Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Problemet më të përhapura shëndetësore në moshën 60 vjeçare

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Problemet më të përhapura shëndetësore në moshën 60 vjeçare​



u1-15.jpg



Me kalimin e moshës, thonë që njeriu bëhet më i mençur, ndërkohë që sa i përket shëndetit, ekspertët konfirmojnë se ai bëhet më i ngatërruar.

Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet.

Hipertensioni
Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma. Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik, dhe të hanë më shumë fruta.

Kolesteroli i Lartë
Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut. Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë. Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të shtatëdhjetat.

Artriti
Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet. Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.

Perdja e Syrit
Me kalimin e kohës, syri i një personi në të shtatëdhjetat formon perden e cila pengon shikimin. Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.

Humbja e Dëgjimit
Humbja e dëgjimit është një faktor rreziku i demencias, depresionit dhe shumë sëmundje të tjera. Ajo mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në mënyrën e të jetuarit. Rregulli kryesor është që veshët duhet të jenë të pastruar nga dylli. Në këtë moshë, mbajtja e pajisjeve të dëgjimit është e paevitueshme megjithatë njerëzit duhet të sigurohen që janë pajisje cilësore.

Osteoporoza
Osteoporoza është një sëmundje që gërryen kockat dalëngadalë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Në moshën e tretë, kockat humbin shumë prej dendësisë së tyre. Ekspertët këshillojnë marrjen e vitaminës D në formën e suplementit.

Pagjumësia
Me kalimin e viteve, njeriu e ka të vështirë të bëjë një gjumë të mirë e të flejë 8 deri në 9 orë. Megjithatë, në të shtatëdhjetat kjo nuk është problem deri në momentin që njeriu ndihet i lodhur gjatë ditës. Ekspertët nuk rekomandojnë ilaçe për gjumë, përveç melatoninës e cila është hormone i gjumit. Rregulli i artë në këtë moshë dhe jo vetëm është që nëse nuk arrini të flini brenda gjysëm ore, atëherë mos rrini në shtrat dhe përpiquni sërish më vonë./AgroWeb


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.