Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alma Papamihali ....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
ALMA PAPAMIHALI

193549.jpg
  • Vendlindja:
  • Tiranë
  • Mosha:
  • 47 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Qershor 1974
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♊ Binjaket


Alma Papamihali është poete dhe autore/publiciste e njohur. Alma Papamihali është rritur dhe shkolluar në Tiranë për Gjuhë Letërsi. Pasioni i saj, ka qenë që në fëmijëri poezia, por vazhdimisht angazhimi i saj ka qenë edhe publicistika. Alma gjithashtu është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani, si dhe themelusese dhe mësuese e shkollës shqipe "Iliria", po në Gjermani. Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi, është botuar në Tiranë në shtator të vitit 2007 (redaktor, Viktor Canosinaj).

Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze, apo atë rumune, (në antologjinë "Çelësi i Shpirtit"), si dhe në revista, apo gazeta të ndryshme.
 

XHELOZI VJESHTE​


Unë prisja vjeshtën ndryshe për tu ndierë,
Nën fëshfërimë të flija pak lëkundur,
Si nëpër ëndërr vërdallë të vija
Dhe të përgjoja, heshtur pa u dukur...

Më mori malli të ndihem xheloze,
Ndaj prisja vjeshtën, ndryshe për tu ndierë,
S´më bie mendja për detin e fjetur,
Për ngjyrën e bronxtë, që mora në verë...

Unë prisja vjeshtën të shtrihesha mbi gjethe,
Aty-këtu të verdhesha dhe unë,
Nuk thonë kot kur ndihesh xheloze,
Je dashuruar mbase më shumë...
 

TI IMJA DËSHIRË​


Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë...
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë...

Oh ti, ti imja dëshirë,
ndriçuar jo si dëshirë e kujtdo
që kur humbet, të zotnë me vete merr!
Pse qënke kaq ndryshe
saqë dhe heshtjen në vullkan pagëzon
dhe oaz dashurie, lindke në terr...

Oh ti, ti imja dëshirë,
me erë vjeshte parfumosur
dhe shijen e së fundit kafshatë...
Këputmë sa herë t´i friksohesh tharjes,
e nën ujitje, gjelbër-ndezur shndërromë
dhe nëse mund të ketë lindur natë...
 

SHTEGTIM PULËBARDHE​


Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur të lënit pas t´i harroj...
Por të harrosh s´mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi.
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s´kërkoj të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
I imi mall do ish´ harruar...
 

DET, O DETI IM​


Lërmë të endem
dallgëve të tua,
nuk munda dot mike
t´i bëhesha borës,
sado egërsi
të ftohtave brigje,
e di, vjen një ditë
do ma zgjasësh dorën...
Ndaj lermë ti, lermë...
të gjendem pranë teje,
dhe nëse fundësirës
zhytur do mbetem...
në u zgjofshin ëndrrat
dielli do më presë,
pa u tharë o det,
nuk kam frikë të tretem...
 

DET, O DETI IM​


Lërmë të endem
dallgëve të tua,
nuk munda dot mike
t´i bëhesha borës,
sado egërsi
të ftohtave brigje,
e di, vjen një ditë
do ma zgjasësh dorën...
Ndaj lermë ti, lermë...
të gjendem pranë teje,
dhe nëse fundësirës
zhytur do mbetem...
në u zgjofshin ëndrrat
dielli do më presë,
pa u tharë o det,
nuk kam frikë të tretem...
 

LUTJET E MIA​


Nuk lutem për vete,
por për ty,
që dashuria të mungon...
Ti, që shpesh s´kupton
se ç´ngjet me botën,
e shurdhër je,
dhe nëse dëgjon...

Lutem për atë,
që dhimbjen e lindjes,
se provoi kurrë...
e në zot s´u shnderrua,
për t´i treguar botës,
që qielli është grua
dhe aspak burrë...

