Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Të mërzitur në ditët me shi? Ja ç’po ndodh në mendjen tuaj

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,636

Të mërzitur në ditët me shi? Ja ç’po ndodh në mendjen tuaj​

artworks-000057723083-ench1l-t500x500-500x433.jpg

Shiu dhe mungesa e diellit mund të bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen në formën e tyre më të mirë. Ata mund të përjetojnë ankth, depresion, mund të ndihen të pamotivuar dhe termi klinik për këtë gjendje është “Çrregullimi Afektiv Sezonal”, raporton “Psychology Today”.

“Është një gjendje që lidhet me nivelet më të ulëta të dritës, si dhe me ditët e tepërta me re”,- shpjegoi Debra K. Burton, e cila është një këshilltare profesioniste dhe një terapiste familjare e licencuar.
Kjo gjendje njihet ndryshe si depresion dimëror dhe zakonisht nis që në muajin tetor ose nëntor dhe mund të zgjasë deri në muajin prill. Në përgjithësi, shoqërohet me ditët kur kohëzgjatja e diellit është më e shkurtër.

“Ajo që mendojmë se ndodh është se ajo ndikon në nivelin tonë të serotoninës, që është një neuro-transmetues që ndikon tek depresioni, si dhe melatonina, niveli i së cilës rritet gjatë natës kur jemi në gjumë”,- tha Burton.

Ajo shtoi se nëse një person e ka përjetuar këtë gjendje gjatë dy viteve të fundit, atëherë ai duhet të shqetësohet dhe të bëjë një kontroll tek mjeku përkatës. Depresioni dimëror shfaqet zakonisht tek gratë dhe midis moshës 15 deri në 55 vjeç.

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.