtë logjikë, duke implikuar argumente të tërësisë së falistetit. Për këtë do flasim në vazhdim, por paraprakisht po ri-shkruaj një postim që kam bërë më parë.

Me pak fjalë, struktura e një shkrimi akademik dhe përbërja e linjës së arsyetimit mund të përmblidhet si më poshtë.

Teza Për të filluar një shkrim të çdo lloj forme, duhet të perpilosh një tezë (ose një pikë kryesore), ta deklarosh atë në kokën e shkrimit, të shpallësh qendrimin tënd ndaj saj, dhe ta përkrahesh këtë qendrim gjatë gjithë shkrimit duke ndjekur një lineancë mjaftueshmërisht logjike. Kjo linjë përmbledh dy përbërës kryesorë: logjikën informale dhe mendimin kritik. Këtyre komponentëve i referohemi si linjë argumentimi të tezës së shprehur në fillim.
Teza mund të marre forma te ndryshme retoriku, duke qenë edhe atomike në vetvete.

Argumentimi Në vazhdim, autori duhet të sigurojë mjaftueshmërisht shumë evidenca në favor të tezës që ka parashtruar. Këto evidenca mund të marrin formën e fakteve (shkencore, historike, etj.), shembujve të mjaftueshëm në favor të qendrimit të shprehur, ose një shembull i gjatë por i logjikshëm dhe i kompletuar. Si do që të jetë, këto evidenca përfshihen nën termin 'argument'. Një argument i çfarëdoshëm duhet të përfaqësojë një hallkë të fortë të linjës logjike të argumentimit. Prandaj, paraprijësi dhe pasuesi i një argumenti të dhënë duhet të jenë të lidhur në mënyrë logjike dhe transitive, duhet të vijojnë. Gjithashtu, një argument mund (ose duhet) të përmbajë pretendime të autorit, përfundime të ndryshme, ose pohime themelore.

Në mënyrë që të mbrojë qendrimin e vet duke përdorur linjën e tij të argumentimit, autori duhet të marrë parasysh pikat e mëposhtme:

- A ekziston ndonjë shpjegim 'ndryshe' që mund t'i dobësojë argumentat e dhënë?
- A janë të lidhur logjikisht komponentët e çdo argumenti të dhënë?
- A ekzistojnë kundërshembuj të fortë ndaj pohimeve të një argumenti të dhënë?
- A ekzistojnë evidenca krahasuese ndaj pretendimeve të dhëna në një argument?
- Si mund ta përforcoj arsyetimin e një argumenti të dhënë?

Duke mbajtur ndër mend këto pyetje, autori bëhet bindës dhe e përforcon linjën e tij të argumentimit me fakte, evidenca, dhe shembuj të fortë e të zgjedhur. Në këtë mënyrë, ai përforcon karakteristikën analitike te shkrimit dhe, për pasojë, anën logjike të vijueshmërisë së 'hallkave' të argumentimit.

Perfundimet Në fillim, autori jep tezën dhe qendrimin e tij. Në vazhdim, ai përdor një linjë logjike argumentimi. Në fund, është e domosdoshme të përpilojë shkurt dhe saktë perfundimet (konkluzionet) në favor të qendrimit të tij.

Si përfundim, në një artikull të dhënë, Koka (teza+qendrimi i autorit)<-->Trupi (argumentimi i autorit)<-->Fundi (konkluzionet e autorit), përfaqësojnë (me pak fjalë) mënyrën akademike të të shkruarit.

Në çdo shkrim, mjafton të identifikohet konkluzioni dhe qendrimi (pra, argumenti kryesor) i autorit, sepse këto përbëjnë tezën. Më tej, në çdo paragraf, kërkohet për evidenca (arsye, arsyetime) në favor të tezës themelore. Konsiderohet, gjithashtu, vijueshmëria logjike e këtyre evidencave në favor të argumentit themelor.

Në postimet e ardhshme do të ndalem tek tërësia e argumenteve false (të gabuara, të dobta), duke përkufizuar të gjithë grupet e tyre krah më krah me shembuj realë.
 
