Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paradoksi shqiptar, si u shemb Shtëpia e Partisë për një vilë moderne dhe ligji që mban peng 200 familje të njësisë nr.8

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Paradoksi shqiptar, si u shemb Shtëpia e Partisë për një vilë moderne dhe ligji që mban peng 200 familje të njësisë nr.8​

Banorët nuk e investojnë dot pronën e tyre, pasi ligji parashikon se shfuqizimi i vendimit për heqjen e statusit të shtëpisë muze, bëhet vetëm nga autoriteti që e ka shpallur atë, duke mos dhënë asnjë klauzolë se çfarë ndodh në rastin kur autoriteti nuk "jeton më"



Paradoksi shqiptar, si u shemb Shtëpia e Partisë për një

Shtepia e Partise


TIRANE- 81 vite nga 8 nëntori i 1941, dita e përkujtimit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, kujton edhe një tjetër paradoks shqiptar. Shtëpia Muze e Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, lagjia 8 nëntori, vazhdon të jetë monument kulture. Me vendimin e Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, (Partia Komuniste), me datë 15 janar 1963, shtëpia e Partisë edhe pse nuk ekziston më në terren, në letra është shtëpi muze.

Deri këtu, gjithçka është në rregull, nëse do të harronim që në vitin 2000, shtëpia u ble nga një ndërtues privat, i cili e shembi dhe më pas ndërtoi në truallin ku ndodhej shtëpia e Partisë një vilë moderne. Për ta thelluar edhe më tej pabarazinë, se ca janë të nënës e ca janë të njerkës, banorët e zonës e çuan çështjen disa vite më parë në Gjykatën Kushtetuese.

Shkaku lidhet me faktin se një vendim i qeverisë Rama në vitin 2013, e shpalli zonë historike të gjithë zonën afër shtëpisë së Partisë. 200 familje që prekeshin nga vendimi, kërkuan në gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit, duke argumentuar se janë përballë një paradoksi. Shtëpia për të cilën gjithë lagjia ishte shpallur zonë muzeale, nuk ekzistonte më. As gjykata nuk i dha dot zgjidhje problemit. Banorët nuk e investojnë dot pronën e tyre, pasi ligji parashikon se shfuqizimi i vendimit për heqjen e statusit të shtëpisë muze, bëhet vetëm nga autoriteti që e ka shpallur atë, duke mos dhënë asnjë klauzolë se çfarë ndodh në rastin kur autoriteti nuk "jeton më". Në këtë rast, heqja e statusit me ligj që do i hapte rrugë edhe rijetëzimit të zonës bëhet vetëm nga Byroja e PPSH. Byroja Politike e PPSh ka ndërruar jetë në 1991, por absurdi jo.

Shtëpia e Partisë njihet edhe si vendi ku themeluesit e Partisë së Punës vendosën krijimin e Partisë që do të drejtonte Shqipërinë në një diktaturë komuniste 45-vjeçare. Godina në fjalë ka shërbyer si 'muzë' frymëzimi për përkrahësit e regjimit komunist para dhe pas rënies së sistemit. Shkrimtari Ismail Kadare i ka dedikuar edhe poemën "Shqiponjat fluturojnë lart", ku ndër vargje për këtë shtëpi shkruan si më poshtë:
O shtëpi tiranase,
o mure me baltë,
baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë Pragu yt ndante kohrat
N’atë prag ata hynin
Jashtë era gjëmonte
jashtë gjethet binin!

Që të shkulin ty,
duhet të përmbysin
tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë
Të përmbysin kështjellat, malet, këngët
Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët!
Kështu
N’atë kohë të rëndë pushtimi
kur bora u nxi,
e balta zu thinjë
Komunistët vendosën themelimin
Koha thirri në skenë partinë
Dhe s’ishin themelet e kalasë së Rozafës,
me gjak e me eshtra do të gatuhej betoni që muret të qëndronin,
në rrëzë të tyre
28 mijë kokën do të flijonin…
/Dosja.al
byroja politike e ppsh shtepia e partise
-640-0-1667898948xfb-img-1573143634650874609873202095064-256.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.