Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njihuni me 11 bimët vdekjeprurëse, mësoni më shumë për problemet që shkaktojne

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Njihuni me 11 bimët vdekjeprurëse, mësoni më shumë për problemet që shkaktojne​





Kur jeni jashtë në një natyrë të egër, ka shumë shanse që të sulmoheni nga bimë të rrezikshme. Pavarësisht se të rriturit mund të jenë të kujdesshëm, fëmijët janë shumë kuriozë për të zbuluar gjëra të reja. Shumë bimë mund t’i kemi në shtëpinë tonë, por nuk e dimë se çfarë rreziku na kanoset.

* Bima Castor Bean
– Zakonisht ndodhet në zona tropikale dhe ka një pamje të pazakontë. Ajo është ndoshta bima më e rrezikshme në planet. Përmban substance shumë toksike, duke ngrënë 4 ose 7 nga atom und të shkaktojë vdekjen.

* Bima Belladonna
-Ndodhet në Afrikën e Veriut, Europë, në Jugun e Rusisë, Azi dhe në pjesë të Amerikës së Veriut. Mund të shkaktojë humbjen e orientimit dhe në disa raste edhe vdekjen.
Bima Rhubarb-Kultivohet në Europë, Rusi dhe SHBA. Mund t’iu shkaktojë djegie në fyt dhe në sy, gurë në veshka dhe diarre.

* Bima Euphorbia
-Mund ta shohim shpesh edhe nëpër shtëpitë tona. Llojet e tyre janë të ndryshme, disa duken si bar, ndërsa disa të tjera duken si Bima.

* Bima Hogweed
-Zakonisht ndodhet në masë të madhe në USA. Mund të shkaktojnë dhimbje nën rrezet e diellit. Nëse e prekni lajeni dorën shpejt me sapun dhe mos dilni në diell për të paktën 2 orë.

* Bima Jimsonweed
-Ndodhet në Amerikën Veriore dhe Qendrore, Europë dhe në Rusinë e Jugut. Është e rrezikshme sepse mund të shkaktojë delir. Në disa raste koma ose vdekje.

* Bima Aconite
-Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Përdoret për qëllime decorative. Në kohët antike, përdorej edhe në si helm. Është shumë toksike. Shkakton halucinacione dhe pastaj edhe vdekjen.

* Bima Landër
-Zakonisht ndodhet në zona tropikale. Përmban glycoside kardiake dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, dobësi fizike, madje edhe vdekjen. Sipas legjendave, ushtarët e Napoleonit njëherë e filluan luftën e tyre duke përdorur këtë lloj bime.

* Bima Murrizi
-Ndodhet zakonisht në hemisferën veriore dhe në Australi. Llojet më të dëmshme të kësaj bimë janë të kuqë dhe të zeza. Shkakton dhimbje koke, dobësi fizike, dhimbje të barkut dhe ndonjëherë mund të shkaktojë sëmundje kardiake.

* Bima e Ujit
-Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo bimë ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng mund të vrasë edhe një lopë.

* Bima e Verdha flutur
-Disa nga këto lloj bimësh janë helmuese dhe të rrezikshme për njeriun. Përmban flluska që mund të shkaktojnë flluska në lëkurë. Nëse iu prek padashje sytë mund t’iu shkaktojë verbëri të përkohshme.
 
Shume prej ketyre bimeve i kemi hasur diku,do shume kujdes me bimet ne pergjithsi sidomos kur nuk e ke iden per rrezikun qe mbartin,shume njerez dhe i perdorin gabimisht pa e ditur egzakt cfare jan.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.