Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Messi nën akuzë, mediat zbulojnë kaosin me Argjentinën

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
messi-sampaolo-563x350.jpg
Një Botëror, që filloi keq dhe përfundoi keq për Argjentinën. Zhdukja kaq e menjëhershme e “Albiceleste” nga ‘Rusia 2018’ vazhdon të jetë temë diskutimesh dhe është pasuruar me detaje të reja nga një dhomë zhveshjesh tejet të nxehtë, gati të pakontrollueshme. Dhe gjithçka komandohet nga Leo Messi.

Nga faqet e “Clarìn” dalin dy anekdota, që do të përshkruanin shumë mirë se çfarë lloj ajri mund të merrni frymë në dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar argjentinas dhe peshën shumë relative të zgjedhjeve të Sampaolit. Megjithatë, përsëri, protagonisti do të ishte Leo Messi, i portretizuar si një nga udhëheqësit e ekipit.

Udhëheqës deri në pikën, sa mund të vendosë se kush duhet të luajë dhe kush jo, por edhe për ata që mund të afrohen rishtazi në kombëtare. Messi, sipas gazetës argjentinase, do të tregonte menjëherë pakënaqësi ndaj Sampaolit dhe stafit të tij. Në veçanti ndaj Beccacece, një nga ndihmësit e trajnerit të Argjentinës.

Sipas “rindërtimit të skenës”, gjithçka ka lindur pak ditë nga miqësorja me Spanjën, kur bashkëpunëtori i afërt i Sampaolit i ishte afruar “Pleshtit” dhe, duke i vënë dorën mbi shpatulla, si një goditje, do t’i shpjegonte disa zgjidhje taktike. Kaq ka mjaftuar për ta irrituar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili do të ishte shumë i mërzitur për gjestin.

Pas incidentit, numri 10 i Argjentinës mësohet të ketë shkuar direkt te Sampaoli, në mënyrë që ndihmësi i tij të mos e përsëriste më diçka të tillë… “Anekdota” e dytë, e raportuar nga “Clarìn”, ka të bëjë me dy lojtarët, Lo Celso dhe Fazio. Sampaoli ishte i orientuar për t’i marrë ato në fushë, por edhe në këtë rast Messi do të ndikonte në zgjedhje.

Jo për Fazio, sepse Messi nuk ishte i bindur që në fillim për aftësinë e ndërtimit të lojës nga ana e mesfushorit të Romës. Dhe Lo Celso? Ai thuhet se ka pasur një përplasje me yllin e Barcelonës. Pas një loje në kuadrat, Lo Celso i ka bërë një tunel (kaluar topin për shalësh) Messit në trajnim, duke e shoqëruar këtë gjë edhe me disa të qeshura, që janë marrë si tallje nga nr.10 i Argjentinës.

“Play maker”-i, që figuronte gjithmonë në mesin e titullarëve të Albiceleste para Kupës së Botës, tashmë e kishte humbur vendin në formacion, sepse nuk ishte shumë i mirëpritur nga Messi. Rezultati? Fazio ka luajtur shumë pak (vetëm një pjesë të lojës kundër Francës) dhe Lo Celso kurrë nuk e pa veten në formacion.

Natyrisht, debati tashmë është ndezur: sa pushtet ka Leo Messi në dhomën e zhveshjes së Argjentinës? A i merr vetë vendimet trajneri Sampaoli, apo ato duhet të “noterizohen” nga kapiteni i amerikano-jugorëve? Gazeta argjentinase “Clarin” shtë munduar t’iu japë përgjigjen e vet këtyre pyetjeve, duke nxjerrë në dritë dy “anekdotat” e mësipërme.

The post Messi nën akuzë, mediat zbulojnë kaosin me Argjentinën appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.