Lutem për ty,
që ëndrrash zilish fle
dhe jo i qetë si të tjerë...
Sa e padrejtë
të duket jeta,
ndaj per ty lutem,
mos ndihesh mjerë...

Për ty lutem,
që prej vitesh
lotët të janë shteruar...
Nëse dikur sytë
të bukur qenë,
sot gjurmë-zhdukur përrenj,
tokës harruar...

Nuk lutem për vete...
Jo!
Unë,
Dashuroj,
Lind,
Qaj,
S´kam zili,
por dashurohem përsëri...
Për ty dua të lutem,
që pasi të kesh vdekur,
të kesh kuptuar
artin e të qënit njeri...
 

BESOMË​


Në u ftohshin
pëshpërimat e fjalëve,
ndonjëherë,
e ritme pulsi mos ndihesh më...
Diku,
diçka do të ketë ndodhur,
dhe nëse nuk duket,
a s´ndihet zë...

E kur lëndinave,
flutura mos duken,
e ngjyra krahësh,
mos vjedhim për tonat netë...
Diku,
diçka do të ketë ndodhur,
ndaj as une s´do jem,
e ti do ndihesh vetë...

Por kur tutje,
në ndonjë qoshëzë,
do shohësh të tharë,
një pikë lot...
Vërtetë,
diçka do të ketë ndodhur...
Besomë ti,
dhe nëse s´të dukem si zot
 

FORCA E SHPIRTIT​


Një shpirt veç nga humbja
mundet të lëkundet,
mbase dhe të shëmbet,
(më keq ku të shkojë)
nga fundosje e akullt
si re ngrihet pluhur,
humbja e shndërron,
vetë jetën në rrënojë...

Një shpirt i lëkundur
shemb detra të tërë,
edhe nëse dallgët
mundin ta mbulojnë,
në vajtime zogjsh
zëri i shndërrohet,
të humburin shpirt,
zotët vetë vajtojnë...

Një shpirt veç nga humbja,
nis të flasë përçart,
dhe zëri i flaktë
pa u njomur shuhet...
Asgje s´është e vërtetë
ç´është thënë më parë,
imi shpirt është ndryshe,
tjetër shpirt ç´më duhet!
 

DY​


Dy,
fillimi i gjithçkaje,
Dy,
përbejnë një të plotë,
Dy,
arrijnë ku një s´mundet,
Dy,
pinë dhe nga një gotë.
Dy,
krijojnë një histori,
Dy,
përbëjnë nje ekstrem,
Dy,
zgjidhin një fjalëkryq,
Dy,
shndërrohen në problem.
 

KUR QESH ME TY​


Nëse e nesërmja për kafe,
Mjergull do më servirë,
Dhe mëngjesin s´do mund,
Ta shoh si më parë,
Me ty do vazhdoj të qesh,
Unë përsëri do qesh...
Aspak s´do më mbetet,
Një shije e vrarë...

Do t´i them një dite,
Përseri "mirmëngjes",
Të gjithëve!
Dhe nëse këmbë njeriu s´do shoh,
Ndodh shpesh që boshe,
Ditët më duken,
E netëve,
Fytyra të dashura njoh...

Me ty do vazhdoj
Të qesh përseri,
Aq kohë,
Sa mendimet lirshëm do shëtisin,
Mos kujto se jetës,
Gjithçka mund t´i thuash,
Ndodh ndonjëherë që,
Ëndrra dhe guximi të braktisin...

Por unë do vazhdoj
Të qesh përsëri,
Dhe jehonën-zë,
Do pres të më rikthehet,
Kur me tënden orë
Të kesh arritur ti,
Një ditë do ketë vdekur,
Një natë do nisë të dehet...
 

NË STOLIN E VJESHTËS​


Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar,
Gjithçka përreth të ndihet zhveshur,
Aty do jem, s´të kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtë,
Aty-këtu me gërma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem më, për ti përmendur.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Kur vera tradhëtisht është fshehur,
Me stolin tonë do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur..
 