II. Argumentimi


Më sipër ekspozuam strukturën e argumentit, duke dhënë një formulë (argumenti = përfundimi + arsyetimi) si një ndihmesë për identifikimin e tij. Në terma të tjerë, argumenti përbëhet nga një konkluzion (qendrim, pohim) si dhe nga të paktën një premisë (arsyetim). Siç u përkufizua më lart, premisa (arsyetimi) jepet si evidencë për të suportuar konkluzionin, i cili është pretendimi (qendrimi) i shprehur paraprakisht në formën e tezës, ose i nënkuptuar deri në fund (ku shprehet në mënyrë eksplicite).

Në vija të përgjithshme, argumenti ndahet në dy kategori: deduktiv dhe induktiv.


1. Argumenti Deduktiv

Një argument quhet deduktiv kur premisat e tij (ose pohimet, ose linjat përkatëse të arsyetimit) sigurojnë (të paktën me shqyrtim të parë) evidenca të mjaftueshme në favor të konkluzionit. Pra, nëse pretendohet se premisat e argumentit garantojnë konkluzionin e dhënë, atëherë argumenti cilësohet deduktiv. Prandaj, do të ishte tejet e paqendrueshme nëse do të pohohej se premisat janë të sakta ose të qendrueshme, por konkluzioni del i gabuar (fals).

Përkufizimi i mësipërm është bashkërenditës dhe i prerë, sepse një argument deduktiv ose është i tillë në bazë të kritereve të dhëna në përkufizim, ose nuk mund të quhet argument. Pra, nuk mund të konsiderohet deduktiv një argument i cili përmban disa pohime të vërteta dhe disa pohime të gabuara, sepse asnjë nga këto pohime të bashkërenduara nuk do të nxirrnin vërtetësinë e konkluzionit.

Argumente deduktive hasim shpesh në shkencat natyrore. Për shembull, silogjizma është një argument deduktiv i rëndësishëm në shumë prova matematikore. Për thjeshtësi, konsiderojmë rastin e mëposhtëm:
Të gjithë liderët e forumit janë oligarkë. Borix është lider forumi. Prandaj, Borix është oligark.

Premisat e kësaj silogjizme janë dy fjalitë e para. Konkluzioni është fjalia e fundit, nisur nga premisat. Ky argument është deduktiv, sepse konkluzioni i nxjerrë vërtetohet nga dy premisat, po të konsiderohen absolutisht të vërteta. Kjo do të thotë se, nëse premisa e parë nuk është e vërtetë, atëherë nuk është e thënë që Borix të jetë oligark. Pra, konkluzioni shpallet nga premisat.


2. Argumenti Induktiv

Një argument quhet induktiv kur premisat e tij sigurojnë (të paktën me shqyrtim të parë) një farë niveli mbështetje (por, jo domosdoshmërisht mbështetje të plotë) për konkluzionin. Pra, linja e arsyetimit rrit gjasat që konkluzioni të jetë i vërtetë. Siç nënkuptohet nga përkufizimi, induksioni na lejon më shumë hapësirë për të gjykuar rreth konkluzionit. Pra, një argument induktiv është i suksesshëm sa herë që premisat e tij paraqesin evidenca të pranueshme (dhe logjike) në mbështetje të vërtetësisë së konkluzionit.

Fleksibiliteti i argumentave induktivë i jep linjës së arsyetimit mundësinë që as të mos pranohet si absolutisht e saktë, as të mos hidhet poshtë si absolutisht e gabuar. Prandaj, mund të pohojmë se një argument induktiv i dhënë është relativisht më i qendrueshëm ose më i dobët se një argument tjetër induktiv.

Argumentet induktive nxjerrin një përfundim të përgjithshëm bazuar mbi një numër të fundëm premisash të cilat dëshmojnë drejt atij përfundimi. Konsiderojmë shembullin e mësposhtëm:
1. Planeti Mërkur rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit
2. Planeti Venus rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit
3. Planeti ynë rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit
4. Planeti Mars rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit
Atëherë, edhe planeti Pluton rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit.

