Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

UET Press: Rekord shitjesh; romani “Sarah” dhe poezitë “In love”

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,423
Panairi i Librit 2017/Është mbyllur dje në mbrëmje edicioni i 20-të i Panairit të Librit në Tiranë, ku janë shënuar një numër i madh vizitorësh, por jo të gjithë të identifikuar si lexues. Dita e djeshme ka shënuar rekord për botuesit në shitjen e librit, por edhe një bilanc pozitiv që iu ka dëshmuar se letërsia cilësore nuk i ka tradhtuar. Ndërsa për botimet e UET Press befasia ka qëndruar në dy libra hit, sidomos romani “Sarah” i Alfred Pezës, si libri më i shitur dhe, poezitë “In love” të Preç Zogajt

Panairi i Librit 2017/Është mbyllur dje në mbrëmje edicioni i 20-të i panairit të Librit në Tiranë, ku janë shënuar një numër i madh vizitorësh, por jo të gjithë të identifikuar si lexues. Dita e djeshme ka shënuar rekord për botuesit në shitjen e librit, por edhe një bilanc pozitiv që iu ka dëshmuar se letërsia cilësore nuk i ka tradhtuar. Ndërsa për botimet e UET Press befasia ka qëndruar në dy libra hit, sidomos romani “Sarah” i Alfred Pezës, si libri më i shitur dhe, poezitë “In love” të Preç Zogajt.

Shifrat kanë treguar se libri që ka thyer rekord shitjesh është romani i Alfred Pezës, “Sarah”, botimet “Mapo Editions”. Vetë autori Alfred Peza në shumicën e kohës ka qenë edhe vetë i pranishëm në panair për të firmosur autografe për blerësit e panumërt deri dje, në ditën e fundit ku ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës.

Pritja për romanin “Sarah” ka qenë pothuaj e parashikuar, si një botim mjaft i kërkuar edhe para hapjes së panairit të librit, duke provokuar e hapur debate që lidhen me personazhet e tij kryesore, konkretë por të gjithë të zënë në “grackën” e fiction që ka ndërtuar gazetari e publicisti Alfred Peza. Jo pak herë në media ky provokim ka reflektuar dhe deklarime gati të ashpra sidomos nga dinastia mbretërore, pasi në libër Mbreti Zog zë një vend kryesor duke krijuar një situatë të panjohur, misterioze me një nga femrat më të bukura të Tiranës së viteve ‘30. Bëhet fjalë, siç tashmë dihet, për Sara Blloshmin, një personazh i bujshëm për kohën e saj, dhe që është konsideruar prej Pezës si një pikënisje e vështrimit të qytetërimit shqiptar për nga perëndimi. Emancipimi i reflektuar nga kjo grua që jetoi tri kohëra, duke njohur edhe persekutimin e diktatorit, Enver Hoxha, si duket pjesa më interesante dhe misterioze e gjithë kësaj historie i takon periudhës së mbretërisë shqiptare, ndoshta për shkak të natyrës e profilit që kishte Mbreti Zog.

Në këto gracka të fictionit Peza ka përdorur sa imagjinatën por dhe një thesar të dhënash historike që i kanë kushtuar kohë hulumtimi e qasje dokumentare që bëjnë lëndën e romanit. Kjo situatë letrare si duket ka lejuar lexuesin të jetë më depërtues në histori duke e kthyer romanin “Sarah”, në gjuhë shifrash, ndër më të shiturit, jo vetëm kryesore e stendës së UET Press, në Panairin e Librit në Tiranë.

Ndërsa ata që besojnë më pak në poezi, se lexuesit e saj kanë mbaruar për një realitet tjetër letrar që ka krijuar libri i ri i Preç Zogajt, “In love” me 100 poezi dashurie, duket se ka qenë tjetër befasi. E përfshirë edhe ky botim në kolanën letrare të “Mapo Editions”, së bashku me romanin “Sarah” kanë shënuar rekord shitjesh.

