Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

ADN-ja ndërlikon më tej hipotezat për etruskët: Nuk e kanë origjinën nga Anadolli, por nga stepat

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

ADN-ja ndërlikon më tej hipotezat për etruskët: Nuk e kanë origjinën nga Anadolli, por nga stepat​

Nga
American Eye



Një detaj nga sarkofagu i njohur si "Sarkofagu i të Martuarve", një nga kryeveprat e artit etrusk që tani ndodhet në Muzeun e Luvrit. Provat e reja të ADN-së tregojnë se ky popull nuk ishte nga Anadolli, por nga stepat, nga vijnë edhe shumica e europianëve.

Herodoti i rrëfente me origjinë nga Anadolli, por mesa duket etruskët janë nga diku më larg Europës mesdhetare: nga stepa.

Një popullsi me qytetërim të spikatur na gadishullin apenin, mësues të romakëve në shumëçka, etruskët kanë përndjekur deri diku me misterin e tyre historik shumë kërkues. Mes të cilave edhe gjuha e tyre e padeshifrueshme. Një gjuhë e shkruar sipas modelit grek eubeas me origjinë nga ishulli i Evias, por një gjuhë joindeuropiane.

Gjuha e tyre vihet në relacion me gjuhët tirseniane(të Tirenit) që fliteshin në Alpe, por edhe gjuhën Lemniane, origjinuar në Detin Egje.

Sipas të dhënave të fundit të ADN-së, rezulton se etruskët vinin nga stepat dhe një konkluzion i tillë del nga studimi dhe analizimi i 12 siteve në Itali nga skeletet e njerëzve të varrosur në to. Ata ndajnë të përbashkëta gjenetike me popullsi që banonin në jug të Romës dhe origjinonin si blegtorë që mbërritën në rajon nga stepat në Neolitin e Vonët dhe Bronzin e Hershëm. Hungari, Ukrainë, ja rajoni ku identifikohet origjina e tyre që krijon konfuzion me faktin se ata përdornin një gjuhë jo-indoeuropiane në një zonë nga ka origjinë një pjesë e asaj që quhet dyndje indoeuropiane.

“Kjo persistencë gjuhësore kombinuar me kthesën gjenetike sfidon hamendësimet e thjeshta se gjenet barazohen me gjuhën”, shprehet David Caramelli i Universitetit të Firences.
Sipas tij, të dhënat e reja implikojnë skenarë më të ndërlikuar ku përfshihen asimilimi nga popullsi italike, apo edhe evoluimi i etruskëve si qytetërim autokton i një popullsie indigjene.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.