Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Agim Doçi

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,714
AGIM DOÇI

images.jpeg


Agim Doçi është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. AUTOBIOGRAFI:
U linda nga nëna ime kolonjare me emrin Shqiponja, dhe sipas gjasave me babë miriditasin Mëhill Doçi, rreth mëngjezit të datës 9 maj 1948. Pra prindër ish-partizanë, ish-anëtarë të PPSH-së. Mbasi kreva arsimimin tem në Shkodër deri në gjimnaz (me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe me 2 nota të thyera në sjellje), u regjistrova në Universitetin Shtetror Tiranë në Fakultetin e Inxhinierisë Dega Elektrike në të cilin Diplomën e mbrojta me Notën 10. Me 3 korrik 1971 ma dorzoi Hysni Kapo në ceremoninë e bërë enkas... etj, etj, Martohem me dëshirën teme dhe të Tanës (ime shoqe) në praninë e qindra e mijra servilave e kushurinjve me 18 korrik 1971 në Kukës (im atë asokohe ishte Kryetar i Kukësit) duke vajtur 3 orë e gjysëm me vonesë në dasmën time, sepse koincidoi që atë natë luante Pelé - ylli i botës në futboll ndeshjen e fundit! Mu duk më me rëndësi kjo ndeshje sesa dasma ime! Mbasi ndenja 10 ditë me time shoqe (dhëndër unë) na përlanë 6 muaj në ZBOR USHTARAK sepse duhej të instruktoheshim si kuadro të partisë e të shtetit për oficera (nuk ka qenë kurrë dhe as nuk jam anëtar i ndonji partie politike). Kam filluar punën në Montimet Industriale duke marrë pjesë në të gjitha objektet e rendësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë ej. etj. Pastaj mbasi "vrau vehten" Mehmet Shehu u emrova k/energjitik i Komb. Drurit "M. Mame". Në vitin 1989 falë Llambi Gegëpriftit i shpëtova arrestimit sipas nenit famëkeq 55 (ndër kohë kisha 15 anëtarë të familjes nga babaj në burg politik (4 xhaxhallarë, 8 djem xhaxhallarësh dhe 3 djem hallash). Më dërguan me 3 turrne në fabrikën e Letër - Kartonit. Pastaj në Levizjet e dhjetorit e deri 4 ditë pas vrasjes makabre kam qëndruar pranë PD-së dhe mikut tem të paharruar Azem Hajdarit. Padyshim habiten të gjithë por kam qenë i papunë - kam punuar këpucar (qepja këpucë të shqepura dhe i shisnim në trotuare, kam punuar 2 vite edhe peshkatar me djem nga Shëngjini dhe nga Vlora). Realizova sapo filloi lufta në Kosovë një Koncert Homazh së bashku me Edmond Zhulalin duke i rënë kryq e terthor Europës në 22 shtete për të mbledhur ndihma për popullin e rrezikuar në Kosovë së bashku me 8 artistë të tjerë si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ledina Celo, Cun Lajçi, Ilir Shaqiri, Numon Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi e Leonora Jakupi duke realizuar me tekstet e mija dhe muzikë të Zhulalit rreth 103 këngë nga të cilat "Marrshin e UCK-së". "A vritet pafajsia", "Ali Ajetit" "Adem Jasharit" "Zahir Pajazitit" etj etj. Mbeta pastaj në Zvicër, i vlersuar nga një Njeri Gjigand i kombit që është jo vetëm atdhetar i shquar por edhe biznesmen me famë botnore Behgjet Pacolli ku prej më se 5 vitesh punoj si Drejtor i Shtypit. Banoj në Lugano, ime bijë përfundon Universitetin për Shkenca Komunikative, ime shoqe si inxhiniere konstruktore është efektiv i Arkivit Teknik Shkencor.
 
Last edited:

QYTETI PA DASHURI​


Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...

Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmëndet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...
 

KUSHTUAR FERDIAND DEDËS​


U ngjitën në qiell tastierat e bardha
mbetën vetëm djezis në mërzi...
Heshti më në fund Ferdinand Deda.
Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!

Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë!
Ike si uvertura e një sinfonije...
trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol
marrshi funebër tek çdo gjethe që bije...

fryma duke i dalë i vajtoi një kabà:
"...mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…"
Iku… kohë pa kohë... iku dhe na la!
Trupi në Azi… Emri s'do t’i vdesë...

E kisha tepër mik maestron e këngës
U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin.
U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës…
Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!
 

LETRËS SË BARDHË…​


Ajo që mbeti gjithë jetën e virgjër
Më ra në dorë krejt rastësisht.
Dhe unë rrugaçi I poezive
E zhvirgjërova përfundimisht



KATËR STINËT​


Katër stinët e krrusura,
ecin e ndrrohen pafundsisht
Mbyllet viti fillon tjetri,
e kështu çapitemi në pafundsi...
Si buall i palodhur,
mpreha pendën në letër sinqerisht
Dhe doja që me afshin e shpirtit,
t'a falja njerzve veç Dashuri!
 
U PRIVATIZUA VARGU!

