Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mbishkrimi më i vjetër runik në botë gjendet në Norvegji

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mbishkrimi më i vjetër runik në botë gjendet në Norvegji​



96121673960656-1.jpg



Arkeologët në Norvegji njoftuan sot se kanë gjetur një mbishkrim runik që sipas tyre është më i vjetri në botë dhe ndoshta deri në 2000 vjet.

Guri i sheshtë, katror prej gur ranor kafe ka gdhendur “shkarravitje” mbi të, të cilat mund të jenë shembulli më i hershëm i fjalëve të regjistruara në Skandinavi, tha Muzeu i Historisë Kulturore në Oslo, duke shtuar se ky ekzemplar është një nga mbishkrimet më të vjetra runike dhe më i vjetri gur runik në botë që mund të datohet.

Ky zbulim na jep një pasqyrë të përdorimit runik në epokën e hershme të hekurit. Kjo është ndoshta një nga përpjekjet e para për të përdorur runat në Norvegji dhe Skandinavi në gur”, tha profesoresha e Universitetit të Oslos, Kristen Zilmer.

Runat janë zbuluar më parë në objekte të tjera, por jo në gur, dhe mbishkrimi më i vjetër runik i gjetur në Danimarkë është në një krehër kockash.

Guri runik u zbulua në vjeshtën e vitit 2021 gjatë gërmimit të një varri në Tirifjord, afër Oslos, në një rajon të njohur për vendet e tij monumentale arkeologjike, dhe objektet tregojnë se runat ishin ndoshta të gdhendura midis viteve 1 dhe 250.

Guri i gdhendur në rune do të ekspozohet për një muaj në Muzeun e Historisë Kulturore, i cili ka koleksionin më të madh të objekteve historike të Norvegjisë nga epoka e gurit deri në epokën moderne.



Top Channel
 
Historia qe ne jepet ne nuk eshte ajo e verteta e askush se di historine tamam..
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.