Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta e lehtë e përgatitjes së gështenjave të pjekura në kripë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Receta e lehtë e përgatitjes së gështenjave të pjekura në kripë​



6eb5e6b0-4544-40b8-8faa-fca50165499f-salt_new_small-750x500-1.jpg



Shpesh vëmë theksin tek konsumi i produkteve të sitinës, kjo për faktin se ato janë të freskëta, i falin trupit tuaj vlerat ushqyese që ai ka më tepër nevojë në stinën e caktuar, dhe sigurisht që vlera e tyre monetare është më e ulët.

Në recetën e sotme, AgroWeb.org ka përzgjedhur gështenjat, sepse jo vetëm kënaqin nespin tuaj këto ditë vjeshte, por janë të pasura me vitaminë C, kalcium dhe fosfor.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe, pasi ju jep energji, sasi të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminash dhe karbohidratesh.

Në këtë recetë gështenjat do të gatuhen në një tigan mbi një shtresë kripe të trashë, e cila vepron si qymyr.

Kripa është një përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, që do t’ju lejojë të përftoni gështenja të pjekura në mënyrë perfekte, pa tym dhe pa ndotje.

Pasi të jenë gati, gështenjat do të jenë shumë të buta dhe të lehta për t’u qëruar.
Shijoni ato të nxehta, si një meze e shijshme pasditeje, ose në mbrëmje.

Më poshtë Agroweb.org ju mëson me mënyrën se si t’i bëni gështenjat e pjekura me kripë në mënyrë perfekte.

Përbërësit
1 kg gështenja
1 kg kripë e trashë

Përgatitja
Njomini gështenjat për rreth 30 minuta në ujë të ngrohtë. Pasi lëvozhga të jetë zbutur, krijoni në të një çarje të vogël.

Hidhni kripën e trashë në tigan, lëreni të ngrohet dhe më pas shtoni aty gështenjat e prera.
Mbulojini me kapak dhe gatuajini për 30 minuta duke i përzier herë pas here.

Pasi të jenë gati, vendosni gështenjat nën një leckë pambuku të lagur, avulli do t’ju ndihmojë t’i qëroni më lehtë. Shijojini ato të nxehta.

Këshilla
Për një përgatitje sa më të mirë, sigurohuni që tigani të jetë i mbuluar me një shtresë të trashë kripe.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i ktheni gështenjat herë pas here, përndryshe mund të digjen.

Për të kuptuar nëse gështenjat janë gati, sigurohuni që të jenë pjekur në pikën e duhur dhe që prerja të jetë pak e hapur.

Gështenjat mund t’i ruani për disa ditë në një qese ose enë hermetike.

Nëse dëshironi ju mund të ruani edhe kripën. Pasi të jetë ftohur, vendoseni në një qese dhe përdoreni për të bërë gështenja të tjera. /AgroWeb



Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.