Luis Enrique ka nisur stërvitjen e parë me ekipin e Spanjës ditën e sotme.
Ai është pritur mjaft mirë nga lojtarët e skuadrës, teksa kanë nisur përgatitjet për Europa Nations League.
Ekipi iberik do përballet me Anglinë dhe Kroacinë, që mund të cilësohen si dy sfida të vështira.
Përtej lajmit të prezantimit të tij me ekipin, ajo që ka tërhequr vëmendje, ka qenë takimi që ai pati me mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos.
Teksa mbrojtësi po takonte shokët e tij të skuadrës, Enrique vjen nga mbrapa dhe e shtyn disi, në formë shakaje.
Pas kësaj të dy qeshin dhe japin një përqafim, si për të treguar se e kanë lënë pas krahëve rivalitetin kur njëri luante për Realin dhe tjetri trajnonte Barcelonën.
The post Luis Enrique merr drejtimin e Spanjës, s’do ta besoni si e pret Ramosin në ekip appeared first on Lajmi i Fundit.