Pra, nisur nga katër fakte bazë (premisa), ne nxjerrim, në mënyrë induktive, konkluzionin se planet Pluton rrotullohet rreth diellit. Ne dimë që ky konkluzion është i vërtetë. Por, në dy-tre shekuj më parë një premise e tillë si premisa 3 (e jo më konkluzioni) do të dukej absurde dhe qesharake. Pra, vërtetësia e konkluzionit bazohet në disa – por jo absolutisht në të gjitha – premisat. (Vëreni shprehjen ‘në trajektore eliptike’. Nëse kjo nuk do të ishte përdorur, atëherë argumenti nuk do të quhej i plotësuar.)

Në përgjithësi, argumentimi induktiv paraqet dy problema kryesore. Së pari, mund të mos kemi shumë evidenca (premisa të tjera) në dorë për të nxjerrë një konkluzion të përgjithësuar. Nisur nga shembulli i mësipërm, fakti që ne vërejmë se planetet ‘e vegjël’ rrotullohet në trajektore eliptike rreth diellit, nuk do të thotë se edhe planeti Pluton ndjek një trajektore të tillë, por jemi të sigurt se është kështu (sigurisht, Newton e vërtetoi dhe e përgjithësoi për cdo objekt qiellor).


Si përfundim, argumentimi deduktiv pretendon se garanton plotësisht konkluzionin e paraqitur, ndërsa argumentimi induktiv thjesht rekomandon konkluzionin e paraqitur.

Në vijim, do të paraqes disa pika kryesore rreth vlefshmërisë dhe falsitetit të argumentave deduktivë dhe induktivë, duke vijuar me kategoritë e ndryshme të argumentave që konsiderohen të dobta ose false.
 
3. Falsitetet


Që të vlerësohet objektivisht vlefshmëria e një argumenti, duhen ekspozuar paraprakisht tipet e dobta ose false të argumentave. Ky është edhe një nga objektivat e kësaj teme. Më poshtë vijon lista e falsiteteve që do të ekspozoj më në detaj në vazhdim.

• Argumentim Ad Hominem (Rrethanor dhe “Gjithashtu dhe Ti”)
• Argumentim Ad Ignorantiam
• Petitio Principii
• Përgjithësimi i Njëanshëm
• Falsiteti “Straw Man” (Falsiteti i "Dordolecit")
• Falsiteti i Justifikimit
• Falsiteti Non Sequitur
• Falsiteti i Dykuptimshmërisë (Ekuivokimit)

• Argumentim në bazë të Autoritetit
• Argumentim në bazë të Besimit (Famës)
• Argumentim në bazë të Traditës
• Argumentim në bazë të Pasojave të Besimit
• Argumentim në bazë të Ndjenjave
• Argumentim në bazë të Frikës
• Argumentim në bazë të Lajkës
• Argumentim në bazë të Risisë
• Argumentim në bazë të Mëshirës
• Argumentim në bazë të Talljes
• Argumentim në bazë të Zemërimit

• Përbërja
• Shkak i Diskutueshëm (Cum Hoc, Ergo Propter Hoc)
• Shkak i Gabuar (Post Hoc, Ergo Propter Hoc)
• Injorimi i një Shkaku të Zakonshëm
• Ndarja
• Të Menduarit Bardhë e Zi
• Falsiteti i Kumarxhiut
• Falsiteti Gjenetik
• Argumentim në Bazë të Shoqërisë së Keqe
• Atakimet Personale
• Përgjithësim i Nxituar
• Falsiteti i Gjakftohtësisë
• Gjallërimi Çorientues
• Perdja e Tymit
• Falsiteti i Subjektivizmit
• Hunda e Gamiljes (Reductio Ad Absurdum)
• Deklarimi i Veçantë
• Në Qendër të Vëmendjes
 
Ç’është Falsiteti

Hasemi shpesh me gabime të formave më të ndryshme dhe përdorim po aq shpesh justifikimin “çdo njeri gabon”, justifikim të cilin e admiroj, pasi ka merituar të klasifikohet si veçori e mendësisë së përbashkët. Por, po të tregohemi të kujdesshëm, do të vërejmë se justifkimi i mësipërm “shfajëson” gabimet faktike, që lindin atëherë kur gabojmë rreth një sërë faktesh të dhëna (të paraqitura). Nga ana tjetër, ekzistojnë përgjithësisht edhe gabimet në arsyetim. Këtyre të fundit i referohemi me termin falsitet.

