Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një asteroid misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë shkakun

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Një asteroid misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë shkakun​


96121666201002.jpg



Një asteroid që mund të kalojë afër Tokës dhe që shkakton një shi spektakolar vjetor meteorësh nga grupi Geminid, ka filluar të sillet “në mënyrë të çuditshme”.


Shkencëtarët që vëzhguan ndryshimin e dritës së asteroidit 3200 Phaeton, arritën në përfundimin se ai filloi të rrotullohej gjithnjë e më shpejt në boshtin e tij, duke shkurtuar rrotullimin me rreth 4 milisekonda çdo vit. Ky zbulim i befasoi ata sepse rrotullimet e asteroideve zakonisht nuk ndryshojnë.

“Të kuptuarit e asaj që po ndodh me Phaeton mund të na japë më shumë njohuri për klasën e asteroideve që konsiderohen “potencialisht të rrezikshëm”. Ky asteroid aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën, por me diametrin e tij prej 5.8 kilometrash, nëse do të godiste ndonjëherë planetin tonë, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme.Për më tepër, gjatë trajektores së tij, ai na afrohet mjaft afër sa që një ndryshim më i dukshëm në orbitën e tij 524-ditore mund të jetë shqetësues”, shkruan Science Alert.

3200 Phaeton është në fakt një asteroid shumë i pazakontë. Gjatë orbitës së saj, si një kometë, ai i afrohet Diellit dhe pas ka një bisht pluhur. Por ndryshe nga kometat, duket se nuk ka akull mbi të, prandaj ekspertët e kanë quajtur “kometa guri”.

Për më tepër, është një nga dy asteroidet që prodhojnë një shi meteorësh. Kometat janë zakonisht përgjegjëse për këtë spektakël qiellor. Dhe është blu, ndërkohë që shumica e asteroideve janë të kuqërremtë ose gri.

Për shkak të karakteristikave të saj të pazakonta, Agjencia Hapësinore Japoneze planifikon të dërgojë misionin DESTINY.

Drita e Phaethon-it ndryshon ndërsa rrotullohet rreth boshtit të tij, që do të thotë se pas disa kohësh shkencëtarët ishin në gjendje të përcaktonin periudhën e përafërt të rrotullimit të tij prej rreth 3.6 orë. Por nëse duam të ulim një anije kozmike mbi të, na duhen të dhëna më të sakta. Kështu, shkencëtari planetar Sean Marshall i Observatorit Arecibo në Puerto Riko filloi të punojë për të përcaktuar madhësinë, formën dhe rrotullimin e tij në më shumë detaje, kur zbuloi diçka shumë të pazakontë.

“Parashikimet nga modeli i formës nuk përputheshin me të dhënat. Kuptova se periudha e rrotullimit të Phaeton kishte ndryshuar gradualisht përpara vëzhgimit të vitit 2021, ndoshta për shkak të aktivitetit të tij kur ishte afër Perihelionit në dhjetor 2020”, shpjegoi Marshall.
Pas një analize më të detajuar të të gjithë grupit të të dhënave, që përfshin periudhën nga viti 1989 deri në vitin 2021, ai zbuloi se ky ndryshim mund të shpjegohet me një përshpejtim gradual, të qëndrueshëm dhe një humbje prej 4 milisekondash të periudhës së rrotullimit në vit. Kur shikohet niveli vjetor nuk është një ndryshim i madh, por me kalimin e dekadave bëhet më i theksuar.

Ekspertët nuk e dinë saktësisht pse ndodh kjo. Mund të bëhet fjalë për humbje të masës, gjatë së cilës ka një përshpejtim të rrotullimit. Mund të jetë gjithashtu një çështje e efektit Yarkovsky-O’Keefe-Radzievskii-Paddack, kur nxehtësia e një ylli ndikon në shpejtësinë e rrotullimit të një trupi të vogël, siç është një asteroid. Marshall dhe kolegët e tij prezantuan zbulimin e tyre javën e kaluar në takimin e 54-të vjetor të Divizionit të Shkencave Planetare të Shoqatës Amerikane Astronomike.



Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.