Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shqipëria e Madhe a i kishte 200 mijë kilometra katrorë!?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731


Shqipëria e Madhe a i kishte 200 mijë kilometra katrorë!? / Projekti i dështuar i Ali Pashë Tepelenës!​

NGA: IDRIZ MORINA

auto_AliPashtepelena_dhe_Bajroni1651510585.jpg

Ali Pashë Tepelena me lordin Bajron, poetin e madh romantik anglez

Kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.Shanset dhe mundësitë për krijimin e një shteti ideal shqiptar ekzistonin thuajse plotësisht, sepse ende nuk kishte një nxitje të rëndësishme për popujt në Ballkan, për krijimin e shteteve të tyre etnike, aq më tepër në kurriz të tokave shqiptar.

Një shans historik i humbur nga shqiptarët për ta krijuar një shtet të fuqishëm shqiptarë, ishte fillimi i shekullit të 19-të, kur pashallëqet shqiptare ishin forcuar shumë, dhe kishin krijuar një pavarësi të konsiderueshme nga “Porta e lartë”, si quhej shpesh, selia e Perandorisë Osmane.

Përveç se ishte një shans historik, si rrallëherë, pas mbretërisë së Skënderbeut, kufijtë e të cilës mbretëri apo shteti nuk janë definuar thuajse aspak, në mungesë të studimeve shkencore dhe të thelluara, ajo është një ngjarje referente për idealet e rindërtimit të shtetit shqiptar.

Ajo që bie në sy është tërësia e jashtëzakonshme tokësore, që përfshinin pashallëqet shqiptare, dhe mundësia e rritjes së tyre të mëtejshme, duke futur brenda shtetit ideal shqiptar, edhe territoret me shqiptarë, të cilat nuk përfshiheshin brenda pashallëqeve shqiptare, dhe ishin pjesë të së njëjtës perandori (osmane) ku bënin pjesë formalisht katër pashallëqe shqiptare: Pashallëku i Janinës, i Shkodrës, i Beratit dhe i Serezit (territor në Greqinë e sotme).

Sipas studiuesit dhe hulumtuesit të dosjeve sekrete, ish-shefit të Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë Irakli Koçollarit, nga të gjeturat e tij në arkivat britanike rezultonte se ideatori dhe promotori kryesor i këtij projekti ishte, Ali Pashë Tepelena, themelues dhe udhëheqës i pashallëkut të Janinës.

Është e rëndësishme të evidentohet, se në këtë kohë ende nuk kishte asnjë shtet tjetër ballkanik. Nuk ekzistonte as Greqia, as Serbia, as Mali i Zi, as Bullgaria e as Rumania, dhe kuptohet se gjithsesi nuk ekzistonte as Sllovenia, Kroacia, Bosnja, dhe as Maqedonia (e Veriut).

Pra, shanset dhe mundësitë për krijimin e një shteti ideal shqiptar ekzistonin thuajse plotësisht, sepse ende nuk kishte një nxitje të rëndësishme për popujt në Ballkan, për krijimin e shteteve të tyre etnike.

Ende nuk kishte ndodhur asnjë konferencë e rëndësishme ndërkombëtare, që do të mund të copëtonte territoret shqiptare, madje në dëm të krijimit të shteteve dhe popujve, që nuk ishin as si etni historike, as edhe si komunitet i ri në Perandorinë osmane.

Image

Janina e bukur

Shqipëri e madhe dhe Shqipëria etnike?!

Këtë parashtrim e bëmë për ta pasur më të qartë, edhe për shumë media shqiptare e gazetarë, që lajthiten nga konceptet e rrejshme që përdorin serbët për t’ju referuar përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës, se duan ta krijojnë “Shqipërinë e madhe”, kur kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Ky bashkim tokash nuk përbën as 40 mijë kilometra katrorë, ndërsa shteti ideal shqiptarë mund të ishte pesëfish më i madh, se ky. Madje, ky bashkim, Kosovë-Shqipëri, as nuk do ta krijonte Shqipërinë etnike, aktualisht, sepse do të duhej të bashkoheshin në një shtet të vetëm edhe shqiptarët në Serbi, Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi, ku sot jeton komuniteti më i madh shqiptarë, ndoshta më shumë se sa jetojnë në të gjitha shtetet ballkanike.