Më në detaj, falsiteti është një argument (bazuar në përkufizimin strukturor të argumentit: përfundim + arsyetim), premisat e të cilit nuk sigurojnë evidenca të mjaftueshme për përfundimin përkatës. Meqenëse argumentet ndahen në dy kategori – deduktive dhe induktive – është e pritshme që edhe falsitetet (argumentet e dobëta, të gabuara) të kategorizohen njëlloj. Pra, falsiteti deduktiv konsiderohet një argument i cili është i pavlefshëm (ose i pavend), sepse mund të përmbajë premisa të vërteta teksa konkluzioni është i gabuar (fals). Më tej, falsiteti induktiv është një argument i cili duket si induktiv (me shqyrtim të parë), por premisat e tij nuk paraqesin evidence të mjaftueshme në favor të konkluzionit (i cili është i përgjithshëm, siç argumentuam më lart). Kjo do të thotë se, megjithëse premisat e dhëna mund të jenë të vërteta, ato nuk i rrisin gjasat e vërtetësisë së konkluzionit. Një shembull i falsitetit induktiv (falsitet, ky, më pak i dallueshëm) është argumenti i mëposhtëm:
“Charlize Theron është aktore e përkryer. Umma Thurman është aktore e përkryer … Al Pacino është aktor i përkryer. Të gjithë aktorët hollivudianë janë të përkryer.”
Konkluzioni (fjalia e fundit) nuk ka probabilitet të lartë për të qenë i vërtetë, nisur nga disa premisa (fjalitë e para) që mund të jenë të vërteta. (Krahasojeni këtë shembull falsiteti induktiv me shembullin e dhënë më lart për argumentin induktiv rreth trajektores së planeteve.)
 
Falsiteti ‘Ad Hominem’


Përkthyer nga latinishtja, ‘Ad Hominem’ do të thotë ‘kundër personit (njeriut)’. Nën kategorinë ‘Argumentum Ad Hominem’ përfshihen të gjithë falsitetet, ku një përfundim, pretendim, apo argument hidhet poshtë në bazë të ndonjë fakti të pavend rreth autorit që ka prezantuar atë përfundim, pretendim, apo argument.

Ky falsitet përbëhet nga dy pjesë. Tek e para, goditet karakteri i autorit të argumentit nën shqyrtim, apo rrethanat e tij. Tek e dyta, kjo goditje merret si evidencë për të suportuar argumentin e ‘goditësit’:

Pra, autori deklaron një përfundim. Goditësi atakon karakterin e tij dhe konkludon se përfundimi i tij është gabim. Ky lloj argumentimi nga ana e goditësit është një rast tipik i falsitetit ad hominem dhe mund të duket më qartë në shembullin e mëposhtëm:

Një anëtar i Partisë Socialiste:
“Pra, sipas rezultateve të kërkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri shfaqin parregullsi në procesin e votimit.”
Një person tjetër:
“Ti je socialist, s’do mend që do të pohosh atë. Prandaj, unë nuk të besoj.”

S’do mend që të gjithë ne e kemi hasur këtë shembull falsiteti (madje, edhe kur nuk je anëtar partie). Vëreni që kam shtuar frazën “sipas rezultateve të kërkimit tim shkencor”. Nëse ajo frazë do të mungonte, atëherë do të ishte më e vështirë ta cilësonim personin e dytë si një person goditës, megjithëse argumenti do të ishtë sërish ad hominem.



