Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alban Bala

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Dizajn-pa-titull-37.jpg



Zgjimet e tua​

Zgjimet e tua ende zgjohen pa mua:
sytë që hapen nën ylberet e mallit
balli i lartë si një qiell qershori
flokët e brishtë si dielli në mars
tingujt e imtë të një ecje’ të truar
që ngrihet pazëshëm nga ëndrrat e mia

kur nuk je askund

të mendoj
me zë të lartë

qelizat e mia si klepsidra përmbysen
duke ja nisur gjithmonë nga e para:
koha është një çast; ti je kuptimi i saj

me sytë hapur…
 

Në këtë qytet​

Në këtë qytet avionësh
zhurmash reaktive, shpejtësish
më të mëdha se zëri im kur të thërret dëshpërueshëm
në këtë qytet muzgjesh që fiken
mbi det si biseda fëmijësh kur i zë gjumi
në këtë qytet
ku pulëbardhat kanë një orkestër fluturuese
ku retë i blejnë fustanet në të njëjtin dyqan
me ty
në këtë qytet fluturash të mëdha
që humbin pas lulesh për t’ju fshehur shiut
në këtë qytet rrugësh që rrëshqasin
mbi slitat e ikjeve
në këtë qytet ku çdo gjë mund ta thuash
pa folur; njëlloj
nuk të dëgjon askush
kur vera rrotullon numrat në telefonin e ditëve
me gishtin e nxehtë të diellit…



Aroma e zërit tënd

Aroma e zërit tënd ende lodron nëpër dhomë,
Netedy.com e shtratit mban ndezur sytë e tu,
aty ku ëndrra ime ul kokën mbi jastëk,
një fëmijë hap derën tash e parë e të kërkon
duke më zgjuar;
e gënjej dhe i them që s’je këtu.

Shpirtrat bëjnë paqe me të shkuarën, unë me të ardhmen,
një hënë e plotë vigjilon mbi qytet,
si prozhektori në oborrin e burgut;
një piano vibron nën dorën e njomë të një vajze
shumë larg prej këtu:
dritëhëne që bie mbi det.

Tash edhe në gjumë flas me ty. Të zgjoj padashje,
dua që t’i shohim bashkë ëndrrat e mia,
ku gjithçka vjen e ikën si e tashme
e pakryer;
kujtesa është një pemë flokësh me thinja.

Pastaj unë fle; e ulur afër meje,
në shtratin tim ku hëna krijon detin,
me librin e duarve të mia në pëllëmbë,
ti lexon ngadalë të ardhmen e vetes,

një gisht i njomë fëmije ndan në rrokje
heshtjen…
 

Etyd

Pemët rrëzojnë gjysmëhënat e vjeshtës,
në fije drite muzgjet qëndisen
me gjilpërën e imtë të vetmisë.
Po thinjen puset; në jermin e heshtjes
mbi horizonte prapë po shtrihen hardhitë…

Kështjella prej rëre merr era mbi brigje,
fantazma fëmijësh sjellin detin në kova
të kuqe, drejt e në buzët e ëndrrave tona;
mbi shpinën e krisur të shkëmbit përgjaket
një lulëkuqe
dhe stina s’ka moshë…

Edhe pak më duhet shpirt dhe do ia dal

ta harroj gjuhën, të folmen, këngën, fjalëzën, jehonën,
kur mbrëmja të ulet në teatrin e syve, në skenën
ku asgjë nuk ndodh dot
pa u ndezur llampëzat e lotëve…

Sonte

Në heshtjen e pafund të kësaj nate,
ti je veç një kujtim vetmie,
trokitje e trembur zogjsh përmbi dritare,
një grusht piklash në ajër, brymë
me shira dhe yj’ të lagur.

Një rënkim sysh…

Përnatë në orën pesë vdes nëna ime,
në drekë im atë mbyll sytë
dhe koha fle.
Jam gjithmonë këtu kur gjërat ndodhin,
në shtëpinë e kyçur me drynin e zërit.

Jam gjithmonë vetëm…

Ti vjen si vetëdija – dy krisma tingujsh,
prani e ndritshme e gjithçkaje të ikur,
pasqyrë me zë kujtese, ëndërr e frikur,
një urë në qiell si pyetje.

Ti vjen si perëndim’ mbi ishull:
në gjunjë ngjyrat shkruajnë harresën
mbi fletën e kaltër të stinës…
 
Atdheu


Atdheu nuk eshte guri qe mbaj ne dore
Por grushti i mbledhur qe shtrengon gurin
Eshte hobe' qe e kapa ne ajer teksa ikte
Per t'u ngulur mbi hijen time.
Tani e mbaj fort si nje zog qe po ta leshosh
Bie
I pakrahe ne gjurmet e erreta te atyre
Qe humben rrugen, qe iken pa kthim
Me duart bosh dhe me zemren e thyer

Atdheu ka formen e gishterinjve
Qe sapo kane zbuluar permasen e pafuqise.