Projekti i Ali Pashë Tepelenës

Shumë media ende edhe sot flasin për Shqipërinë e madhe, ndërsa kur numërojmë territorin e saj, sipas hartave që paraqesin mezi se arrin në rreth 60 mijë kilometra katrorë. Pra, sikur e ngatërrojnë qëllimisht Shqipërinë etnike, e cila edhe aktualisht mund të shihet se ka më shumë se njëqindmijë kilometra katrorë, dhe prapë është shumë më e vogël se “Shqipëria e pavarur” – “Indipendent Albania” e Ali Pashë Tepelenës, siç e sjellin në kujtesë historianë të pakët shqiptarë.

Ky projekt që për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk u realizua, qe kthyer në kob për një komb të tërë. Është Shqipëria e vërtetë, e mbijetuar pjesërisht prej Ilirisë, kur ishte disa herë më e madhe se sa ky projekt-shtet i Ali Pashës.
Por, shteti i Ali Pashës përfshinte gati të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe pa dyshim që sot do të ishte shteti më i madh në këtë rajon me territor pas Rumanisë, dhe po ashtu popullsia nuk do të ishte me më pak se njëzet milionë shqiptarë.


Greqia vështirë se do të ekzistonte si shtet, po ashtu as Mali i Zi nuk do të krijohej dot, dhe as që bëhet fjalë për ekzistimin e Maqedonisë, ndërsa Serbia edhe nëse do të ishte krijuar nuk do të kishte as sot territor më të madh se sa pashallëku i Beogradit.

Sipas dokumenteve të gjetura në Angli nga Irakli Koçollari, Ali Pasha kishte marrë të gjitha masat për krijimin e shtetit shqiptar dhe këtë e kishte bërë në pajtim me tre pashallëqet tjera shqiptare. “Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë jam përgatitur dhe i kam marrë të gjitha masat që në një moment të caktuar, unë të shkëputem dhe ta shpall pavarësinë e atdheut tim”.

Vetëm territori i principatës së Ali Pashës do të shtrihej në këtë hapësirë: Nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër, deri në afërsi të Manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme, deri në afërsi të Selanikut më pas në Thesali, Magnezi e Peloponez, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit”.

Ku mund të shtrihej më tej ky shtet?

Ali Pasha ishte kategorik se marrëveshja ishte bërë me dy pashallarët tjerë në veri, por edhe me një pasha më në jug në Greqi, që sundonte tokat shqiptare:

“Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit”, thoshin dokumentet që citon Koçollari. Seresi është një qytet në Greqi, u kishte deklaruar Ali Pasha britanikëve.

Sipas shtrirjes së pashallëkut të Janinës, dhe të atij të Serezit, i bie që rreth gjysma e Greqisë (132 mijë kilometra katrorë) së sotme të ishte shtet shqiptar, më së paku 60-80 mijë kilometra katrorë, plus territori i Shqipërisë së sotme (afër 29 mijë km katrorë), dhe territori i Maqedonisë së sotme (25.7 mijë kilometra katrorë), që bëjnë së bashku afër 54 mijë kilometra katrorë, Kosova e sotme dhe Sanxhaku, shumica e territorit të Malit të Zi (13.8 mijë kilometra katrorë) dhe një pjesë tjetër e Serbisë (77.47 mijë kilometra katrorë) deri tek portat e Nishit, do të përbënin rreth 50 mijë kilometra katrorë të tjera, dhe me një përfarim, shteti shqiptar i Ali Pashë Tepelenës së bashku me tri pashallëqet tjera do të kishte jo më pak se 150 mijë kilometra katrorë apo 150-180 mijë km katror, dhe mund të shkonin me një nxitje të bashkimit të shqiptarëve për rreth edhe në mbi 200 mijë kilometra katrorë.


Image

Ali Pashë Tepelena

Dhe vërtetë Athina sot do të fliste shqip, dhe do të kishte qenë punë e kryer bashkimi i saj, meqë ishte fshat që në lindjen e shtetit shqiptar.

Pra, kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.

Shqiptarët dështuan, dhe faktorët kyç ende nuk janë studiuar ndërsa mbi tabanin e përpjekjeve për pavarësi të Ali Pashë Tepelenës (1740 - 1822) dhe me ndihmën e tij, Greqia, do ta fitonte Pavarësinë, pak vite më vonë, më 1830, sërish në saje të luftës heroike të shqiptarëve, me idenë për krijimin e një shteti të përbashkët greko-shqiptarë, por që shqiptarët do të tradhtoheshin sërish.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.