Raste specifike të argumentimit Ad Hominem


Rasti “Gjithashtu dhe ti”


Ky rast është një formë e zankonshme e falsitetit ad hominem dhe ndodh atëherë kur goditësi bazohet në ‘të shkuarën’ e autorit të argumentit nën shqyrtim. Pra, rrjedha logjike është si më poshtë:


Shembulli i mëposhtëm e qartëson këtë rast falsiteti:

Një anëtar i Partisë Socialiste:
“Pra, sipas rezultateve të kërkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare t në Shqipëri shfaqin parregullsi në procesin e votimit.”
Një person tjetër:
“Kështu the edhe për zgjedhjet e kaluara, të cilat dolën që ishin të rregullta. Prandaj, unë nuk të besoj.”

Pra, “personi tjeter” (goditësi) merr për evidencë një gabim faktik në të kaluarën e autorit duke e goditur atë, në mënyrë që ta përdorë si evidencë për përfundimin e tij se zgjedhjet e 3 korrikut ishin të rregullta. Më specifikisht, konkluzioni i goditësit “Prandaj, unë nuk të besoj”, ka si evidencë suportuese fjalinë “Kështu the edhe për zgjedhjet e kaluara, të cilat dolën që ishin të rregullta.” Por, kjo evidencë është një falsitet Ad Hominem “Gjithashtu dhe ti”, sepse bazohet te një gabim faktik në të kaluarën e anëtarit të Partisë Socialiste.

Termi “Gjithashtu dhe ti” është ideuar në bazë të insinuancës së falsitetit në fjalë: “Edhe në të shkuarën”, “Gjithashtu edhe herën e kaluar”. Megjithatë, ky lloj falsiteti nuk bazohet vetëm në të shkuarën e autorit ‘nën goditje’. Ai bazohet edhe në veprimet dhe sjelljet e atij autori. Për shembull, nëse pranojmë si të vërtetë pëfundimin që “Duhani shkakton kancer”, dhe duke ditur që “Borix pi duhan”, atëherë një i afërm i dikujt mund të bëjë falsitetin: “Duhani s’është ndonjë gjë e keqe. Në fund të fundit, edhe ai pi duhan.”


Rasti “Rrethanor”

Ky falsitet ndodh atëherë kur një person ‘godet’ përfundimin, pretendimin, apo argumentin e një personi tjetër (autorit) duke pretenduar se autori ka argumentuar në atë mënyrë vetëm për interes vetjak. Në shumë raste, kjo ndodh për arsye të rrethanave të autorit, të cilat mund të jenë bindje politike, bindje fetare, etniciteti, e të tilla. Forma e këtij falsiteti paraqitet më poshtë:


Shembulli që kam paraqitur në pjesën ku përshkruhet falsiteti Ad Hominem është i vlefshëm edhe për këtë rast.


Në të dyja këto raste, si dhe në përgjithësi, argumenti ad hominem është po aq i fortë sa “…një shtëpi e ndërtuar në rërë.” Ky falsitet është shumë i shpeshtë (qoftë këtu në forum, ku nuk përjashtoj vetveten, qoftë edhe në jetën e përditshme shoqërore dhe shkencore).
 
Last edited:
Falsiteti ‘Ad Ignorantiam’


Përkthyer nga latinishtja, Argumentum Ad Ignorantiam do të thotë (literalisht) “argument bazuar mbi injorancën”. Këtij lloji i referohemi edhe si ‘Barra e Vërtetimit’. Falsiteti Ad Ignorantiam ndodh atëherë kur një provë apo vërtetim i nevojitur (i detyruar) bëhet në anën e gabuar të ‘barazimit’, por mund të haset shpesh edhe në rastin kur një mungesë evidence e njërit krah merret si evidencë e fortë për krahun tjetër. Verbalisht, forma e këtij falsiteti është:



Më poshtë po zgjedh dy shembuj për ta qartësuar falsitetin e këtij argumenti.

Shembulli 1 – Adaptuar nga ‘The Blind Watchmaker’ (R. Dawkins)

Një prift ka argumentuar:
“Ngjyra e lëkurës nuk është e shpjegueshme nga premisat Neo-Darwiniane. Nëse arinjtë polarë dominojnë polin e veriut, atëherë duket se nuk ka patur nevojë që ata të evoluonin me nje ngjyrë të bardhë lëkure.”