Haiku

E ke vene re
Sa shume te ka ndryshuar
Bukurshkrimi i heshtjeve?

-------------

E degjon
Si ende na kercet nen kembe
Drita e Henes?

--------------

Ta tregova si mbillet
Pema e burrit ne shpirtin e nje gruaje.
Tash lulet e mia veç çelin...
 
Ah moj shtojzavalle

Zhuritej ai qiell per nje fjale te amel
Ugaret e reve pergjakur lulekuqesh
Grunjerash kendoja ate kangen e mbrame
Rimat ishin prekje e çdo tingull puthje

Ikja duke ardhur

Ah moj shtojzavalle
Nuk te pata kurre e kurre nuk te humba
I dehur prej mallit,
I etur per ujin
Me buze perrallash qe vazhdojne te shkruhen
E shkruhen...

Do ta shpikim nje bote
Nje vend ku koha plaket pa mplakur
Nje vend per njerez me zemren plot
Ku syte madherojne e ku heshtjet flasin.
Do ta shpikim nje bote!

Ku deshirat bejne hije si peme te mira
Ku fryma te shplodhet pa frike nga stinet
Nje bote ku qeshjet u ngjajne femijeve
Dhe malli i fshin lotet pasqyres.

Do ta shpikim nje bote ku mrekullite jetohen
Ku largesite masin vec sa afer jemi
Nje bote ku ngjyrat jane si notat e kenges
Se lumit qe buron nga deti...



Nje bote ku oret i kurdis vec Zoti
Ai qe kurdis zemrat si qiej stinesh.
Do ta shpikim nje bote ku syte te gjejne drite
Dhe njeriu ta besoje njeriun.

Do ta shpikim nje bote te vogel sa nje lutje
Ku endrrat vijne e nuk ikin...




BABAIT

Perfund edhe mungesa jote tani me mungon,
Heshtjet e zeshketa mes fjaleve te rralla,
Shetitjet me sy nga toka, paqja e thelle
E ajrit qe rrallohej kur ishim bashke.

Tani te kujtoj me rralle per te mos u zbardhur...

Kam vendosur te udhetoj, te rindertoj kujtesen
Cdo kthese eshte nje forme e trupit tend te larget
Kam zbuluar se brenda meje jeton dhe heshtja jote
Edhe fjalet.
Thjesht here pas here me duhet qe t'i ndez
Si vesa petalet e nje luleje te rralle.

Mungesa jote eshte me e madhe se nata
Me e heshtur, me e erret, me e paqte, me e pagjume,
Eshte si nje qiell i bukur ku yjet te deshmojne
Krijimin
Dhe permasen e deshires se pamundur.

As ne endrra s'te gjej. Ti je tani mungese
E enderruar.
Je si vesa qe s'ka me arsye te bjere
Tani qe nisen shirat, tani qe koha ftohu
Si atehere kur ike me avionin e jetes...

Te jesh do te thote te jesh mungese...
 
BISEDE

Ma thuaj nje fjale e me permbyt lumturie.
Kam nevoje te te ndjej, te t'perqafoj, te kendoj,
Te luaj me gishtat e tu, me hijen
E trupit tend qe shkruan muzike ne dhomen e syve
Sa here vjen e iken.

Te te puth zerin me qeshje dhe te degjoj si hesht
Te lidh lulet me fjongon e mendafshte te frymes
T'i shpoj gishtat ne tingujt e pasthirrmes tende
Qe ngjeth driten
Te vizatoj me shikimin tend nje diell.

Te ndez qirinjte e gjurmeve neper dhomat e syve
Kur te kerkoj me hutine e mallit qe s'flet
Kam kaq nevoje te te dua
Te puth driten
Qe prekjet e tua ndezin.

Te lexoj shenjat e trupit mbi shtrat si luginen
Nga qafa e malit, te udhetoj i pafryme
Mbi kembet e ngrohta te buzeve qe ulen
Nga pellemba jote tek supi, mbi rrepiren
E krahut te zgjatur ne nje perqafim.

Kam kaq nevoje te te dua sonte,
Te te jepem si uji ne fytin e gjere
Te trendafilit
Te ndjej krezen tende si djeg
Qiellzen e petaleve dhe te perndizem.

