Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mendoni se futbolli shqiptare eshte ne rritje?

AlbaniaIrC

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
249
A jane ne rritje livelet e futbollit shqiptar
Jepni mendimin tuaj?
 
Rey Manaj drejt Spanjës?
Mund të jetë në Spanjë e ardhmja e Rey Manajt, madje mediat iberike e bëjnë transferimin një mundësi shumë të afërt. Në gjurmët e sulmuesit shqiptar që është në pronësi të Interit janë jo vetëm skuadra të Serisë A dhe B në Itali, por edhe Real Oviedo, skuadër e Segunda Divizion në Spanjë që e konsideron qendërsulmuesin shqiptar një përforcim lluksi. Oviedo synon ta marrë Manajn në formë huazimi nga Interi, me Radio Onda Cero që dha fillimisht lajmin, i cili gjeti më pas hapësirë dhe në media të tjera spanjolle dhe italiane.

Manaj në kërkim të minutave të aktivizimit vjen nga një huazim i dyfishtë në Serine A dhe B me Pescarën dhe Pisën në sezonin e kaluar mund të zgjedhë në këtë mënyrë Spanjën pasi më parë gjatë korrikut ishte folur edhe për tratativa mes Interit dhe Fortunës së Dyseldorfit në Gjermani për transferimin e tij sërish në formë huazimi. Me konkurencën e fortë që ekziston në grupin zikaltër, te Interi synojnë që t’i gjejnë 20 vjecarit shqiptar një sistemim në një skuadër ku mund të laujë në vazhdimësi për t’u rritur me Real Oviedon që kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ta bërë të sajin futbollistin shqiptar.
 
Kamza prezanton blerjet e reja
4 prezantime ne nje dite te Kamza. Klubi i ngjitur kete sezon ne Superiore, prezantoi portierin Argent Halili qe vjen pas eksperiencave me Kukesin e Flamurtarin, mesfushorin Alfred Zefi, brazilianin Bruno Arrabal dhe mbrojtesin Hektor Idrizi, qe vjen per te gjetur me shume hapesira nga Skenderbeu. Pjese e stafit te trajnerit Ramadan Ndreu do te jete nderkohe edhe pergatitësi atletik Luca Guerra, me një të kaluar në kampionatin italian dhe hungarez. Përforcime që konfirmojnë ambiciet e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe Presidentit të klubit, Naim Qarri për një projekt që të garantojë në radhë të parë qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

“Me këto përforcime por edhe të tjera që do të njoftohen në ditët në vazhdim ne konfirmojmë se Kamza nuk do të jetë kalimtare në Kategorinë Superiore, por një ekip që do të luftojë për më tepër duke qenë mjaft konkurues në kampionat.”

Vetë futbollistët e sapoafruar presin me optimizëm aventurën e re me përkushtimin dhe shpresën për të bërë sa më mirë te Kamza.

Argent Halili:“Është një eksperiencë e re për mua, zakonisht eksperiencat e reja më kanë sjellë fat si te Kukësi ashtu dhe te Flamurtari dhe synoj që edhe këtu të bëj cfarë kam bërë mirë në këto dy skuadra.”

Alfred Zefi: “Besoj se duke punuar dhe duke vënë në shërbim përvojën time do të ndihmoj skuadrën në mënyrë që të arrijmë objektivin për të qëndruar në Kategorinë Superiore.”

Hektor Idrizi: “Mendoj se duhet t’i futemi sa më shpejt punës, nëse shohim skuadrat e tjera besoj se ka 3 apo 4 ekipe në Superiore që mund t’i arrijmë por gjithcka duhet bërë me këmbë në tokë dhe duke punuar ndaj duhet të fillojmë sa më shpejt.”

Bruno Arrabal: “Është një eksperiencë e re për mua këtu në Shqipëri, me një skuadër të re, jam gati të vihem në shërbim të saj dhe të jap gjithcka në mënyrë që të ngjitemi sa më lart.”

Lojtarë të përzgjedhur nga trajneri Ramazan Ndreu, edhe pse Kamza po ndërton një skuadër të re këtë vit, eksperienca e 51 vjecarit thotë se objektivi mbijetesë është mëse i arritshëm.

“Janë afrime të përzgjedhura me kujdes, në funksion të arritjes së objektivave. Do të kemi edhe të tjera prezantime gjatë kësaj jave. Besoj se me ndihmën e eksperiencës do të arrijmë të sigurojmë mbijetesën, madje mendimi im është se do të mund të renditemi në mesin e tabelës.”

Pas prezantimit, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka qenë momenti edhe për një inspektim në punimet e stadiumit ku po ju jepet dora e fundit rikonstruksionit sipas udhëzimeve të FSHF. Për Kamzën do të jetë thelbësore që kampionati të nisë në shtëpi, ndërkohë që po punohet me Federatën që në një të ardhme të afërt të sigurohet dhe ndricimi i stadiumit për ndeshjet natën.

“Sic edhe mund ta shihni është një fushë cilësore, por kryejmë punimet si me ambientet e brendshme ashtu dhe me tribunën kryesore dhe atë ballore për të plotësuar gjithë kushtet e FSHF. Jemi në negociata me FSHF për të siguruar madje edhe ndricimin për ndeshjet natën si dhe tribunat anësore në mënyrë që ky stadium të plotësojë të gjitha kushtet për një imiant të Kategorisë Superiore.”