Pra përfundimi i autorit (priftit) të këtij argumentimi ka si premise bazë vështirësinë e priftit për të kuptuar premisat e Teorisë së Evolucionit. Pra, nisur nga injoranca, prifti nxjerr një pretendim për krahun tjetër (evolucionistët) dhe ua lë atyre barrën e vërtetimit. Krahu tjetër (R. Dawkins, në rastin tonë) argumenton se prifti është gabim, sepse nuk i njeh mirë premisat e evolucionit. Ky (pretendimi i priftit) është një shembull tipik i argumentimit Ad Ignorantiam.

Shembulli 2

Personi A:
“Mendoj se qeveria duhet të rrisë pagat e nëpunësve shtetërorë.”
Personi B:
“S’më duket ide e mirë; buxheti i shtetit është i vogël.”
Personi A:
“Si mund të jesh kundër rritjes së pagave?”


Mund të pohojmë se argumentimi në këtë shembull i apelon injorancës. Kuptohet në mënyrë implicite se Personi A, i cili bëri një pretendim, ia lë “shtetit” apo Personit B barrën e vërtetimit të pretendimit të tij, teksa personi B e kundërshton nisur nga ndonjë mendim praktik. Vëreni se Personi A nuk ka bërë dy pretendime, por argumentimi i tij është një: “Nuk mund të jesh kundër rritjes së pagave, prandaj mendoj se qeveria duhet t’i rrisë ato…” Në këtë formë, argumentimi ad Ignorantiam bëhet më i qartë.

Duhet të theksojmë një veti të falsitetit ad Ignorantiam. Për sa kohë që krahu të cilit i bie barra e vërtetimit nuk e suporton argumentimin e vet me evidenca të mjaftueshme kundrejt pretendimit fillestar, atëherë ky i fundit konsiderohet i vërtetë. Kthehemi për pak çaste tek shembulli 2 më sipër. Për sa kohë që “shteti” apo “Personi B” nuk vërteton pretendimin e tij se “…pagat nuk duhen rritur”, atëherë argumentimi i personit A mbetet i vërtetë. Si përfundim, nuk është e nevojshme vetëm ta përcaktojmë një argument si një falsitet ad ignorantiam, por është e domosdoshme gjithashtu të paraqesim evidenca suportuese kundrejt atij argumentimi.
 
Falsiteti ‘Ad Ignorantiam’


Përkthyer nga latinishtja, Argumentum Ad Ignorantiam do të thotë (literalisht) “argument bazuar mbi injorancën”. Këtij lloji i referohemi edhe si ‘Barra e Vërtetimit’. Falsiteti Ad Ignorantiam ndodh atëherë kur një provë apo vërtetim i nevojitur (i detyruar) bëhet në anën e gabuar të ‘barazimit’, por mund të haset shpesh edhe në rastin kur një mungesë evidence e njërit krah merret si evidencë e fortë për krahun tjetër. Verbalisht, forma e këtij falsiteti është:



Më poshtë po zgjedh dy shembuj për ta qartësuar falsitetin e këtij argumenti.

Shembulli 1 – Adaptuar nga ‘The Blind Watchmaker’ (R. Dawkins)

Një prift ka argumentuar:
“Ngjyra e lëkurës nuk është e shpjegueshme nga premisat Neo-Darwiniane. Nëse arinjtë polarë dominojnë polin e veriut, atëherë duket se nuk ka patur nevojë që ata të evoluonin me nje ngjyrë të bardhë lëkure.”

Pra përfundimi i autorit (priftit) të këtij argumentimi ka si premise bazë vështirësinë e priftit për të kuptuar premisat e Teorisë së Evolucionit. Pra, nisur nga injoranca, prifti nxjerr një pretendim për krahun tjetër (evolucionistët) dhe ua lë atyre barrën e vërtetimit. Krahu tjetër (R. Dawkins, në rastin tonë) argumenton se prifti është gabim, sepse nuk i njeh mirë premisat e evolucionit. Ky (pretendimi i priftit) është një shembull tipik i argumentimit Ad Ignorantiam.