Zemra ime me ler, me ler te te dua
Dhe ma thuaj me arome krejt kujtesen qe zgjohet
Poshte ballit
Si nje jete e pajetuar ende
Me duaj me etjen tende prej foshnjeje
Te dua dhe ky eshte vec fillimi i botes

Gjithcka do te ndodhe neser kur te jemi mbi toke
Ne nje parajse lotesh qe i ka marre malli te shohin
Sa bukur kemi jetuar, sa bukur jetojme

Me duaj e shtrenjta ime e me ler te te dua
Me gezimin qe permbyt oqeanin ne drite.
Kam nje jete qe te kerkoj, te jetoj e te shkruaj
Me ler te te kem e te ngopem me fryme.

Ah moj shtojzavalle, si ta shkela hapin
Ne kroje prej drite perrallash si andrrat
I madh ish veç malli, jo bota e madhe
Lekundej si kujtim ne qafen tande Hana
 
NENE E BIR

Afer e afer, nene e bir
Dy rreze te se njejtes drite tamli
Hane mengjes. Perballe dritares
Ai sheh qiellin
Ajo sheh syte e tij.

Afer e afer, nene e bir
Flasin me gjeste qe i bejne te qeshin.
Goja e saj eshte nje ore e mire
Dhe duart dy akrepat qe s’reshtin.

Afer e afer, nene e bir
Perqafohen kur e kur ne menyren e tyre:
Ajo e mbeshtjell per ta ngrohur me fryme,
Ai i zhvesh naten prej brinjeve.

Afer e afer, nene e bir
Dy trupa te ndare ne bashkimin e shpirtit.
Te lire si Zoti qe krijoi njeriun
Dhe e la te shkoje per te mesuar dashurine.

Afer e afer, nene e bir…

I lumi une per ty, sa e mira je!

Sublime si drita, e dlire si buzeqeshja,
E heshtur si ora kur mat hapin e muzgut,
E bukur si ecja, e kthjellet si agu
E paster si shiu mbi lule...

I lumi une per ty, sa e mira je!

Ndoshta kur te krijoi Zoti po me thoshte
Gjithe dashurine e tij me nje fjale te vetme.
Se ti je e mire sa s'te rrokin endrrat,
E ndritshme dhe e gjelber, si gjethet.

Je ajri i ndajnates nen henen e plote
Dhe vesa e perndezur mbi lulekuqet mes grurit.
Ndoshta Zoti te ka dashur kaq fort!
I lumi une per ty!
Zemrat e bukura plasin me fort se guri.

Nuk ikin. As vdesin. Vec buisin driten
Dhe ashtu te perjetshme bute i luten Zotit
Tek prehen deshirash si endrra te mira
Nen puthjen e ngrohte te lotit.

I lumi une per ty, sa e mira je!

Me nje shenje m'i ke dhene te gjith' miradite,
Me nje gjurme - te gjith' rruget, me heshtje - cdo fjale.
E pastaj ke lulezuar brenda syve te mi
Sic vishet me pranvere nje mal...

I lumi une per ty, i lumi...!
 
47

Tash dimrat vijne gjithnje e me te thinjur.
Pranvera eshte mpakur e shkurtuar si nëna.
Eshte pak me e veshtire ta mbaj trupin drejt
Ne mbremje
Hija ime shkon gjithnje te fleje para meje.

Jam lodhur, por jo aq sa mos ta ndjej
Dhimbjen e lumit, e muzgut, e lotit.
Vazhdoj te shoh mire; tash shquaj me kthjellte
Çfare mungon.
Me hapa nuk mas me rrugen, por kohen.
I jam dorezuar zemres. Jo motit.
Vazhdoj te vishem holle.
Per t’u ndjere me njerez, preferoj te rri vetem.
Ne mbremje kendoj. Mengjeseve
Permallohem.
Kemishat e mia si kujtimet, lahen perdite.
Endrrat jane i vetmi ushqim qe çoj gjer’ ne fund.
Gjumi eshte nje zgjim ku syte fusin drite
Si varkat ne uje. Perkundem…
Trupin e ndjej pupël, por ashtin te rende.
Duart kur nuk shkruaj me peshojne tepert.
Kembet ecin pandalshem ne nje shteg te heshtur
Ku me pret po vetja.
Mendoj shtrember
E jetoj drejt.
Tash te jetosh eshte lehte. Kaq e lehte!
Veç malli me permbyt si femijen ne mbremje
Shikimi i nenes. Dhe heshtja.



BISEDE ME TIME BIJE

Hena e holle sa nje vetull dhe yjet…
Shih madheshtine e nje qielli si ky.
Deti qe kendon me buzet e ndritshme
Te dallgeve qe ikin e vijne.