Stenda e UET Press është paraqitur në panairin e sivjetmë me 50 tituj të rinj, që përfshijnë kolanën letrare “Mapo Editions”, nën siglën e klubit letrar të letërsisë bashkëkohore, si dhe kolanën e mendimit bashkëkohor.



Çmimet e botuesve: Vepra më e mirë, Betim Muço vlerësohet postmortem



“Për trajtimin me thellësi idesh dhe elegancë stilistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekst kombëtar e ndërkombëtar”, ky ka qenë motivacioni me të cilin Shoqata e Botuesve Shqiptarë, përmes një jurie, ka shpallur fitues në fushën e letërsisë artistike origjinale veprën e shkrimtarit Betim Muço. Një vlerësim postmortem për veprën “Yjet janë fare pranë”, që shkrimtari e ka lënë të papërfunduar por që njohur dritën e botimit nga vullneti i bashkëshortes së tij.

Prej disa vitesh që SHBSH ka ndërtuar strukturën e çmimit të librit, në çdo gjini, përgjatë ditëve të panairit duke u bërë një tjetër çmim alternative në kryeqytet për autorin. Përveç veprës artistike, janë dhe tre çmime të tjera që janë pjesë e trupit të këtij panairi. Është shpallur fitues në fushën e letërsisë studimore origjinale, vepra “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali, me motivacionin: “Për paraqitjen me seriozitet e argumentim të gjerë shkencor të figurës së Faik Konicës”.

Në fushën e letërsisë artistike origjinale për fëmijë është shpallur vepra “Më quajnë Musine Kokalari”, e shkruar nga Persida Asllani, me motivacionin: “Për portretizimin e vërtetësishëm dhe me gjuhë të përshtatshme të figurës së Musine Kokalarit”. Ndërsa është shpallur fitues në fushën e përkthimit, shkrimtarja Diana Çuli për përkthimin e veprës “Lumturia e pritjes” e autorit arbëresh Carmine Abate, me motivacionin: “Për përkthimin me shije të hollë letrare dhe gjuhë të pastër e tërheqëse”. Duke qenë se ishte një vit historik, jubilar i Panairit të Librit në Tiranë, shoqata e botuesve është vlerësuar mes vetvetes, duke ndarë çmime për botuesit dhe libraritë.

Dy kanë qenë shtëpitë botuesve më të vlerësuara në këto 20 vite: e para Shtëpisë Botuese “Onufri” me motivacionin: “Për seriozitetin dhe pasionin këmbëngulës për 25 vite punë botuese, në shërbim të lexuesve, duke botuar me qindra tituj, autorë e vepra të rëndësishme të kulturës shqiptare e botërore, ku shquan veçanërisht vepra e Mjeshtërit të madh Ismail Kadare”; si dhe shtëpia “Pika pa sipërfaqe”, me motivacionin: “Për kujdesin dhe vëmendjen e dalluar për botimin e veprave me shumë vlera në fushën e letërsisë, të kritikës, të filozofisë a historisë”.

Botuesit kanë zgjedhur tre librari në vlerësimi e tyre; 1- Libraria “Adrion” me motivacionin:

“Shembulli më i mirë i punës profesionale plot përkushtim ndaj librit në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja, si një përvojë model në punën për tregtimin e librit dhe marrëdhëniet me lexuesit”; Libraria Artin, Prishtinë-Tiranë, Jahir Ahmetit, si: “Një urë shembullore e kulturës dhe e librit në gjuhën shqipe, midis Shqipërisë e Kosovës, një mbështetje për lexuesit e të gjitha moshave, veçanërisht të rinjve dhe studiuesve; si dhe libraria Universitare në Shkodër, Arian Goga, në “kujdesin dhe dashurinë në punën me librin në qytetin e Shkodrës, duke përcjellë me dinamikë botimet më të mira bashkëkohore, për t’i shërbyer lexuesit”.