Shembulli 2

Personi A:
“Mendoj se qeveria duhet të rrisë pagat e nëpunësve shtetërorë.”
Personi B:
“S’më duket ide e mirë; buxheti i shtetit është i vogël.”
Personi A:
“Si mund të jesh kundër rritjes së pagave?”


Mund të pohojmë se argumentimi në këtë shembull i apelon injorancës. Kuptohet në mënyrë implicite se Personi A, i cili bëri një pretendim, ia lë “shtetit” apo Personit B barrën e vërtetimit të pretendimit të tij, teksa personi B e kundërshton nisur nga ndonjë mendim praktik. Vëreni se Personi A nuk ka bërë dy pretendime, por argumentimi i tij është një: “Nuk mund të jesh kundër rritjes së pagave, prandaj mendoj se qeveria duhet t’i rrisë ato…” Në këtë formë, argumentimi ad Ignorantiam bëhet më i qartë.

Duhet të theksojmë një veti të falsitetit ad Ignorantiam. Për sa kohë që krahu të cilit i bie barra e vërtetimit nuk e suporton argumentimin e vet me evidenca të mjaftueshme kundrejt pretendimit fillestar, atëherë ky i fundit konsiderohet i vërtetë. Kthehemi për pak çaste tek shembulli 2 më sipër. Për sa kohë që “shteti” apo “Personi B” nuk vërteton pretendimin e tij se “…pagat nuk duhen rritur”, atëherë argumentimi i personit A mbetet i vërtetë. Si përfundim, nuk është e nevojshme vetëm ta përcaktojmë një argument si një falsitet ad ignorantiam, por është e domosdoshme gjithashtu të paraqesim evidenca suportuese kundrejt atij argumentimi.
?dua 6 muaj ti lexoje mo ???
 
Falsiteti ‘Petitio Principii’


Përkthyer nga latinishtja, ‘Petitio Principii’ do të thotë (literalisht) ‘të kërkosh [një premisë] si me porosi’. Ky falsitet ndodh atëherë kur bëhet një argument apo pretendim dhe quhet (drejtpërdrejt ose jo) si i vërtetë, por nuk jepen evidenca suportuese në favor të pretendimit. Për ta paraqitur verbalisht:

http://www.gigafiles.co.uk/files/4922/**************/logfals/petitio.jpg

Siç kuptohet, kjo linjë arsyetimi është e gabuar, sepse të pranosh si të vërtetë konkluzionin e argumentit nëpër premisat e këtij argumenti nuk përbën evidenca bindëse. Gjithashtu, ta marrësh vërtetësinë e çfarëdo qoftë pretendimi (premise) si të mirëqenë nuk konstituon në evidencë. Në të gjitha rastet e njëjta, këto arsye vlejnë për ta konsideruar këtë linjë arsyetimi si falsitet.

Shembulli 1

“Zoti duhet të ekzistojë. Mbi të gjitha, shumica e njerëzve besojnë në Zot.”

Sigurisht, ky shembull paraqet një argument (nga këndvështrimi strukturor), sepse jepet një përfundim (“Zoti duhet të ekzistojë”), i cili suportohet nga një pretendim apo premisë (“[sepse] shumica e njerëzve besojnë në Zot”). Autori i këtij argumenti e ka paraqitur si të mirëqenë (petitio principii) vërtetësinë e premisës në fjalë, e cila nënkupton edhe vërtetësinë e konkluzionit të dhënë. Ky arsyetim është i gabuar.


Shembulli 2
“Kjo është kështu siç them unë. Më beso, se jam më i madh se ty.”

Në të vërtetë, një fqinja ime është rreth 90 vjeç, më e madhe se mua, por është (jo për faj të saj) analfabete. Nënkuptohet falsiteti i ‘kërkimit të një premise si me porosi’, pra, ‘petitio principii’ është i gabuar logjikisht.

Ky falsitet njihet ndryshe si 'Argumentum in Circulo', si dhe 'Tautologji' (në shkencat ekzakte dhe në Logjikë).
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.