Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse 1 Prilli është “Dita e Gënjeshtrave” dhe ç’duhet të dini për të

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,750

Pse 1 Prilli është “Dita e Gënjeshtrave” dhe ç’duhet të dini për të​



pinocchio-liar-1940x900_34987-1024x475-1.jpg



Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?

Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day).

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.


Top Chanel
 
Mua smë gënjeu askush dje
364 ditët e tjera, ëhë?
 
Lol mami im met parin prill e ka ditelindjen po ska njeriu ma te sinqert se ta ? e neve shaku ksej festa nuk na lejohet me rrejt?
 
Une per veten time gjith vitin genjej vec ne nje prill them te verteten ?
 
Per zotin se kam kuptuar gje ?‍♂️
 
Mua smë gënjeu askush dje
364 ditët e tjera, ëhë?
Si ne at filmin e ki bo tash 365 din ne pjesen e dyt se vetem laura e vren se nuk esht massimo massimo i vertet po vlavi i vet so hot po a me bo dhe ne film laura vdes e para
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.