Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vienna shpallet qyteti më i mirë për të jetuar, i ndjekur nga Kopenhagen e Zurih, në listën e ‘The Economist’

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Vienna shpallet qyteti më i mirë për të jetuar, i ndjekur nga Kopenhagen e Zurih, në listën e ‘The Economist’​






Untitled-23.png



Kryeqyteti i Austrisë, Viena është shpallur në një listë të fundit si qyteti më i mirë për të jetuar, teksa ndiqej nga afër nga Kopenhagen e Zurihu në listën e përvitshme të rrjetit liberal The Economist.

Lista dominohej nga qytetet evropiane dhe kanadeze që zinin nëntë nga dhjetë vendet e para të listës së njohur si ‘2022 Global Liveability Index’.

Një nga dy qytetet jashtë Evropës e Kanadasë ishte Osaka në Japoni dhe Melbourne në Australi, që ishin përsëri mes vendeve të ideologjisë perëndimore, shkruan Daily Mail.

Lista e Economist rendiste 172 qytete sipas një serie faktorësh, sipas të cilëve ishin niveli i krimit, stabiliteti politik, infrastruktura, hapësirat e gjelbra apo kujdesi shëndetësor.

MailOnline bënte në katalog të qyteteve të zgjedhura duke llogaritur gjithashtu si kritere muzeumet e restorantet, arkitekturën dhe mikpritjen.

Viena me 1.9 milionë banorë qëndronte në krye në 2022 edhe se një vit më parë ishte në vend të 15 prej izolimeve drastike të pandemisë dhe protestave.

Tashmë qyteti ka rihapur muzeumet e restorantet e saj të cilat shoqërohen nga arkitektura perandorake dhe pallatet e shkëlqyera të kulturës e operas.
  1. Kopenhagen, Danimarkë
Edhe Kopenhagen është ngritur me 13 vende nga lista e vitit të kaluar me pikaverash të fortë për infrastrukturën, arsimin dhe stabilitetin, në pika totale prej 98.
Danimarka ishte një nga vendet e para të BE që hoqi të gjitha kufizimet e pandemisë duek hapur evenet kulturore, baret dhe restorantet.
  1. Zurih, Zvicër
Zurih renditej i treti në indeksin e qyteteve më të mira për të jetuar me një pikaverazh prej 96.3
Qyteti i masës së mesme është mjaft i pasur dhe autorët thonin se kjo ishte një prej arsyeve që ksite rezultuar mirë në sondazh.
  1. Calgary, Kanada
Calgary është ringritur nga pozicioni i 18-të në të tretin me një pikaverazh prej 96.3, sipas Daily Mail.

Edhe këtu autorët dhanë pikët e tyre prej heqjes së kufizimeve drastike të pandemisë që kanë lejuar qytetarët të zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme në mënyrë njerëzore e të natyrshme.
  1. Vancouver, Kanada
van.jpg

Kanada kishte tre qytete të përfaqësuara mes 10 vendet e para të listës së qyteteve më të mira dhe Vancouver është një prej tyre me pikaverazh 96.1.

I vendosur në brigjet perëndimore të Kanada, Vancouver ka popullatën më të lartë në vend, edhe pse me indeksin më të lartë të diversitetit etnik.

Osaka në Japoni dhe Melbourne në Australi renditeshin së bashku në vendin e dhjetë.
Kryeqyteti i Francës Paris vinte i 19-ti, edhe ai në ngritje 23 vende nga viti i kaluar.
Kryeqyteti belg ishte i 24ti, pas Montrealit në Kanada.

Ndërsa Londra ishte qyteti i 33-të në botë më i mirë për të jetuar ndërsa Barcelona e Madrid renditeshin respektivisht i 35të e 43-të.

Milano renditej numër 49, New York-u renditej 51, ndërsa Pekini në Kinë 71.
Më poshte gjeni pjesën tjetër të qyteteve të zgjedhura si ‘më të jetueshme’ nga autorët …



v-1.png



Viena është shpallur në një listë të fundit si qyteti më i mirë për të jetuar







Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.