Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si evoluoi qëndrimi dhe trajtimi nga antikiteti deri sot i vetëvrasjes

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,790

Si evoluoi qëndrimi dhe trajtimi nga antikiteti deri sot i vetëvrasjes​






Nga Alberet Vataj

Në Athinën e lashtë, një person i cili ka bërë vetëvrasje, pa miratimin e shtetit i ishte mohuar e drejta një varrim normal. Trupi i viktimës varroset në periferi të qytetit, pa një gur varri apo shënues tjetër që tregon se ku dhe kush është varrosur, këtu apo atje.

Megjithatë, ajo u vlerësua të jetë një metodë e pranueshme për humbësit në luftës. Në Romën e Lashtë, vetëvrasja fillimisht ishte e lejuar, për tu konsideruar më vonë si një krim kundër shtetit për shkak të kostos së saj ekonomike.

Në Evropën e krishterë vetëvrasja mori damkën e mëkatit dhe u dënua nga Këshilli i Arles si vepër e djallit. Në Mesjetë, Kisha shfaq tendencën e pranimit të këtij akti kur vetëvrasja kanonizohej si një martirizim, si në rastin e dëshmorëve të Córdoba. Përkundër këtyre mosmarrëveshjeve, pranimit të saj si mëkat dhe si martirizim, doktrina katolike nuk e përcakton përfundimtare qëndrimin e saj për vetëvrasjen deri vonë në shekullin e XVII-të. Asokohe, një urdhëresë penale e lëshuar nga Louis XIV i Francës në vitin 1670 ishte shumë e rëndë. Sipas saj trupi i personit të vetëvrarë tërhiqej zvarrë nëpër rrugë, përmbys, pastaj mbahej i varur me kokë poshtë ose hidhej në një grumbull plehrash. Përveç kësaj, të gjithë vlerat pasurore të personit konfiskoheshin.

Qëndrimet ndaj vetëvrasjes do të pësonte ndryshime gjatë Rilindjes. Një lloj shpëtimi dukej se erdhi për këto “heretikë”. John Donne me punën e tij “Biathanatos” i bën një apologji këtij akti. Mbrojtja e saj konsiston në ilustrimin që i ai i bën duke sjell dëshmitë e figurave biblike, të tilla si Jezus, Samson dhe Sauli, dhe bën prezent argumentet e pranimit në bazë të arsyes dhe natyrës për sanksionimin e vetëvrasje në rrethana të caktuara.

Iluminizmi e fut në një fazë të re emancipimin e shoqërisë dhe sjell ndryshime thelbësore mbi qëndrimin ndaj vetëvrasjes dhe kuptueshmërinë rreth këtij akti. Ser David Hume mohoi se vetëvrasja ishte një krim, dhe se ajo, sipas tij nuk cenon askënd, dhe është potencialisht në dobi të individit.

Në vitin 1777 në Esse-n e tij për vetëvrasje dhe pavdekësinë e shpirtit David Hume retorikisht pyeti: “Pse duhet të zgjas një ekzistencë e mjerë, për shkak të disa përparësi mendjelehtë, të cilat publiku mund ti marrin nga unë?”

Etapa e mëvonshme solli evoluim të trajtesës. Një ndryshim vjen në opinionin publik. “The Times” në vitin 1786 çel një debat të gjallë me temë: “A është vetëvrasja një akt i guximshëm?”.

Nga shekulli i XIX e këndej, akti i vetëvrasjes kishte ndryshuar nga të qenit dhe të trajtuarit si një akt mëkatimi për tu përkufizuar si shkakësi e sëmundjeve mendore. Edhe pse vetëvrasja mbeti paligjshme, gjatë kësaj periudhe, ajo gjithnjë u bë objekt satirike.

Në Angli më 1879 një ligj e bëri prezent nevojën e dallimit midis vetëvrasje dhe vrasje, edhe pse vetëvrasjen nuk e shkarkoi nga barra detyruese e konfiskimit të pasurisë. Vetëm në vitin 1882, i vetëvrari fitoi të drejtën të varrosej sipas të gjitha të drejtave që kishte çdo i vdekatar tjetër, për të patur një varr dhe për të patur një lamtumirë me të gjitha nderet. Ky është edhe fundi i trajtimit të vetëvrasjes si herezi, si mëkat.

Filozofia do ta shtjellonte dendur këtë tematikë duke përthithur interesimin e mendjeve më të ndritura dhe duke sjellë një larmi pikëpamjesh dhe qëndrimesh.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.