Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zhgënjen kampionia e Europës/ Evangjeli Veli rezulton pozitive për doping në kampionatin Europian

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zhgënjen kampionia e Europës/ Evangjeli Veli rezulton pozitive për doping në kampionatin Europian​



evangjeli-veli.png



Një ëndërr që shuhet shpejt me sa duket ajo e Evangjeli Velit, peshëngritëses shqiptare që u shpall kampione Europë më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Pak ditë më parë ajo ka marrë rezultatin e analizave të dopingut nga ku ka rezultuar pozitive me doping, duke lëkundur ndjeshëm pozitat dhe karrierën e saj.
Testi i saj A ka patur gjurmë stanazololi sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve. Top Channel ka mundur të sigurojë raportin e laboratorit të Drezdenit në Gjermani i Licencuar edhe nga WADA, Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut.

Në të tregohet qartë se në këtë test të parë janë gjetur gjurmë elementësh të konsideruar doping si Stanazololi, një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut që kanë prekur e kanë përdorur shumë sportist edhe në të shkuarën.
Burime për Top Channel konfirmojnë se ndaj sportistet Veli janë marrë masa pezullimi të përkohshme ndërkombëtare por edhe nga federata shqiptare e peshëngritjes, deri në pritje të Testit B që tashmë është kryer nga sportistja pasi ka patur afat deri më 3 gusht.
Nëse edhe testimi B do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithçka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik.
Rezultati i testit B del në muajin shtator dhe deri atëherë burime pranë sportistet bëjnë me dije se do të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër Qendrës Ndërkombëtare të testimeve Antidoping për t’u mbrojtur.
Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara 2 ari dhe një argjendi do të përfitonte 72 milion lekë të vjetra nga shteti shqiptarë të cilat për momentin janë ngrirë dhe në rast se edhe testi B rezulton i njëjtë jo vetëm që nuk do t’i marrë por edhe do t’i duhet të dorëzojë 3 medaljet e marra, duke rrezikuar edhe mbylljen e karrierës pasi pezullimi për të është 8 vite dhe aktualisht Evangjeli Veli është në moshë 30-vjeçare.




Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.