Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lidhja e Lezhës " Besëlidhja"

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Lidhja e Lezhës​


Lidhja e Lezhës ka qenë një aleancë ushtarake që u themelua në Lezhë më 2 mars 1444, me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbëror dhe zetas (serb apo malazezë) të bashkuar kundër Perandorisë Osmane


Lidhja e Lezhës imagjinare

Anëtarët kryesorë të besëlidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Gjurashët. Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi "Besëlidhja e Lezhës" u farkëtua nga historianët e mëpasëm. Kuvendi i Lezhës çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti shqiptar.

Sfondi historik​

Pas vdekjes së perandorit serb Stefan Dushanit më 1355, manjatët arbërorë vendosën zotërimet e tyre. Kur fuqitë osmane hynë në Arbëri, iu përshfaqën principata të vogla të përfshira në beteja të vogla njëra me tjetrën. Beteja e parë kundër fuqive osmanëve në Arbëri u krye nga Balsha II, zot i Zetës, kur një tjetër zot feudal arbër, Karl Topia, i ftoi osmanët që mposhtën dhe vranë Balshën II në betejën e Savrës që ngjau më 18 shtator 1385.

Pasi u vendos në Ballkan pa shumë kundërshtim nga fisnikët e krishterë, Perandoria Osmane ra në luftëra të brendshme. Shumë prej fisnikëve vendas nuk e shihnin si fuqi armike dhe vijonin të luftonin mesvete. Madje bullgarët, hungarezët dhe serbët e ndihën Sulltan Mehmedin I të ngadhënjente ndaj të vëllait në konfliktin që kishin. Pasi lufta civile osmane u mbyll me fitoren e Mehmedit, trupat e tij i morën Krujën më 1415 prej Topiajve, Beratin më 1417 prej Muzakajve, po atë vit Vlorën dhe Kaninën prej vejushës së Balshës III dhe Gjirokastrën më 1418 prej Zenebishëve. Disa zotër arbër ngritën krye në vitet 1432-1436.
Pas viteve shërbimi në radhët osmane, më 1443 Skënderbeu dezertoi nga beteja e Nishit. Me të marrë Krujën, hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë. Me ndihmën e tyre Skënderbeu çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Në veri të zotërimeve të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve dhe të Gjurashëve, kurse në jug ishin zotërimet e Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve.


Përbërja​

Besëlidhja e Lezhës u themelua më 2 mars 1444, fisnikët pjesëmarrës qenë:
Delegatë venedikas qenë të pranishëm në mbledhje. Aleanca ushtarake u përbë nga zotërit feudalë të Arbërisë, e cilësuar sipas Georges Castellan "një aleancë e pasigurt". Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numronin rreth 8,000 luftëtarë. Të gjithë zotërit feudalë kishin zotërimet dhe punët e brendshme të pacënuara; "Skënderbeu nuk kishte tagër të ndërhynte në çështjet e brendshme të zotërimeve të fisnikëve të tjerë", por ishte komandant i përgjithshëm ushtarak, duke vepruar si primum inter pares. E nisur dhe e organizuar nën patronazhin e Republikës së Venedikut përmes traktateve, besëlidhja kaloi nën Alfonsin V, me Skënderbeun si kapidan i përgjithshëm.


Historia​


Trashëgimia​

Lidhja e Lezhës përgjithësisht pranohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu. Spas historianit rumun Francisc Pall, si shumë ndodhi të tjera mbi historinë e Skënderbeut, edhe të dhënat e Lidhjes duhet të konsiderohen fantazira të Biemmit.
 
Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është edhe Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë. Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit ishin prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit. Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ishin këta: Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernojeviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Krijimi i një Besëlidhje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun. Besëlidhja parashihte formimin një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si Kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe Garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtarë, ushqime dhe para, me qëllim për t’u mbrojtur kundër Sulltan Muratit të Dytë. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të principatave. Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendimet me shumicë nga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komandën e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do të i fuste në përdorim vetëm kundër ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Mbi parimet e Lidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë ishte themeluar edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë.
 
  • Pëlqej
Reactions: nsr

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.