Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Unë e di pse këndon zogu në kafaz”, një roman që kurrsesi nuk duhet lënë pa lexuar

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,764

“Unë e di pse këndon zogu në kafaz”, një roman që kurrsesi nuk duhet lënë pa lexuar​


6B40F067-0977-4BE4-A8F9-E919BEC3090C.jpeg

“Të jesh me ngjyrë dhe femër ishte dyfish humbje në shoqërinë e dikurshme amerikane”. Ky ështëmesazhi më i fuqishëm që nxjerrim nga leximi i romanit “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” i Maya Angelou. Rrallë ndodh të më pëlqejnë romanet autobiografikë, pasi mendoj se kur shkruan për veten, është e pashmangshme nxjerrja e vetes si viktimë dhe të justifikuar ndaj çdo vështirësie të kaluar në jetë. Por ky roman është ndryshe. Ky roman flet për shoqërinë amerikane të viteve 1940-1950, ku mbizotëronte racizmi dhe dhuna ndaj personave me ngjyrë.

Mirëpo autorja, krahas gjithë vuajtjeve të kaluara (braktisjes nga familja, përdhunimit, diskriminimit nga shoqëria amerikane etj), sërish besonte se mund t’ia dilte mbanë. Ajo e donte veten pamasë, sillej mirë me të gjithë (edhe me ata që e kishin lënduar), dhe në kohën e lirë lexonte shumë tituj të autorëve të mëdhenj. Përmes këtyre veprimeve ajo synonte të rritej e lirë dhe “të bëhej femër fenomenale”. Maya Angelou ia doli. Ajo u bë shembulli i femrës që me qindra vuajtje mbi supe, mund t’ia dalë mbanë.

Ndërkohë doja të citoja dhe një paragraf tjetër nga romani, i cili përshkruan në pak rreshta kuptimin e gjithë romanit: “Fakti që gruaja zezake amerikane kalit një karakter të jashtëzakonshëm, shpeshherëshihet me habi, bezdi dhe madje, armiqësi. Rrallëherë pranohet kjo gjë si pasojë e pashmangshme e luftës së fituar nga të mbijetuarit, një fitore që meriton respekt, në mos brohoritje”.

Pra, ky është në thelb një roman mbi rilindjen pas vështirësive; është një roman ekstremisht motivues, pasi të bën t’i shohësh vështirësitë e ditëve të sotme si kotësira (të pakrahasueshme me ato të autores) dhe të nxit të mos ankohesh, por të vazhdosh përpara me më tepër besim tek vetja dhe me më tepër dinjitet. Doja të citoja nga romani një fjali mjaft motivuese: “Nga jeta do të marrësh atë që ke investuar. Bëje me gjithë zemër atë që bën, pastaj lutu dhe prit”. Ndaj, nëse ende nuk e keni lexuar këtë roman, por keni nevojë për motivim, bëni mirë ta lexoni. Lexohet shpejt dhe të mëson shumë për jetën.

Bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.