Ribotim i “Mërkuna e zezë”, Agron Tufa: Një libër pothuaj inekzistent, e sabotuan botuesit

Po pse çfarë më shtynte të komplotoja me veten asisoj? Çfarë ishte ajo fshehtësi që më ndillte të ndërmerrja deshifrime të tilla? Kush ma kurdiste trurin aq mbrapshtë sa, hem të mos e ndaloja veten, hem të ndjeja turp, ndërsa zemra më rrihte e çakërdisur, krejt për hesap të vet? Dija turbull se po e provokoja veten rëndë me një kureshti të turpshme, të ulët, sa nuk gjendeshin fjalë ta përshkruanin. Dhe luftoja të mos skuqesha… Diçka e papajtueshme, emocione të liga që i shkojnë për shtat një krimineli me damkë…ky fragment i përket romanin “Mërkuna e zezë” e Agron Tufës, një libër që ka “humbur” nëpër librari, a punë botuesish por që në të dy botimet e tij, nuk është arritur receptimi siç do të donte autori, dhe pse mund të jetë konsideruar nga kritika si një nga romanet më të mira që është shkruar nga ky autor.

“Kur e kam takuar Agronin për herë të parë në vitin 1996, atëherë ishte student në Moskë, mbaj mend lumturinë e tij kur ka marrë në dorë librin “Mërkuna e zezë”. Tani nuk më hyn në sy fare, nga pikëpamja tipografike, por atëherë, për kohën ishte shumë i mirë. Këtë gjë e kam vënë re edhe pas 20 vjetësh. Kjo është një nga lidhjet shpirtërore që unë mendoj se është një luks midis një autori e botues…”, me këto fjalë botuesi i “Onufrit”, Bujar Hudhri ka prezantuar riardhjen e “Mërkuna e zezë” të shkrimtarit Agron Tufa, duke lajmëruar për një tjetër ekskluzivitet të rëndësishëm për këtë shtëpi botuesve, pas atij të Kadare dhe Camajt. Me këtë ide, ka vazhduar me tej Hudhri ka thënë se do vazhdojë bashkëpunimi me këtë shkrimtar, duke treguar arsyet pse sollën botimin e tretë. “Libri që keni në dorë, “Mërkuna e zezë”, s’është i ri. Është botim i tretë. E kam botuar për një arsye të thjeshtë, në pritje që Agroni të sjellë diçka të re, e di që ka shumë libra në duar, por ai nuk është nga ata shkrimtarë që boton pa i përpunuar gjërat. Unë i kam parë të gjitha botimet e Agronit, por unë doja të sillja një letërsi tjetër. Kjo do të thotë se libri i botuar në ’96, vlen për të kuptuar se si çdo autor vjen në një brez tjetër, edhe pas 20 vitesh. Kështu që, edhe kur ribotohet ka kohën e vet. Kjo është arsyeja që kemi librat e Agronit të botuar deri tani. Do t’i marrim mbarë botimet derisa të vijë libri i ri që Agroni do të sjellë tek Onfuri, që të bëjmë një katalog të plotë dhe, që të jetë një fazë për të ardhmen. Unë kam për detyrë të jem një ndërmjetës i mirë”, ka thënë Hudhri.

Ndërsa shkrimtari duke përmendur se ky botim shënon daljen e tretë para lexuesit, deri tani dy të parat pothuaj kanë qenë inekzistente. “Libri është botimi i tretë, dy botimet e para thuajse kanë qenë inekzistente në kuptimin e sociologjisë së komunikimit, sepse nuk u përcoll në librari. Shkaqet mund t’i gjeni në google, për një shkrim timin “Shtëpi botuesve vs sabotuese”. Domethënë ky libër është shpërndarë në mënyrë shumë të kufizuar, në një kohë shumë të shkurtër në librarinë “E përshtatshmja”, ku më të shumtën e kam përcjellë te miqtë, me sa munda, dhe aty mbaroi”, ka treguar Tufa për fatin e dy botimeve të mëparshme të romanit të tij, ndoshta konsideruar si një nga veprat më të mirë të krijimtarisë së shkrimtarit. Me romanin “Mërkuna e zezë”, Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie. V.M
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.