Bie shi.
Ku jane yjet?
Nuk ka hene.
Ka stuhi.
Hapi syte mire bija ime…
Ka nje vend ne kete bote ku dikush po sheh yjet,
Henen sa nje vetull qe ngre dallge lumturie,
Femije qe vrapojne mbi koder dhe deti
Qe shkruan historine me gjemime.
Mbylli syte. Shih me mire. Pertej reve do gjesh
Cdo gje qe zemra sheh me sy te tjere
Qepallen e drites ngjyre hene dhe yjet,
Kodren dhe rrugen qe fluturon permbi det.
Eja bija ime… Te vrapojme dhe te qeshim…
Kur qeshim jemi njerez te tjere.
 
E GJELBER.
Ti je e gjelber si fryma e pishes
Si ajri i livadhit, e gjelber
Si shpirti i lirishtes ne sqetulla pyjesh
E gjelber si lumi ne endrren e femijes
E gjelber si kujtesa, si drita ne prill
Kur shkon si peri ne gjilperat e sytheve
Ti je e gjelber dhe e mire, je shija
E gjelber e syve. Je kujtim
Pranverash te mbetura ne kremastarin e brinjeve
Fole zogjsh- e thurur me cicerima
Me ardhje dhe ikje, je stine
Me e gjelber se klorofila.
Ti je ngjyra qe marrin pasthirrmat e mia
Dhe gjaku im qe ngjitet ne qiell
Sa here te perqafoj me tinguj.
Ti je e gjelber, si gjurma e anijeve
Si pragu i endrrave, e gjelber
Je nje shenjez e lashte e te ardhmes sime
E gjelber si bari mbi catine e heshtjes.
Me shkruaj me te gjelber si pranvera boten
Me shira qe gjelber udhetojne neper dite
Nese nuk jam aty jam te fryma jote
Do shtrihem te fle tek endrrat e femijes
Se ti je e gjelber, e gjelber si shpirti
Kur eshte i pathyeshem…



FRYMA IME
Fryma ime flen neper gishtat e tu
Si foleja e zogjve qe mbeti nen strehez
Netedy.com tani qe ti je ne gjume
Gati ma shperfill buzeqeshjen
Te vij prane sikur hap nje porte endrrash
Vij
E mbetem zgjuar si xixellonja nen hene
I ndezur me aromat e majit tim
Dhe i veshur me moshen tende.
Me ler te te gjej aty ku nuk je…
 
SI JA DEL TE JESH GJITHMONE ATY.

Si ja del te jesh gjithmone aty
Ku kujtesa shkruan deshirat?
Gjithmone ne kohe si nje ore e mire,
E paster si endrrat, e kthjellte si uria,
E bukur si dritarja prej ku duket bota
E perkore dhe e plote si hena e prillit
E embel si malli, e heshtur si prekja
E dores qe perkedhel gjumin tim

Si ja del te dish gjithcka qe kam ditur?
Te dish edhe ate qe ende nuk e di…
Zemrat nuk shohin me sy por me drite
Dhe une me driten tende jam rritur…
Si ja del te jesh ajo qe kerkoj?
Une shpesh nuk di cfare kerkoj. I njoh gjerat
Pasi i gjej.
Ti je perhere aty ku te pres
Dhe nese te pres do te thote se je…


ODE ALLA MAMMA

La vidi arrivare, creatura senza ombra,
Alta, bella, forte, un capolavoro,
Chioma senza volto, capelli sciolti

Tutto intorno a lei parlava d’amore.
Le sue mani sulla mia testa – una catedrale
In croce solo il silenzio, nessun dolore.
I suoi tocchi tremanti come ombre di sole
Tutto intorno a lei parlava d’amore.
Le Sue labbra fresche come due ruscelli
Annaffiavanno il sorriso – quel grande fiore
Nel cuore delle sue lune fatte di rughe d’oro
Tutto intorno a lei parlava d’amore.
Era figlia, l’amica, donna invincibile, moglie
Aveva tanti di quei nomi per avere solo un cuore.
S’invecchiava ogni sera e rinasceva col sole
Tutto intorno a lei parlava d’amore.
Fra i suoi senni il tramonto sapeva di voglie.
Le perle dei giorni le pesanno sul collo.
Lei non guarda le cose; lei le scopre
Prima di darle un nome.
Tutto intorno a lei parla d’amore.
Per tutti lei e’ mia madre, per me e’ la donna dei sogni
Un amore da amare per tutti gli amori
Che lei scoprira’ con suo sguardo docile
Prima di darle un nome…
Tutto intorno a lei parlera’ d’amore.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.