Hej milet!
Dallkaukë,letrarë, bejtexhinj dhe poet
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
Erdhi momenti I shumëpritur
Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitë
poemat, balladat e vlerat e Letërsisë,merrini
Antologjitë Letrare ku janë e ku nuk janë
fillojmë nga ato të shkruarat në pergamenë
nga autorë me emra të lashtë Taukrik, Taulant
Vraufrik, Hespant,Iprisht, Ibrisht
Ecni ndër shekuj tek poetët me mbiemra
justinianë dhe bizantinë Zarisht, Bogdan,
Ylenec, Jeronim,ndaluni tek arbëreshët e Moresë
Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
Blini Fishtën, shisni Koliqin,
një Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
Mblidhuni të gjithë me lajmërimin tem!
Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
Tek Sheshi I Poezisë
Shisni Ismail Kadarenë dhe blini poetin Fekal!
Ka dalë nga gjiri i popullit!
Gjyshi i tij ka qenë Këshilltar në Hekal!
**** dhe kryetar fronti...kryeçoban i dhisë!
Rapsod i orëve të para, që me porosi të partisë..
diskretitoj puçistat në gjirin e ushtrisë..
Nxitoni se vargjet po mbarohen!
Poemat shiten, blihen, privatizohen!
Kurvat e Poezisë krihen, zbukurohen
gëzohen,
pasurohen!
Në bordellet e vargut të thyer...
Mos humbisni rastin!
Poezinë kombëtare për ta këmbyer.
Nesër do privatizojmë Historinë!
Do këmbejmë Korçën e Gjirokastrën
të bëjmë Vorio Epirinë!
Mos humbisni rastin!
Sot privatizojmë Poezinë!
Nesër Historinë,
Gjeografinë, emrat e mbiemrat!..etj.etj.
Nesër!...
Nesër ama!..pastaj?..
Pastaj na mbetet të privatizojmë Atdheun!
Dreqi le ta haj!
Jepen falas Eposi i Kreshnikëve
Legjenda e Murimit!
Është rinovuar koncepti për Atdheun!
Tani kemi Bashkimin Europian
Atje mund të futemi pa Skënderbeun(!)
Gjin Bue Shpatën, Kont Uranin
Adem Jasharin, Zahirin, se vallah na lodhën.
Privatizojmë fushat dhe malet e mandej
privatizojmë Kosovën!!!
(Oj medet!)
Si dikur Plavë e Guci..
Shkodrën e bëjmë Zonë të Lirë
(pa dalje në det..)
ndoshta e lemë të shkoj me Mal të Zi.
Hej milet!
Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
Privatizohet vargu atdhetarë!
Shitet me shumicë!
Mblidhini kursimet tuaja shqiptarë!
Ejani dhe bleni vargjet me rimë, pa rimë.
Se Antologia do muroset si Rozafa
dhe jashtë do ti lëmë vetëm një sisë...
Ka ardhur Koha e Mbrapshtë
Të pijmë qumësht të konservuar nga punishtet e Greqisë
Mblidhuni të gjithë në Sheshin e Poezisë!
 

RAMUSH HARADINAJ​


Ne qiellin e trazuar dhe me zgerbonja
zogjt te gjithe seç struken, fshihen te friksuar
Me krahet hapur, çan qiejt veç shqiponja
e lire, dhe madheshtore, me diellin dashuruar.

Sa shtrenjte, sa shtrenjte kushton
nje shqipe ne kafaz,
e di nga gjyshrit tane
e di nga lashtesia!
Sot erdhe ne Prishtine i shtrenjti Komandant
I thjeshte dhe madherishem
siç erdhi Pavarsia!

Sa hijshem rezatonte, sot dielli i Prishtines
Sa bukur ti qendroje pran Flamurit kuq e zi
Ti erdhe Komandant, prane shokeve te lirise
Ramush, vellai i vogel, frymezim ne Poezi!

Une neser do te vij, te perqafoj me mall
sa shume me ke munguar at' Dite te Pavarsise!...
Po ja qe Zoti i Madh, degjoj lutjen e rrall
Ne gji te mban Kosova - Ty trimin e Lirise.

Me prit, me prit te lutem!
Me prit se shpejt do vij!
Me kenge ne buz do futem
Vellai i dashur Ti!

Dardani zemër fisnike
Lum për bijtë që I rrite
Trima me zemër luani
E dinë mirë se ç’është vatani

A e dini si quhet trimi ?
Është Ramush Haradini
Besa nderi në flamur
Këta troje nuk shuhen kurrë

Zëri i tokës e thërriti
Bashkë trimat në luftë ngriti
Para shokë për liri
Tokë të dua si këta sy

Pushkë e trimit bën çudi
Për flamurin kuq e zi
Flamur do mbetesh në zemër
Për këtë tokë e këtë emër.
 
Penë e "mprehte" Agimi! Autor i mbi 1000 poezive dhe tekste kengesh. Vargjet e tij kane fituar disa here festivalin kombetar. Vargu "epik" i tij eshte "ti nuk di as me ma lyp", ne kengen e Bleona Qerretit. Agimi e prish nganjehere se ka si tip mendimi "superior" per veten, e nganjehere ja fut kot...??
 
Nënës”

Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroi!
Vetëm Nëna!

E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo – inati ulet
Veç nga Nëna!

Themi Nënë
kur na therr zemra!
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
Se është nënë e Dashurive
mal nga dhembja.

Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardhë si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta!

Hapi i saj i lehtë si një flutur
kur ke dhembje vjen i pari…
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.