Toby Alderweireld vijon të mbetet një problem për Tottenham.
Mbrojtësi nuk është në planet e Pochetinos por as nuk pranon të rinovojë në një situatë të tillë ku nuk luan rregullisht duke shtuar zërat e merkatos rreth tij.
Chelsea kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke i bërë një ofertë deri në 40 mln paund për lojtarin belg i cili ka kontratë edhe një vit me Spurs-at.
Për 29-vjeçarin interesohen edhe Manchester United me Barcelonën teksa dëshira e tij është të qëndrojë ende në Premier League.