TJETËR NJERI​


Me sa shoh,
S´qenkam më kush isha,
E tëra kam ndryshuar.
Dua, kë s´do doja
Dhe ushqehem,
Me ç´nuk kisha provuar...

Të ka qëlluar
Dhe ty ndonjëherë,
Që veten mos ta njohësh,
E tjetër-njeri shndërrohesh,
Dhe pse jo gjithmonë,
Tjetrin mund ta shohësh...?!

Ndonjëherë, as ti se di,
Që je shndërruar...tjetër-njeri!
 

PËSHPËRIS...​


Disa mbrëmje s´duan të treten,
që të lindë ç´nuk është bërë,
ndodh që netët pas të kthehen,
mall-rrëmbyer je i tërë...

...dhe jeton me ç´është thënë,
mbushesh frymë ajrit të shkuar,
e ndër vesh rrënjosur mbeten,
veç tre fjale - "s´të kam harruar".

Ti kërkon të flesh pak gjatë,
por nuk mundesh pa lexuar,
disa mbrëmje s´duan të ecin,
dridhen sytë mos janë larguar.

Ndaj një fletë e merr në duar,
të pa shkruar, thjeshtë pa fjalë,
se çdo varg është gdhendur mëndjes,
vetë e bardha, thërret "mall".

Disa mbrëmje flasin në heshtje,
dhe pa dimër të ngrijnë duan,
por ne paçin ftohtë njëherë,
dita zbardhet, u harruan.

Ndodh që netët ngrijnë verës
dhe nuk ecin, gjallë mbeten,
ndaj çdo natë para gjumit,
me to flet, aspak me veten.

Brenda tyre gjendem unë,
e pafjalë, të bardhash fletë,
por që netëve para gjumi,
pëshpëris - Te dua jetë!
 
Me pelqen shume kjo Poete ??
 
Faleminderit per postimet qe percjellin vlere @Hera
Te ndjek ne cdo postim ketu dhe i lexoj me deshire??
 
Në vendin tim nuk ka një datë,
Një festë për të, nuk pati kurrë,
Që ta uronin (sikurse gratë),
Të priste lule edhe një burrë.

Në vendin tim, ti ishe puna,
E përmbi shpatulla, një jetë,
Nuk kishe festë në kalendar,
Dikur nuk prisje, as sot nuk pret.

Në vendin tim, ti quhesh „forca“,
Por mallëngjehesh, ke lotë në sy,
Janë dobësi, çuni dhe goca,
Të vetmet „festa“ me vlerë për ty.

„Festë Babai“ © Alma PapamihaliED05BA94-245F-405B-81EE-EE6EBF053AC4.jpeg
 
Një mall në zemër ç‘mu shtua,
M‘u shtua etja që s‘do shuhet,
Baba, do më mungosh ti mua,
Aq sa me fjalë s‘mund të thuhet.

Ti At‘ që falesh veç njëherë,
E për çdo bijë mbetesh mbret,
Do ndiej sa herë do fryjë erë,
Shpirtin prej babe që s’u tret.

„Era e babës“
© Alma Papamihali
 

SHIRA TË ÇMENDUR​


E kush të tha
që çmenduritë,
për të paligjshmen
botë krijohen,
për atë, që asnjërës
gjuhë si përket,
e mes të nxirash re jeton,
heshtet,
edhe kur flet...

E kush të tha
të mbyllurat valixhe
me vete t´i marrësh,
ashtu si unë...
sa drynë-humbur
paska kjo botë,
që çmendur s´janë,
por jetën,
quajnë punë...

Ndaj mos më thuaj
që s´të pëlqen,
dhe ty si unë
e çmendura botë,
të heshturit rrufekrisur
le të jemi,
shirave përmbytës fjetur,
që dëshmitarë
çmendurie i kemi...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.