Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Nuset dhe dhëndrit nuk janë të mirëpritur”: Banorët e një fshati në Angli janë lodhur nga dasmat në një shtëpi madhështore aty pranë

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,664
Njerëzit në një fshat të qetë në Norfolk të Anglisë kanë nisur një fushatë për të penguar njerëzit që të martohen në një shtëpi madhështore aty pranë.

Çiftet që dëshirojnë të martohen në një ndërtesë të shekullit të 16-të pranë Aylsham kanë vendosur të shfaqin mesazhe përmes tabelave duke thënë se “nuset dhe dhëndrit nuk janë të mirëpritur” gjatë udhëtimit të tyre drejt vendit të ngjarjes.

Kjo pasi që fqinjët janë ankuar për njerëzit që enden nëpër oborret e tyre dhe i mbajnë zgjuar natën me muzikë të lartë.

1666878287614.png

Susi dhe Roger Crane, të cilët zotërojnë një fermë që rrethon vendin, janë ndër ata që “janë ngopur” nga një gjë e tillë.

Roger tha: “Dasmat po kanë me të vërtetë një ndikim të madh në jetën e banorëve tanë, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi për këtë”.

“Ata nuk janë në gjendje të ulen jashtë shtëpive të tyre gjatë verës dhe shpesh shqetësohen nga të bërtiturat dhe të qeshurat”.

“Mysafirët kanë bredhur nëpër oborr dhe madje kanë lënë gota nëpër kopshte dhe janë përhumbur. Atyre iu dha leja për të mbajtur dasma të pakufizuara dhe ne nuk e dimë se si ndodhi”.

Ndërsa Beverley Aspinall, e cila zotëron Oxnead Hall, tha se ajo dhe burri i saj “janë të vetëdijshëm për çështjet” dhe ata po bëjnë “gjithçka që munden” për të provuar dhe zbutur kaosin.

1666878305721.png

Ndërkohë që një zëdhënës i Këshillit të Qarkut Broadland tha: “Zhvillimi u konsiderua i pranueshëm kur u dha leja e planifikimit, në varësi të kushteve”.

“Këshilli aktualisht po heton një ankesë për zbatimin e ligjit në lidhje me shkeljen e kushteve të zhurmës në vend”.

“Kjo ende nuk është përfunduar dhe këshilli do t’i përgjigjet drejtpërdrejt ankuesit pasi të kemi hetuar këtë çështje”. /Telegrafi/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.