Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 çrregullimet mendore me te mistershme

Moana

RrEbeLe
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
421
Pershendetje!
Do kisha deshire te sillja ne vemendjen tuaj 10 çrregullimet me te mistershme qe vetem truri yne eshte ne gjendje te prodhoje.


Duke u perqendruar tek statistikat,nje ne 4 persona mbi rruzullin tokesore vuan nga nje crregullim mendor ose ka probleme serioze me sjelljen qe shfaq.

Tentojme serisht per te vertetuar dhe analizuar sebashku se sa misterioz dhe i pa pershkueshem eshte truri i njeriut.

1.Sindromi i kuazimodos

Personat te cilet preken nga ky sindrom kane mendime obsesive mbi fizikun . Ata imagjinojne deformime te ndryshme dhe pa shkak sikur po ndodhin ne trupin e tyre.Shihen ne pasqyre ne menyre konstante ne kerkim te nje deformimi te ri.Rezufozjne te fotografohen dhe kane perkushtim te madh ndaj pamjes se tyre,aq sa do bejne nje mije e nje histori para se te shkrepet nje foto. Mendojne se nese ‘defektet e tyre fizike’ do te vihen re, do te persekutohen nga te qeshurat e vazhdueshme te pjeses tjeter te shoqerise.Vetevleresimi eshte pergjate gjithe kohes ne ulje e ngritje dhe kurre kostant.Jeten afektive e kane te vaket dhe thuajse jane asociale. Atribuojne reninen ose shtimin nga pesha faktoreve te huaj dhe asnjehere nuk pranojne keshilla.Tentojne te bindin te tjeret duke manifestuar verbalisht friken qe ata kane nga deformimi qe ne te vertete nuk ekziston, vetem ne mendjen e tyre.Tingellon familjare per ndonje prej jush?

P.s:
Qendroni te perditesuar,per te lexuar 9 çrregullimet e tjera,do perpiqem te perkthej e pershtas nje ne dite.
 
2. EROTOMANIA
Eshte mbiquajtur nga studime te shumta me termin : "dashuria per statusin social" dhe kryesisht gjen zhvillim tek njerzit me pushtet social/Vip.Ata jane te bindur se fama dhe influenca e tyre jane fakt,duke krijuar iluzionin se me sjelljen e tyre ata perçojne nepermjet medias mesazhe te koduara,te veçanta madje dhe telepatike.Eshte e veshtire te dallosh dike qe vuan nga ky çrregullim.Shpesh,dhe nese i pyet apo tenton te besh nje bisede rreth ketij fenomeni ose te kritikosh sjelljen e tyre,ata pergjigjen : "qe po te ishe ne vendin tim te njejten gje do beje jam i/e sigurte".Besojne dhe se sjellja qe bejne eshte per te miren e tyre,sepse fsheh gjurmet per influencen e pushtetin qe ata kane ne shoqeri.
 
3. SINDROMI DELUSIONAL CAPGRAS
Pacienti i cili vuan nga ky çrregullim ka bindjen se ai vete ose dikush prane tij eshte zevendesuar/kopje/klon.Çdo gje qe ndodh rreth tyre dhe qe ata mund te jene vete shkaktare,ia atribuojne pikerisht ketyre "zevendesuesve/kopje/klone.
Ky çrregullim shpesh here,kur diagnoza diferenciale eshte drejt konkluzionit,i faturohet skizofrenise.
 
Rujna Zot nga kto blasfemi ... :p

A ka munci me e nderru ket foton e profilit ti shoku ?!
 
Rujna Zot nga kto blasfemi ... :p

A ka munci me e nderru ket foton e profilit ti shoku ?!

Ti e di qe urdherat s'jane per mua :D so be nice and ask me again to change my profile photo :p
 
SINDROMI DAUN (DOWN)

Sindromi Daun(Down syndrom) është një kusht gjenetik që shkakton vonesë në zhvillimin motorik dhe intelektual të individit. Sot në botë ai rezulton të ndodhë 1 në 691 lindje që jetojnë. Individët me këtë sindromë kanë 47 kromozome në vend të 46 të tilla që ka një individ me zhvillim tipik. Është sindromi kromozomik më i hasur i ndodhur. Ai nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin socioekonomik. Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth individëve me sindromin Daun, është se, ata janë më shumë të ngjashëm me ne, se të ndryshëm prej nesh. Sindromi Daun diagnostikohet në lindje ose herët pas saj. Fillimisht mund të bazohet në karakteristikat fizike të pamjes së jashtme si plogështi e muskujve, një profil me reliev të zbutur të fytyrës, fundet e syve të ngritura lart. Diagnoza mund të përcaktohet më mirë nga një analizë kromozomike. Zakonisht ajo shkaktohet nga një gabim në ndarjen qelizore gjatë konceptimit. Ende nuk dihet se përse ndodh dhe nuk lidhet me diçka që nëna ka bërë gjatë shtatzanisë. Mendohej se rritej probabiliteti i pësimit të saj me rritjen e moshës së nënës, megjithatë dihet se sot rreth 80 % e fëmijëve me këtë sindromë janë të lindur nga nëna me një moshë jo më të madhe se 35 vjeç.

Është shumë e rëndësishme të dihet se ndërsa fëmijët e të rriturit me sindromin Daun përvojojnë vonesat zhvillimore të tyre, nga ana tjetër ata kanë shumë talente dhe dhunti dhe duhet të jemi po ne që t’i japim atyre mundësinë t’i zhvillojnë e përdorin ato.

Shumë fëmijë me sindromin Daun kanë dëmtime të buta deri të moderuara të zhvillimit të tyre, por është shumë e rëndësishme të theksohet se ata janë më shumë si fëmijët e tjerë se të ndryshëm prej tyre. Shërbime ndërhyrjeje të hershme duhet t’u sigurohen atyre menjëherë pas lindjes. Terapitë duhet të përfshijnë ato fizike, të të folurit dhe të zhvillimit. Shumica e fëmijëve ndjekin shkollat normale më të afërta, disa në klasa të rregullta, të tjerë klasa edukimi special. Disa fëmijë kanë nevoja edhe më specifike dhe kërkojnë një program edhe më të specializuar.

Disa fëmijë me sindromin Daun pas gjimnazit mund të vazhdojnë edhe më tej studimet e larta. Shumë të rritur me Sindromin Daun janë të aftë të punojnë në komunitet, por disa kërkojnë një mjedis më të strukturuar për një jetë më qetë.

Edhe pse thuhet se, Personat me sindromin Daun nuk mund të arrijnë qëllime normale në jetë, me mbështetjen e duhur, ata munden. Shumica e individëve me sindromin Daun mësojnë të ecin dhe flasin, dhe shumë prej tyre tashmë janë duke vazhduar shkollën normale, marrë provimet dhe jetuar një jetë si gjithë te tjerët, ose gjysëm – të pavarur si të rritur.

Edhe pse thuhet se, Njerëzit me sindromin Daun kanë të njëjtën paraqitje, Personat me sindromin Daun mund t’i kenë të gjitha ose asnjërën prej tyre. Një person me sindromin Daun mund të ngjajë më tepër me një të afërt të familjes së tij biologjike, se me dikë tjetër që ka po këtë sindromë.

Edhe pse thuhet se, Personat me sindromin Daun janë gjithnjë të lumtur dhe shumë të dashur afektivisht, Ne të gjithë jemi unikë dhe njerëzit me sindromin Daun nuk janë më të ndryshëm nga çdokush tjetër në karakteristikat e tyre të personalitetit apo gjendjet e luhatshme të humorit
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.