Kjo pritet të jetë një javë intensive për Kamzën ku pritet edhe prezantimi i japonezit Masato Fukui, por edhe lojtarëve të tjerë. Klubi është në bisedime për sa i përket sulmit me Sebino Plakun me tratativën që është në fazë të avancuar, ndërkohë që për minifazën stërvitore jashtë vendit që do të nisë në 10 Gusht, opsionet janë Sllovenia dhe Ohri në Maqedoni.
 
Zyrtare, Arlind Ajeti huazohet te Crotone
Pritej vetëm zyrtarizimi, që erdhi i përpiktë. Arlind Ajeti është lojtar i ri i Crotones për edicionin 2017-2018. Klubi i Serise A konfirmoi huazimin e mbrojtësit shqiptar nga Torino. Një operacion që ishte mbyllur prej ditësh dhe ku pritej vetëm formalizimi i marrëveshjes. Crotone fitoi ankandin për 23-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes edhe SPAL në Serinë A, Palermo në Serinë B, por edhe Freiburgu në Bundesligën gjermane.

Megjithatë, Ajeti zgjodhi projektin e kalabrezëve, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër. Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nicola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Crotone është skuadra e tretë italiane, me të cilën Ajeti do të luajë në Serinë A pas Frosinones, ku spikati në sezonin 2015-2016, por edhe pas aventurës nën pritshmëri te Torino gjatë edicionit të kaluar, ku luajti vetëm katër ndeshje me “granatat”.
 
Reginaldo, lojtari më i ri i Laçit
8 gola dhe 4 asiste në sezonin e kaluar me Luftëtarin, ku padyshim ishte një ndër protagonistët kryesorë të sezonit mbi pritshmëritë në Gjirokastër, Reginaldo tanimë i përket Lacit dhe aventura e tij në sezonin e ardhshëm do të jetë bardhezi. Klubi kurbinas ka siguruar firmën me sulmuesin nga Mozambiku që spikati në kampionatin shqiptar vitin e shkuar. Një goditje e vërtetë ajo e Lacit nisur nga të dhënat e 27-vjecarit që ka luajtur më parë në Portugali, por edhe nga fakti se tanimë Reaginaldo tani e njeh më mirë futbollin shqiptar dhe Kategorinë Superiore.

Sulmuesi nga Mozambiku ishte një sulmues i lirë pas përfundimit të detyrimit kontraktual me Luftëtarin dhe Laci ka përfitouar për të bërë një goditje për t’u vlerësuar. Por afrimet për sa i përket sulmi nuk mbarojnë me Reginaldon. Në skuadrën kurbinase kanë vendosur t’i besojnë edhe të riut 21-vjecar Emrush Kaloshi që spikati sezonin e kaluar me Korabin dhe pritet të rritet akoma më tepër nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica. Këtë mesjavë trajneri durrsak do të ketë mundësinë për të testuar skuadrën në një takim miqësor me Vllazninë.
 
Kukësi rikthehet në fushë me mungesa
12 ditë pas eliminimit nga Sherifi i Tiraspolit në raundit e dytë kualifikues të Champions Leagues, Kukësi zbriti sërish në fushën e gjelbër, për të vijuar përgatitijet për sezonin e ri. Përkrah trajnerit të sapozyrtaruzuar Mlladen Milinkovic u shfaq në rolin e ndihmësit të tij Ivan Gvozdenovic, që rikthehet te verlindorët pas eksperiencës me Tiranën. Përvec Allës, që ka një cështje të hapur gjyqësore me Kukësin, mungonin edhe Kolici, Emini dhe Lena, ndërsa të larguar zyrtarisht kanë Karioka dhe Pejic. Menaxheri i përgjithshëm i Kukësit, Naim Halili, sqaroi për Supersport se klubi i Kukësit është shumë i kujdesshëm me kontratat e futbollistëve dhe këtë e konfirmon fakti që i ka fituar gjithmonë gjyqet që ka patur me lojtarëve të vecantë.

Në rrjetet sociale ka patur reagime të ndryshme për emërimin trajner të Mlladen Milinkovic, duke e lidhur me kombësinë e tij serbe, por për drejtorin e përgjithshëm Jonuz Hallaci kjo është një cështje e tejkaluar.

Përtej vlerësimit për punën e trajnerit Ernest Gjoka, Hallaci u shpreh se mungesa e një shtrëngimi duarsh mes presidentit Gjici dhe trajnerit Gjoka pas vendimit për të mos vijuar bashkëpunimin është cështje vullneti mes palëve.

Kukësi do t’i vijojë përgatitijet në kryeqytet deri më 14 gusht, ndërsa një ditë më pas do të zhvendoset në Ohër ku do të qëndrojë për 15 ditë. Para nisjes drejt Maqedonisë drejtuesit e klubit verilindor janë të bindur se ta kenë mbullur merkaton me elementë që do të enë ekskluzivitet i trajnerit të ri Mlladen Milinkovic.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.