Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qiriri, Shkrepesja, dhe Ashkla e vogel

Harrakati

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 29, 2020
Mesazhe
1,058
Njëherë e një kohë, në një kështjellë, jetonte një qiri i vogël. Ai ishte i vetmuar dhe askush nuk donte ta ndizte. Të gjithë qirinjtë e tjerë jetonin së bashku në llambadarë mbi kokën e tij. Çdo natë, pronari i kështjellës ndizte qirinjtë e tjerë, por jo qiririn e vetmuar. Qiriri i vetmuar i kishte zili miqtë e tij që jetonin atje lart mbi kokën e tij, ndërsa ai jetonte poshtë tyre, në tryezë, i vetëm dhe në errësirë.



“Jam shumë i trishtuar dhe i vetmuar. A mund të vij me ju atje lart?” u thoshte shokeve qiriri i vogel .



“Jo”, i përgjigjeshin ata, “ Ti je nje qiri i vogël dhe i pa vlere. Ti nuk mund ta ndricosh shtepine keshtu si ne, prandaj nuk të ndez pronari”.




Qiriri e kuptoi se askush nuk e donte , dhe kështu një ditë, ai iku nga shtepia. Rrugës, hasi në një shkrepese të vetmuar. Shkrepesja ishte e thyer per gjysme, dhe dukej shumë e trishtuar.




“Mirëmëngjes, shkrepse”, tha qiriri, “nga vini dhe ku shkoni”?



“Unë vij nga një shtëpi e vogël. Kam jetuar atje për shumë vite, ne nje kuti bashke me shkrepeset e tjera, por askush nuk pranonte te me ndizte, sepse jam nje shkrepese e thyer. Zoterinjte e mij kishin shume frike se do te digjnin gishtat, nese do te me ndiznin. Kështu që vendosa të arratisem”, tha shkrepesja.



“Eja me mua”, i tha qiriri”, do te behemi miq dhe do udhetojme se bashku”.



Shkrepesja pranoi, dhe te dy miqte ecen e ecen, derisa arriten ne qytet. Aty pane nje ashkel te vogel druri, qe po rrinte e vetmuar mbi trotuar.



“Miremengjes, ashkel e vogel”, i tha qiriri, “nga vjen dhe ku shkon”?



“Une vij nga pylli”, tha ashkla e vogel, “dikur isha pjese e nje peme te madhe. Por nje dite nje druvar e preu pemen dhe i ngarkoi copat e saj ne karroce dhe i coi ne treg. Vetem mua me flaku, duke thene se isha shume e vogel per tu shitur”.



“Eja me ne”, i tha qiriri”, do behemi miq dhe do udhetojme se bashku”.



Ashkla pranoi, dhe keshtu te tre miqte udhetuan derisa ra nata. Ishte shume ftohte dhe erresire, dhe ata nuk po e gjenin dot rrugen.



“Kemi humbur rrugen, dhe nuk e dijme se ku po shkojme”, tha qiriri, “cfare do te bejme tani o miqte e mij”?



“Mos u trembni “, tha shkrepesja e vogel, “une e di cfare duhet te bejme”, dhe u ferkua pas nje guri dhe u ndez. Pastaj shkrepesja ndezi qiririn, dhe qiriri ndezi ashklen e vogel.



Tani ishin te tre te ndezur, dhe kaq te lumtur, sa vendosen te flinin se bashku. Kur erdhi mengjesi, flaka e tyre e vogel ishte kthyer ne nje zjarr te madh. Shume shpejt zjarri dogji gjysmen e pyllit, dhe u be akoma dhe me i madh.



“Tani qe u bera i madh dhe i fuqishem, do te shkoj fshat me fshat, e qytet me qytet, dhe do ti djeg te gjithe pa meshire. Keshtu do te behem akoma dhe me i madh”, tha zjarri.



Keshtu zjarri vrapoi qytet me qytet, e fshat me fshat. Ngado qe shkonte, ai digjte gjithshka dhe behej akoma dhe me i madh. Njerezit u tmerruan, dhe kerkuan ndihmen e shiut, por ishte stine vere dhe shirat ende nuk ishin mbledhur. Atehere njerezit kerkuan ndihmen e liqeneve dhe lumenjve, por liqenet dhe lumenjte ishin thare, sepse kishte shume kohe pa rene shi. Atehere njerezit kerkuan ndihmen e oqeanit, dhe oqeani doli nga shtrati dhe ju afrua zjarrit.



“Perse po e djeg token dhe njerezit”, i tha oqeani zjarrit.



“Sepse jam i madh dhe i fuqishem”, u pergjigj zjarri, “jam aq i fuqishem sa mund te te djeg edhe ty. Prandaj, me mire perkulu perpara meje, ashtu sic po bejne gjithe te tjeret”.



“Me te vertete je i madh dhe i fuqishem, por mua nuk me djeg dot”, tha oqeani”, prandaj nuk do te perkulem perpara teje”.



“Perkulu perpara meje, ndryshe do te djeg te gjithin, dhe asnje pike uji nuk do te mbetet prej teje”, tha zjarri i zemeruar”.



“Jo”, tha oqeani, “ une kurre nuk do te perkulem para teje”.



Zjarri i inatosur, u ndez edhe me keq, dhe u be akoma me i madh. Pastaj ju afrua oqeanit, u hodh mbi te, dhe u zhduk i gjithi duke lene pas nje mal me avull e flluska. Kur zjarri u zhduk, dhe oqeani u kthye perseri ne shtratin e vet, njerezit nisen te kerkojne fajtorin qe e kish ndezur zjarrin. Por, edhe pse e kerkuan ngado, nuk munden ta gjenin. Keshtu e lane ate pune, dhe nisen te rindertojne perseri fshatrat dhe qytetet e djegura. Shume kohe me pas, nje peshkatar qe po nxirrte varken ne det, pa disa sende qe po digjeshin ne rere. Peshkatari u afrua, dhe nisi ti kqyrte i habitur. Ishte nje qiri i vogel, nje shkrepese e thyer, dhe nje ashkel e vogel druri.

Admir Ninta
2023
 
Pergezime! Percjell nje mesazh shume te bukur! Suksese dhe vazhdo shkruaj mos ndalo perpara asnje veshtiresie!
 
Faleminderit. Por keto qe kam jane te gjitha te vjetra. Ka vite qe nuk shkruaj me. Kjo Ishte publikuar ne 2023 ne anglisht, dhe tashi e perktheva shqip. Po nuk kam te tjera, ishte e fundit
Pergezime! Percjell nje mesazh shume te bukur! Suksese dhe vazhdo shkruaj mos ndalo perpara asnje veshtiresie!
 
Faleminderit. Por keto qe kam jane te gjitha te vjetra. Ka vite qe nuk shkruaj me. Kjo Ishte publikuar ne 2023 ne anglisht, dhe tashi e perktheva shqip. Po nuk kam te tjera, ishte e fundit
Vazhdo shkruaj, nje dite do te gjejne dhe ato driten e publikimit! Muze pa fund dhe shume respekt!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.